TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vlerat e veçanta të luleshtrydhes

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
1
A A
Vlerat e veçanta të luleshtrydhes

Plot me vitamina, fibra, kripëra minerale dhe ujë, kjo frutë e sezonit konsiderohet aleat i shëndetit, sepse na ndihmon të jetojmë shëndetshëm dhe të buzëqeshur. Mbajeni mënd, kush konsumon luleshtrydhe, konsiderohet i zgjuar. Sepse kjo frutë e vogël e kuqe, përveçse është super i mirë, është minierë e mirëqenies. Rezulton të jetë e pasur me ujë në rreth 90% të tij, pak kalorik. Luleshtrydhet janë të pasura edhe me vitaminë të grupit C, të cilat forcojnë dhe mbrojnë sistemin imunitar, po kështu me minerale dhe fibra të shumta. Dietologët listojnë pesë arsye për të motivuar konsumimin sa më të shumtë të këtij fruti.

Tani është periudha perfekte për t’i konsumuar, sepse janë në stinën e tyre dhe luleshtrydhet rriten në mënyrë natyrale, jashtë serave dhe pa plehra kimikë. Në këtë mënyrë përfitoni të gjitha vlerat ushqyese që përmban kjo frutë, duke konsumuar atë sa më bio. Fillim pranvere e deri në mesin e verës, këshillohet që të blini këtë frutë sepse kjo është periudha në të cilën kultivohen. Nëse luleshtrydhja ka pjesë të bardha ose jeshile, do të thotë se është ende e papjekur; nëse ngjyra është një kuqe e errët, kjo do të thotë që duhet të konsumohen në një kohë të shkurtër, sepse ajo është pjekur mjaft. Sa i takon madhësisë së frutit, më të preferueshme janë ato të madhësisë mesatare sepse janë më të shijshme se sa të mëdhatë. Teksa vendosni të blini këtë frutë në kuti apo paketime të tjera bëni kujdes që ambalazhi të mos përmbajë lagështi apo ndonjë nga frutat të mos jetë prishur, sepse rrezikon të prishë edhe të tjerat shumë shpejt. Nga ana tjetër, mbani mend që luleshtrydhet e ngrira janë po aq të shëndetshme sa ato të freskëta. Ndaj për këtë arsye po listojmë edhe pesë arsye përse duhet t’i konsumojmë.

Së pari, sepse ju ndihmojnë të dobësoheni. Përveçse tepër të shëndetshme, ky frutë mund të konsiderohet aleati kryesor për mbajtjen e linjave. Falë përmbajtjes së lartë me fibra, përveçse ndihmojnë aparatin tretës, rritin edhe ndjenjën e ngopjes. Konsiderohet frutë diuretik (ndihmon për të eliminuar lëngjet e tepërta dhe luftojnë në mbajtjen hidrike të organizmit) sepse janë të përbëra prej rreth 90% ujë.

Së dyti, sepse na dhurojnë gjithmonë bukuri. Tetë luleshtrydhe përmbajnë më shumë vitaminë C se sa një portokall. Luleshtrydhet janë të pasura me antioksidantë, të cilët na mbrojnë nga efektet e dëmshme të mjedisit mbi trupin tonë, veçanërisht dëmet e shkaktuara nga dielli. Fuqia antioksiduese e gjetur te luleshtrydhet zgjat deri në 24 orë pas konsumit; kjo i bën ato aleate kundër dëmeve të radikaleve të lira.

Së treti, sepse janë aleat i kujtesës. Luleshtrydhet janë një minierë e vërtetë me acid folik. Sipas një studimi të “Tufts University” të Bostonit, substancat e pranishme te ky frutë stimulojnë autofaginë, një proces përmes të cilit trupi vetëpastrohet nga toksinat, të cilat akumulohen edhe në tru duke parandaluar rënien e aftësisë njohëse që mund të çojë në sëmundje të rënda të tilla si Alzheimer.

Së katërti, kundër sëmundjeve. Ky frutë i mrekullueshëm me ngjyrë të kuqe forcon zemrën, ul rrezikun e kancerit, përmirëson shikimin, parandalon alergjitë dhe qetëson dhimbjet. Luleshtrydhet janë plot me fibra dhe vitaminë C. Ky frutë është gjithashtu i shkëlqyer për fëmijë që mësojnë dhe janë para testeve apo provimeve, pasi forcon shumë memorien e ngjarjeve të fundit. Një ndër atributet më interesante të luleshtrydheve, është edhe mbrojtja kundër helikobakterit – një mikrob që shkakton ulcerë në stomak dhe ka predispozitë për zhvillim kancerogjen të tij.

Së pesti, sepse me luleshtrydhe “luftojmë” luhatjet e temperaturave. Konsiderohet fruti ideal për t’u konsumuar si vakt i ndërmjetëm apo për të pasuruar sallatrat e ndryshme, pasi janë detoksifikues (detoksifikimi është procesi natyral i eliminimit dhe neutralizimit të materialeve toksike nga qelizat, indet, organet dhe gjaku i organizmit të njeriut) dhe diuretik (ndihmojnë për të eliminuar lëngjet e tepërta dhe luftojmë me mbajtjen hidrike të organizmit). Luleshtrydhet janë burim i shkëlqyer i vitaminës C, po kështu përmban edhe antioksidantë të tjerë të cilët janë të dobishme për forcimin e sistemit imunitar.

Vlerat ushqyese:

Luleshtrydhet përmbajnë sheqer, magnez, fosfor, kalcium, fibra, vitaminë A, B1, B2, K e C dhe “Xylitol”, substancë mike e zemrës, veshkave, metabolizmit dhe trurit. Kjo substancë e pranishme edhe te luleshtrydhet ndihmon shumë anemikët sepse ndihmon në përthithjen e hekurit, ndihmon në prodhimin e kolagjenit dhe në parandalimin e rrudhave, si dhe forcon kapilarët. Xylitoli, sikurse mund ta kemi lexuar edhe te çamçakëzët, parandalon krijimin e smaltit dentar dhe erën e keqe të gojës. Konsumimi i luleshtrydheve këshillohet të konsumohet veçanërisht te të sëmurët me veshka, pasi mban trupin tonë gjithmonë të hidratuar. Falë pranisë së lartë të acidit folik, luleshtrydhet ndihmojnë kujtesën. Përmbajnë fibra, të cilat rregullojnë aparatin tretës dhe mbajnë nën kontroll urinë. Falë disa substancave luleshtrydhet kanë aftësinë të veprojnë kundër radikaleve të lira, duke shërbyer kështu edhe si aleat kundër plakjes.

Kujdes!

Nuk këshillohen të konsumohen nëse jeni alergjikë, sepse luleshtrydhet përmbajnë istaminë, substancë e cila provokon reaksione të ndryshme alergjike. Po kështu duhen evituar nëse keni probleme me ulcerën, gastritin dhe kolitin.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sa herë në vit duhet të bëni kontroll mjekësor?

Sa herë në vit duhet të bëni kontroll mjekësor?

Virozat e stinës, shurupi i përgatitur në kushte shtëpie që largon kollën brenda 24 orëve

Virozat e stinës, shurupi i përgatitur në kushte shtëpie që largon kollën brenda 24 orëve

Vetëm 20 minuta në natyrë mund ta përmirësojnë shëndetin

Vetëm 20 minuta në natyrë mund ta përmirësojnë shëndetin

Ja pse disa njerëz hanë kur janë të stresuar, ndërsa disa të tjerëve u prihet oreksi

Ja pse disa njerëz hanë kur janë të stresuar, ndërsa disa të tjerëve u prihet oreksi

Detaje nga arrestimi i doktorit në Vushtrri- merrte nga 10 deri në 50 euro ryshfet për raporte mjekësore

Detaje nga arrestimi i doktorit në Vushtrri- merrte nga 10 deri në 50 euro ryshfet për raporte mjekësore

Sindikata e Policisë së Kosovës uron Kurban Bajramin

Arrestohet një person në Ferizaj nën dyshimin për sulm seksual

​Arrestohen katër persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve

Katër shtetas turq arrestohen në Fushë Kosovë

Osmani takon Presidentin e Mauritanisë në Riad, bisedojnë për forcimin e marrëdhënieve bilaterale

Osmani takon Presidentin e Mauritanisë në Riad, bisedojnë për forcimin e marrëdhënieve bilaterale

Sot nis Forumi i Paqes në Paris, Kurti përfaqëson Kosovën

Sot nis Forumi i Paqes në Paris, Kurti përfaqëson Kosovën

KRU “Prishtina” paralajmëron: Zero tolerancë për borxhet dhe lidhjet ilegale

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Prishtinës

Nesër moti deri në 27 gradë Celsius

Moti sot

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën