Nga ky vetaksident kanë mbetur të lënduar dy persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 13:00, në rrugën Bajram Bahtiri në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë.Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë ajo.
Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.