TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vdekja e Artan Zymberajt, Ministria e Drejtësisë së Serbisë thotë se ai refuzoi të trajtohej për një sëmundje

by Lindrit Zejnullahu
3 vjet ago
0
A A
Vdekja e Artan Zymberajt, Ministria e Drejtësisë së Serbisë thotë se ai refuzoi të trajtohej për një sëmundje

28 vjeçari me origjinë nga Peja e që kishte nënshtetësi norvegjeze, u raportua më 30 nëntor në mediat norvegjeze, se kishte vdekur.

I njëjti po vuante dënimin me tre vjet burg në qelitë e Mitrovicës së Sremit në Serbi.

Shkak për këtë dyshohet të jetë shpallja fajtor për kryerjen e veprës penale, prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve.

Në anën tjetër familja e Zymberajt ka ngritur dyshime se Artani mund të jetë vrarë.

Nga ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës thanë për tëvë1 se me t’u njoftuar për rastin, kanë kërkuar konfirmim nga autoritetet serbe, por ende nuk e kanë marrë atë.

“Nga Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë na është komunikuar se janë duke u përpjekur të marrin të dhënat e nevojshme nga autoritetet tjera serbe, por deri tani nuk na kanë ofruar ndonjë informatë me të cilën e konfirmojnë rastin”, thuhet në përgjigje.

Teksa, Ministria e Jashtme e Norvegjisë, shtetas i së cilës ishte Zymberaj, thanë për mediumin se çdo pyetje lidhur me rrethanat e vdekjes së tij, duhet t’u drejtohet autoriteteve serbe.

“Çdo pyetje në lidhje me rrethanat e vdekjes duhet t’u drejtohet autoriteteve serbe. Për shkak të legjislacionit norvegjez për detyrën e fshehtësisë, Shërbimi i Jashtëm nuk është në gjendje t’i komentojë çështjet konsullore askujt tjetër përveç atyre që janë të përfshirë drejtpërdrejt”, thuhet në përgjigje.

Televizioni ka kontaktuar edhe me autoritetet në Serbi për rastin e vdekjes së Zymberajt, por nuk kanë marrë përgjigjje deri në publikimin e kësaj kronike.

Megjithatë nga Ministria e Drejtësisë e këtij vendi, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se Zymberaj vuante nga një sëmundje, për të cilën kishte refuzuar të trajtohej sa ishte në burg.

Për njohësin e çështjeve të sigurisë, Hysen Gecaj, autoritetet e Kosovës duhet të interesohen për rastin e Zymberajt, ndonëse ky i fundit ishte shtetas norvegjez.

“Megjithatë ai ka një prejardhje shqiptare dhe familjart këtu n Kosovë. Patjetër qeveria e Kosovës duhet ta ndijë një obligim dhe t’i japë një përgjigjje kësaj pjese të familjes që është këtu në Kosovë”, tha ai.

Autoritetet serbe kanë bërë të ditur për REL-in se trupit të Artanit i është bërë edhe një autopsi, por rezultatet nuk janë ende të disponueshme për publikun.

Kronika e realizuar nga Gojart Jashari.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Katër persona të lënduar në aksidentin mes tri automjeteve në rrugën Prishtinë-Podujevë

Katër persona të lënduar në aksidentin mes tri automjeteve në rrugën Prishtinë-Podujevë

Arrestohet 37-vjeçari për dhunë në familje në Kaçanik

Pesë të arrestuar në Kaçanik për tentim vjedhjeje në argjendari, dy shtetas serbë kapen në flagrancë

Arrestohen dy të mitur për tentim vrasje në Drenas

Ngacmoi një grua, Policia arreston të dyshuarin në Prishtinë

Amnesty International: Mungon trajtimi i duhur për viktimat e dhunës në familje në Kosovë

Dy persona raportohen të zhdukur, një në Fushë-Kosovë e tjetri në Gjilan

Ansambli “Shota” kremton 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me program artistik dhe edukativ

​19-vjet nga propozimi i Planit të Ahtisaarit

​19-vjet nga propozimi i Planit të Ahtisaarit

Nis procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Katërshja e UÇK-së në fund të procesit në Hagë, palët presin fillimin e fjalëve përfundimtare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën