TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ujkani: Kosova mund të përballet me rritje të papunësisë dhe zvogëlimin e fuqisë blerëse

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
Ujkani: Kosova mund të përballet me rritje të papunësisë dhe zvogëlimin e fuqisë blerëse

Krahas varësisë së importit, dëm të madh ekonomisë kosovare po i jep edhe lufta në Ukrainë, duke shkaktuar inflacion të madh, raporton Ekonomia Online.

Drejtori Ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian, Emrush Ujkani, thotë se lufta në Ukrainë e ndryshon edhe aspektin ekonomik dhe shumë vende janë varur nga prodhimet ukrainase dhe duke bërë që të ulët rritja ekonomike në Kosovë.

“Se ka ulje të ndryshimeve dhe parashikimeve mendoj që është krejtësisht e logjikshme marrë parasysh se nuk është situata e njëjtë me atë që ka mundur të jetë me 20 dhjetor të vitit të kaluar. Lufta e agresionit rus në Ukrainë e ndryshon edhe aspektin ekonomik dhe shumë vende janë varur nga prodhimet ukrainase mendoj që do ta ketë impaktin e vet dhe këto shifra mund të jenë më të ulëta të rritjes ekonomike të vendit tonë. Neve shpresojmë që nuk do të ketë krizë ekonomike sepse varemi shumë nga importi”, thotë Ujkani për EO.

E duke folur për rritjen e çmimeve në vend, Ujkani thotë e njëjta nuk po ndodh edhe për rritje të pagave. Ai thotë se kjo nuk mund të kuptohet ndryshe vetëm si ndikim që mund t’i ketë pasojat e veta në ekonomi.

“Në qoftëse ka krizë ekonomike dhe shfaqet në fusha të ndryshme qoftë importi sepse një pjesë e mirë e tyre janë varur nga importi nga këto vende mund të vijmë në një situatë kur edhe kjo do të ndikojë në rritjen e papunësisë dhe zvogëlimin e fuqisë blerëse të popullatës. Muajve të fundit kemi parë rritje të çmimeve por nuk kemi parë rritje të pagave qoftë në sektorin publik e privat dhe kjo natyrisht nuk mund të kuptohet vetëm si ndikim që mund të ketë pasojat e veta në ekonomi”, tha Ujkani.

Ujkani e sheh brengosëse situatën e tanishme ekonomike, duke shpresuar që ndikimi nuk do të jetë aq i madh saqë të pengojë ardhjen e investitorëve në Kosovë.

“Investitorët janë të kujdesshëm jo vetëm nga vendi ku shkojnë por edhe rrethanat në të cilat veprojnë. Nuk është moment i duhur për të bërë investime dhe kjo natyrisht që ka pasojat e veta. Shpresojmë që ndikimi nuk do të jetë aq i madh saqë t’i pengojë ardhjen e investitorëve të ri e mos të flasim t’i rrezikojë edhe ata që janë ekzistues në vendin tonë sepse e bartin një pjesë të madhe të asaj çka është përgjegjësi për të mirë të sektorit privat. Se a do të ketë investitorë të rinj jam i bindur se po do ta kenë impaktin e vet”, tha ai.

Sipas tij, është e rëndësishme që të subvencionohen bujqit dhe fermerët në mënyrë që të tejkalohet kriza në Kosovë.

“Shpresojmë të kemi një subvencionim të industrive tona duke filluar nga bujqësia që Kosova t’i kthehet disa sektorëve siç janë bujq, fermerë apo edhe zejtarë që ata ta minimizojë impaktin që mund të jetë nga kriza jo vetëm tek ne por edhe globale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Lumir Abdixhiku i pari që hyn në Kuvendin e Kosovës

​Lumir Abdixhiku i pari që hyn në Kuvendin e Kosovës

Dy raste të vdekjes dhe 317 shërbime mjekësorë në 24 orët e fundit QKUK

Arrestohen dy persona në Prizren, dyshohen për dhunë fizike ndaj prindit të tyre

Policia e Kosovës sekuestron tre kg marihuanë, i del punë të përdorë edhe armën e zjarrit

Lëndohet në vendin e punës një person në Shtime, përgjegjësi i kompanisë shoqërohet në Polici

Policia gjen pistoletë dhe fishekë në një veturë në Çagllavicë

Një person i vdekur në Ferizaj, policia: Dyshohet se kishte shenja të dhunës

​Lumir Abdixhiku i pari që hyn në Kuvendin e Kosovës

​Lumir Abdixhiku i pari që hyn në Kuvendin e Kosovës

Dy raste të vdekjes dhe 317 shërbime mjekësorë në 24 orët e fundit QKUK

Arrestohen dy persona në Prizren, dyshohen për dhunë fizike ndaj prindit të tyre

Policia e Kosovës sekuestron tre kg marihuanë, i del punë të përdorë edhe armën e zjarrit

Lëndohet në vendin e punës një person në Shtime, përgjegjësi i kompanisë shoqërohet në Polici

Policia gjen pistoletë dhe fishekë në një veturë në Çagllavicë

Një person i vdekur në Ferizaj, policia: Dyshohet se kishte shenja të dhunës

Sot vazhdon seanca për konstituimin e Kuvendit

Sot vazhdon seanca konstituive e Kuvendit

Moti sot

Moti sot

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti për ditën e nesërme, me diell dhe vranësira të shpërndara

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën