TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Situata në veri mund të largojë investitorët, thonë ekonomisët

Njohësit e fushës së ekonomisë kanë reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të vendit, kjo meqë sipas tyre kjo situatë ndikon edhe në zhvillimet politike në marrëdhëniet ekonomike në vend. Përveq thirrjeve që vendimmarrësit politikë të ndërmarrin hapa për rivendosjen e një mjedisi të qëndrueshëm politik, ata vlerësojnë se pritet të ketë tërheqje të investitorëve.

by Lendrina Kodrolli
3 vjet ago
0
A A
​Numër i vogël i serbëve vazhdojnë protestat në veri

Zhvillimet e fundit në veri të vendit pritet të ndikojnë negativisht edhe në ekonominë e Kosovës.

Tensionet dhe përplasjet po krijojnë një atmosferë pasigurie e cila parashihet të i pengojë investitorët e mundshëm.

Kjo meqë investitorët kërkojnë mjedise të qëndrueshme dhe të sigurta për bizneset e tyre, ndërsa tensionet e vazhdueshme mund të minojnë besimin në prospektet ekonomike të Kosovës.

Andaj lidhur me këtë ka reaguar Oda Ekonomike Gjermano- Kosovare, derisa ka bërë thirrje që vendimmarrësit politikë të ndërmarrin hapa për rivendosjen e një mjedisi të qëndrueshëm politik.

“Lajmet për paqëndrueshmëri politike dëmtojnë besimin e klientëve dhe investitorëve gjermanë në mënyrë të konsiderueshme. Kjo ndikon negativisht në marrëdhëniet ekonomike gjermano-kosovare dhe i shkakton dëm Kosovës, si lokacion për investime dhe biznes. Lehtësimi i tensioneve dhe nxitja e zhvillimit të një mjedisi të qëndrueshëm janë faktorë të rëndësishëm për krijimin e një klime të mirë të të bërit biznes. U bëjmë thirrje vendimmarrësve politikë në Kosovë që të ndërmarrin hapa për rivendosjen e një mjedisi të qëndrueshëm politik”, thuhet nga kjo odë.

E njohësit e fushës së ekonomisë vlerësojnë se me situatën e krijuar ka sinjale negative për ekonominë ne vend.

“Veqse kanë fillu disa lëvizje jo pozitive për ekonominë në vend, disa biznese kanë njfotuar për anulim të kontratave për të sjellë turist, klientë, investitorë për të lëvizur kapitalin në drejtim të Kosovës mirëpo me situatën momentale që kemi dhe në rast se vazhdon të jetë e tillë lidhur edhe me sanksionet e paralajmëruara janë sinjali negative për investitorët momental”, thotë Besnik Avdijaj.

Ndërkohë, edhe ekonomisti Jakup Bellaqa ndan të njëjtin mendim, derisa thekson se mund të ketë tërheqje të investitorëve.

“Në rast se nuk shtensionohet situata në veri sigurisht mundet me pas tërheqje të investitorëve, kjo sepse ndikon jostabiliteti politik çrregullon rrethanat ekonomike që të bëjnë të pasigurt të operojnë me produkte dhe shërbime ose ndonjë veprimtari tjetër…”, thotë Bellaqa.

Shqetësimet aktuale të ekonomistëve janë se kompanitë e huaja mund të heqin dorë nga investimet në Kosovë, ose të ndërpresin aktivitetet
ekzistuese.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Muhamet Alidemaj dënohen me 13 vite burgim për krime lufte

Muhamet Alidemaj dënohen me 13 vite burgim për krime lufte

Jahjaga: Roli i NATO-së dhe SHBA-së jetik për ruajtjen e sigurisë në kontinent dhe në botë

Jahjaga mohon se kishte takime me Epstein: Raportime të pavërteta

Shumë shërbime në zgjedhjet e ardhshme do të ofrohen online

PZAP ka pranuar deri më tani 7 ankesa për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Geci: LDK ta kërkojë postin e presidentit, të gatshëm për bisedime

Geci: LDK ta kërkojë postin e presidentit, të gatshëm për bisedime

Hellems i Vëllaznimit shpallet MVP

Hellems i Vëllaznimit shpallet MVP

Muhamet Alidemaj dënohen me 13 vite burgim për krime lufte

Muhamet Alidemaj dënohen me 13 vite burgim për krime lufte

Teherani thërret ambasadorët e BE-së pas listimit të Gardës Revolucionare si “organizatë terroriste”

Teherani thërret ambasadorët e BE-së pas listimit të Gardës Revolucionare si “organizatë terroriste”

Rrahmani në dyshime për vazhdimin e kontratës me Napolin, dy gjigantë nga Turqia hyjnë në garë për kapitenin e Kosovës

Rrahmani kthehet në vikend, starton ndaj Genoas

Jahjaga: Roli i NATO-së dhe SHBA-së jetik për ruajtjen e sigurisë në kontinent dhe në botë

Jahjaga mohon se kishte takime me Epstein: Raportime të pavërteta

Shumë shërbime në zgjedhjet e ardhshme do të ofrohen online

PZAP ka pranuar deri më tani 7 ankesa për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Geci: LDK ta kërkojë postin e presidentit, të gatshëm për bisedime

Geci: LDK ta kërkojë postin e presidentit, të gatshëm për bisedime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën