TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Si e ndihmuan dy të arrestuarit Faton Hajrizin të arratisej?

E të hënën, dy persona kanë dalë para gjykate pasi po dyshohen se e kanë ndihmuar Faton Hajrizin pasi ka ikur nga Burgu i Smrekonicës. Një 25 vjeçar po dyshohet se ka blerë një numër telefoni dhe ia ka dorëzuar Hajrizit derisa një 44vjecare po dyshohet se e ka marrë me veturë pasi ai është arratisur. Të dyve, Gjykata Themelore e Mitrovicës, Dega Vushtrri ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

by Fetije Kamberi
2 vjet ago
0
A A
Si e ndihmuan dy të arrestuarit Faton Hajrizin të arratisej?

Nga Dega e Vushtrrisë së Gjykatës Themelore të Mitrovicës, E.B po del me pranga në duar.

Pas tij, me duar të lidhura është edhe 42 vjeçarja H.XH.

Ata po akuzohen që e ndihmuan Faton Hajrizin pasi u arratis nga burgu i Smrekonicës të shtunën e 6 korrikut.

Për dyshimin e veprës “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” Gjykata Themelore e Mitrovicës ia ka caktuar 30 ditë  paraburgim 44 vjeçarjes dhe 25 vjeçarit.

Sipas aktvendimit ka siguruar televizioni, H.Xh dyshohet se me automjetin e saj ka shkuar për të marrë Faton Hajrizin pasi ai është arratisur nga Burgu i Smrekonicës.

Ishte vetë Fatoni ai që e telefoni atë, sipas dokumentit.

Mirëpo e njëjta,  sipas asaj që ka thënë avokatja e të dyshuarës, Vahide Badivuku  nuk e ka ditur që ai është arratisur duke marrë parasysh se kjo qendër është e tipit të hapur.

Tutje në aktvendim thuhet që H.Xh ka pohuar se e njeh që dy vite Fatonin dhe me të ka pasur lidhje të afërta.

Por, avokatja e saj, Vahide Badivuku nuk ka pranuar të jep detaje të tjera përveç që ka thënë se e kundërshtojnë këtë vendim.

E 25 vjeçari, dyshohet se e ndihmoi të arratisurin Faton Hajrizi me numër të telefonit.

Sipas këtij dokumenti, E.B ka blerë një numër telefoni më 6 korrik 2024 dhe ia ka dorëzuar Faton Hajrizit.

Mirëpo për këtë thotë se nuk ka prova të mjaftueshme mbrojtja e tij.

Avokati Lutfi Tahiri tregon se e kanë kundërshtuar një masë të tillë.

Faton Hajrizi u arratis më 6 korrik nga Burgu i Smrekonicës në Vushtrri

Tags: arratisjaFaton Hajrizite dyshuarit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gojnovci: Nëse s’ka marrëveshje për presidentin, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Gojnovci: Nëse s’ka marrëveshje për presidentin, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Pse Kurti nuk e ftoi Haradinajn në takim për çështjen e presidentit?- Pantina: Kurti nuk ka interes për gjashtë votat e AAK-së

Pse Kurti nuk e ftoi Haradinajn në takim për çështjen e presidentit?- Pantina: Kurti nuk ka interes për gjashtë votat e AAK-së

Pozhari: Osmani mund të bashkojë LDK-në dhe LVV-në për presidentin

Pozhari: Osmani mund të bashkojë LDK-në dhe LVV-në për presidentin

Thirrje për sulm ndaj “Bondsteel”, KFOR: S’ka ndryshime në qëndrimin e sigurisë në Kosovë

Thirrje për sulm ndaj “Bondsteel”, KFOR: S’ka ndryshime në qëndrimin e sigurisë në Kosovë

Gojnovci: Nëse s’ka marrëveshje për presidentin, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Gojnovci: Nëse s’ka marrëveshje për presidentin, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Liverpooli humb nga Wolvesi

Liverpooli humb nga Wolvesi

Barça fiton, Atletico kalon në finale

Barça fiton, Atletico kalon në finale

“Info Nata”- 03.03.2026

“Info Nata”- 03.03.2026

Como barazon në ndeshjen e parë me Interin

Como barazon në ndeshjen e parë me Interin

Pse Kurti nuk e ftoi Haradinajn në takim për çështjen e presidentit?- Pantina: Kurti nuk ka interes për gjashtë votat e AAK-së

Pse Kurti nuk e ftoi Haradinajn në takim për çështjen e presidentit?- Pantina: Kurti nuk ka interes për gjashtë votat e AAK-së

Sunderlandi i Xhakës u kthehet fitoreve

Sunderlandi i Xhakës u kthehet fitoreve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën