TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rohde mbështet BE-në në deklaratat për “sinjale negative politike” për Kosovën

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
Ambasadori gjerman sqaron kur mund të udhëtojmë pa viza

Përmes rishpërndarjes së postimit të zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, Rohde nuk ka shtuar ndonjë koment të tij.

“Do t’i informojë shtetet anëtare të BE’së, Ministrat e Jashtëm dhe partnerët tanë për sjelljen jokonstruktive të palëve dhe mungesën e plotë për obligimet e tyre ligjore ndërkombëtare, dhe kjo shkon në veçanti për Kosovën. Kjo dërgon mesazh politik tejet negativ”, ka shkruar Borrell, deklaratë e cila u publikua nga zëdhënësi i BE-së Peter Stano dhe e rishpërndarë nga Rohde.

Ndryshe, Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka dhënë detaje pas takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Në një konferencë për media, ai bëri të ditur se nga ky takim nuk është arritur ndonjë marrëveshje rreth konvertimit të targave ilegale serbe në ato “RKS”.

Ai ka konfirmuar se nuk është pranuar propozimi i tij që Kosova të heq vendimin për gjoba për qytetarët serb që lëvizin me vetura me tabla të lëshuara nga Serbia dhe kjo e fundit mos të lëshojë më tabla KM.

Borrell ka kërkuar që Kosova të suspendoj vendimin për gjoba ndërsa që Serbia të mos lëshoj më targa ilegale.

“Dy palët nuk u pajtuan për një zgjidhje sot”, ka thënë Borrell.

Ndryshe, Vuçiq ka thënë se kanë pranuar propozimin e Borrellit që qytetarët serb mos të dënohet për targat e lëshuara dhe se Serbia mos të lëshoj më targa për serbët në veri të Kosovës.

“Do t’i dëgjojmë këshillat dhe kërkesat e përfaqësuesit të Lartë [evropian], Borrell. Ai ka kërkuar që ata [zyrtarët kosovarë] të mos shqiptojnë gjoba, që ne mos të lëshojmë targa të reja KM – për ç’gjë ne kemi thënë se është në rregull. Ne do ta respektojmë këtë. Do të shohim se çfarë do të bëjë pala tjetër”, tha presidenti serb ndërsa paralajmëroi se këtë javë do t’i drejtohet publikut serb.

Kurse, në një adresim për media, Kurti tha se Borrell ka hequr dorë nga afati i marsit të vitit 2023 si një datë përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Natyrisht për ne nuk është e pranueshme nëse nuk shoqërohet me atë me çfarë jemi ftuar këtu, dakordimin që me urgjentë të angazhohemi për marrëveshjen finale për normalizim të plotë të marrëdhënieve. Afati ka qenë marsi i vitit 2023. Pra po vimë këtu në Bruksel për t’u marrë vesh drejt ecje të re për marrëveshje para marsit të vitit 2023. Me keqardhje e them se ndërmjetësit, në këtë rast Borrell, hoqi dorë nga afati i marsit të vitit 2023, dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve”, ka thënë Kurti.

Po ashtu, Kurti u shpreh optimist se BE do të gjejë forcën që ti rrijë prapa propozimit të saj për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk mund të shndërrohemi me liderë shtetërorë që merremi me çështje të targave dhe nuk diskutojmë për normalizim”, tha Kurti.

Tutje, ai deklaroi se BE-ja propozoi që Kosova të mos shqiptojë më gjoba për targat ilegale dhe të vazhdojë me qortime, teksa Serbia të mos lëshojë më targa të tilla ilegale serbe.

“Pra të vazhdojmë me ato qortimet, ndërkaq Serbia të pushojë me emitimin e prodhimin, lëshimin e targave në Serbi që kanë për deminim qytetet e Kosovës por natyrisht për ne nuk është pranueshme nëse nuk shoqërohet me atë çka kemi ardhur, dakormidimin që me urjgencë të dakordohemi për marrëveshje finale”, shtoi Kurti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nisi Prishtina Gastronomy Festival, pesë ditë me gastronomi, muzikë dhe aktivitete në kryeqytet

Nisi Prishtina Gastronomy Festival, pesë ditë me gastronomi, muzikë dhe aktivitete në kryeqytet

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Plagosja në Fushë Kosovë, Policia jep detaje

Ymeri mohon marrëveshje mes Kurtit dhe Abdixhikut: Besoni vetëm qëndrimet zyrtare të LDK-së

Ymeri mohon marrëveshje mes Kurtit dhe Abdixhikut: Besoni vetëm qëndrimet zyrtare të LDK-së

Mehmeti: PD nuk e dëshiron me të vërtetë rënien e Edi Ramës, ata e luftojnë protestën

Mehmeti: PD nuk e dëshiron me të vërtetë rënien e Edi Ramës, ata e luftojnë protestën

Begaj në Kiev: Shqipëria, e palëkundur në mbështetjen për Ukrainën

Begaj në Kiev: Shqipëria, e palëkundur në mbështetjen për Ukrainën

Nisi Prishtina Gastronomy Festival, pesë ditë me gastronomi, muzikë dhe aktivitete në kryeqytet

Nisi Prishtina Gastronomy Festival, pesë ditë me gastronomi, muzikë dhe aktivitete në kryeqytet

Motra e Dua Lipës shkëlqen në bashkëpunimin e ri, marka e njohur i beson një rol kyç

Motra e Dua Lipës shkëlqen në bashkëpunimin e ri, marka e njohur i beson një rol kyç

Franca miraton vdekjen e asistuar për pacientët me sëmundje të pashërueshme

Franca miraton vdekjen e asistuar për pacientët me sëmundje të pashërueshme

Argjentina me përmbysje mposht Anglinë, siguron finalen

Argjentina me përmbysje mposht Anglinë, siguron finalen

Si ta bllokoni Meta AI që të mos përdorë fotografitë tuaja nga Instagrami?

Si ta bllokoni Meta AI që të mos përdorë fotografitë tuaja nga Instagrami?

BE: Shqipëria, me 80% zbatim të Planit të Rritjes së BE-së

BE: Shqipëria, me 80% zbatim të Planit të Rritjes së BE-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën