TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Reagimet e Policisë së Kosovës konsiderohen të vonshme krahas standardeve evropiane

nga Lindrit Zejnullahu
3 vjet më parë
0
A A
Të shtëna me armë zjarri në Fushë – Kosovë

Autor: Lindrit Zejnullahu

Këtë kohë të reagimit nga Policia e Kosovës nuk e ka parë si të vonshëm, Plator Avdiu nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

Por, ai thotë se policia duhet të jetë në nivel të detyrës kur bëhet fjalë për raste që kërkojnë reagim të shpejtë.

“Nga ky inspektim i IPK-së nuk duket që vonesat janë shumë të mëdha nga ana e Policisë së Kosovës, sidoqoftë kur bëhet fjale për raste të natyrës urgjente, Policia duhet të jetë në nivel të detyrës dhe e përgjegjshme në adresimin e shpejt dhe korrekt të rasteve në të cilat kërkohet reagim policor… Por, në parim sipas këtij inspektimi nuk duket që Policia reagon me vonesë pavarësisht dallimit në nivel vendi, në nivel të drejtorive rajonale dhe stacioneve policore që edhe ashtu nuk është dallim përmbajtësor marrë parasysh shumë faktorë që mund të ndikojnë deri në reagim policor”, tha Avdiu.

Ai në një përgjigje për teve1.info përmend edhe disa nga shkaqet kryesore që mund të çojnë deri në këto vonesa.

“Arsyet mund të jenë të ndryshme: infrastruktura rrugore, mungesa e adresave të sakta në qytetet dhe fshatrat e territorit të Kosovës që në shumicën e rasteve nuk janë të sakta dhe ndryshojnë kohë pas kohe, komunikacioni / trafiku në rrugë dhe trajtimi serioz i rasteve për reagim nga ana e Policisë së Kosovës”, tha ai.

Kurse, për ekspertin e sigurisë, Drizan Shala ky reagim policor është i vonshëm në krahasim me standardet evropiane.

“Në anën tjetër Policia e Kosovës duhet të ketë informacione të shkallës së kriminalitetit e cila do të ndihmonte atë në hartimin e politikave preventive. Reagimet sipas standardeve evropiane sillet rreth 6-7 minuta nga informimi që pranon stacioni/qendra e thirrjeve”, thotë ai.

Shala në një prononcim për mediumin thekson se nga ky inspektim do duhej ndërmarrë ndryshime thelbësore në planin operacional të PK-së për t’i evituar këto vonesa.

Sipas tij, kjo do të mund të bëhej duke krijuar nënstacione në bazë të dendësisë së popullsisë.

“Një nga raportet më domethënëse për institucionin e PK i cili nga ky inspektim do të duhej të merr disa ndryshime substanciale në shtrirjen horizontale dhe vertikale të operacionalitetit të saj duke krijuar nënstacione në bazë të dendësisë së popullsisë në inspektimet që janë bërë”, shtoi ai.

Kurse, Avdiu potencon se duhet bërë ankesa në rast të neglizhencave në thirrjet për reagime policore në raste të ndryshme.

“Zinxhiri parandalues është parakusht për luftimin e krimeve të ndryshme për të cilat është e thirrur Policia e Kosovës të reagojë me kohë dhe pa vonesa. Andaj raportimi i rasteve dhe kërkesat për reagim policor duhet të merren me seriozitet nga Policia dhe si të tilla të mos trajtohen me neglizhencë në asnjë rast. Sidoqoftë, raportohen raste të atilla që janë alarme të rreme për të cilat duhet të ekzistojë përgjegjësia nga personat që raportojnë këto raste e që nuk rezultojnë të vërteta”, tha ai.

Madje, ai thekson se në rastet e reagimeve me vonesë nga Policia, përgjegjësia duhet kërkuar duke filluar nga eprorët e Policisë deri në Drejtorinë e Përgjithshme.

“Nga ana tjetër, nëse Policia reagon me vonesë dhe nuk i trajton ato me seriozitet, atëherë duhet të adresohet kjo përgjegjësi dhe të kërkohet llogari nga eprorët e Policisë së Kosovës, gjegjësisht nga Drejtoria e Përgjithshme dhe Drejtoritë Rajonale të Policisë së Kosovës. Mekanizmat e ankesës brendapërbrenda Inspektoratit Policor të Kosovës duhet të shërbejnë për raportim edhe të rasteve të tilla dhe IPK si institucion që mbikëqyr Policinë të reagojë po ashtu me kohë në profesionalizimin dhe të rekomandojë ndërmarrjen e masave kur ka neglizhencë ose vonesa në reagimin policor”, tha ai.

Ndryshe, në raportin e publikuar nga IPK-ja gjatë javës së parë të dhjetorit, thuhet se reagimi më i shpejtë është nga Drejtoria Rajonale Ferizaj me 9.12 minuta, teksa më e vonshmja është Drejtoria Rajonale në Mitrovicën Veriore me mesatare 20.7 minuta.

Bazuar në këtë gjetje të IPK-së, reagimet policore janë më të shpejta në aksidente ku mesatarja është rreth 11.42 minuta, teksa për raste tjera arrijnë deri në 17 minuta.

Përmes këtij raporti, IPK-ja ka nxjerrë në pah disa veprime që duhet ndërmarrë në mënyrë që të ketë sa më pak vonesa në reagimet policore.

“IPK-ja i rekomandon Drejtorit të Departamentit për Operacione që të hartojë udhëzues mbi procedurën dhe veprimet e stacioneve, nga momenti i thirrjes, ndarja e detyrës, arritja në vendngjarje dhe raportimi, për të eliminuar dobësitë evidente që reflektojnë nga inspektimi. IPK-ja u rekomandon komandantëve të stacioneve, shefave të operativës dhe mbikëqyrësve të ndërrimeve, të ushtrojnë kontrolle të shtuara, duke përfshirë auditime të planifikuara periodike mbi zyrtarët që mbajnë logun, drejt ngritjes së cilësisë së evidencave”, thuhet në raport.

Raportin e plotë të IPK-së mund ta gjeni KËTU.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ambasada e Mbretërisë: FSK tregojë profesionalizëm, vlerësojmë koordinimin me KFOR-in

Ambasada e Mbretërisë: FSK tregojë profesionalizëm, vlerësojmë koordinimin me KFOR-in

IPK-ja rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve pas dyshimeve për keqtrajtim të një qytetari në veri

IPK publikon raportin e inspektimit: Mospërputhje në shqiptimin e gjobave

Bizneset paralajmërojnë bllokim të aktiviteteve ekonomike, ZRrE nuk tërhiqet nga vendimi

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Arrestohet një person në Lipjan pas sulmit fizik ndaj një tjetri

Manaj vazhdon karrierën te Sharjah FC

Manaj vazhdon karrierën te Sharjah FC

Bayerni prezanton Diazin

Bayerni prezanton Diazin

Ambasada e Mbretërisë: FSK tregojë profesionalizëm, vlerësojmë koordinimin me KFOR-in

Ambasada e Mbretërisë: FSK tregojë profesionalizëm, vlerësojmë koordinimin me KFOR-in

IPK-ja rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve pas dyshimeve për keqtrajtim të një qytetari në veri

IPK publikon raportin e inspektimit: Mospërputhje në shqiptimin e gjobave

Bizneset paralajmërojnë bllokim të aktiviteteve ekonomike, ZRrE nuk tërhiqet nga vendimi

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Arrestohet një person në Lipjan pas sulmit fizik ndaj një tjetri

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Vdes në QKUK i lënduari nga aksidenti në Vushtrri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X