TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Një certifikatë për politikanët

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Pula: Qeveria do duhej të paguante kompani lobuese për liberalizimin e vizave
  •  Shkruan:Shqiprim Pula

Para disa ditëve, një shok i imi, më tregoi se kishte qenë tek mjeku specialist i syve (oftamologu), për të marrë një raport mjekësor që të ripërtërijë lejen e vozitjes. Pra, të pajisesh me raport mjekësor që të vozisësh një mjet motorik. Në fakt, kjo, më nxiti të mendoj më thellësisht lidhur me politikanët tanë; dhe më lindi pyetja a do duhej të pajiseshin me raport mjekësor psikiatrik apo neurologjik, politikanët tanë para se të ulen në karrigen drejtuese e të merrnin udhëheqje ekzekutive?, disa mund të thonin PO e disa të tjerë JO!.

Kaluan mbi dy dekada vite, që nga paslufta, dhe ne vazhdojmë të sakrifikojmë për JU, duke pritur se po ndryshoni e po e bëni më të mirën për vendin e qytetarët, por jo, ju të papërgjegjshmit, vazhduat t’a shkatronit ardhmërinë e vendit për shkak të barkut tuaj të uritur e mendjeve tuaja joracionale edhe të sëmura.

Vitet nëpër të cilat kemi kaluar, kemi parë, dëgjuar e përjetuar lloj-lloj skandalesh si rezultat i paaftësive profesionale dhe vendim-marrjeve kriminale, të këtij apo atij kryetari, të këtij apo atij udhëheqësi institucional.
Të gjithë neve, n’a kujtohen mega skandalet që lidheshin me privatizimet; infrastrukturën rrugore; hidrocentralet; vjedhjet në institucione publike; tenderomaninë e deri tek idetë mbi territoret!. E, për të vazhduar me fjalorin ofendues e denigrues, egocentrik e emocional, të përgjithësuar e paragjykues, që e dëgjonim dhe dëgjojmë çdo ditë.

Për rrjedhojë, në mungesë të një jete normale qytetarët tanë çdo ditë ikin nga vendlindjet e tyre sepse pasojat janë afatgjate e nga më të ndryshmet…stagnim ekonomik, ngadalësim reformash në të gjitha dikasteret, për një jetë normale për gjithë, sepse, në politikë hyni gjithkush e shumëkush, e siç thoshte shkrimtari Ali Asllani “hanin e pinin, rëmbenin, mbushnin xhepa e arka, të pabrekë i gjeti dreka, e milioner i zuni darka”!. Ata, që të vetmin profesion kishin “politikën”, me barkun e uritur dhe mendjen e sëmurë, të gjendur në karrigen vendim-marrëse si politikanë, i bënë dëmin vendit. Prandaj, për t’a shpëtuar vendin dhe ardhmërinë, kryetarë e udhëheqës institucional, para marrjes së detyrës duhet t’i kryejnë kontrollet mjekësore, që të konstatohet, që ata, janë mirë e të aftë, mendërisht e emocionalisht, për të udhëheq me shtetin. Ti politikan, përmes vendim-marrjes tënde, që bënë normativën për një shofer veture t’a bëj kontrollin mjekësore me detyrim; po ti, ti pse nuk kontrollohesh përderisa mban në dorë fatet tona?!

Është shkruar për Adorlf Hitler se kishte pasur probleme shëndetësore mendore, i cili niste fronte lufte, e dëmtoheshin fate miliona njerëzish. Poashtu, është shkruar edhe për Slobodan Milosevic e Radovan Karagjic të cilët kishin probleme shëndetësore mendore, të cilët shkaktuan krime kundër njerëzimit e gjenocid. Madje, kur lexon histori politike botërore, has në diktatorë e sundimtarë që kanë sunduar nëpër botë, e që kanë pasur probleme shëndetësore mendore që e kanë zhytur botën në gjak.

Kudo e kurdo, që flitet për pluralizmin e demokracinë, për reforma tek pushteti ekzekutiv e gjyqësor si nevojë e kohës; për dekriminalizim tek cilindo dikaster, ajo ҁfarë poashtu duhet, është që mjekët specialist të psikiatrisë e neurologjisë t’u krijohet status ligjor, që me detyrim krerët partiakë e institucional, t’i kontrollojnë e reduktojnë ata me insinuata keqbërëse apo plangprishësat, që po i’a marrin frymën kombit e shtetit. Meqë, e normuar kërkesa për raport mjekësor për lejen e vozitjes, pse të mos e normojmë edhe kërkesën për kontroll mjekësor për krerët institucional e vendim-marrës, të cilët vendosin për fatet e qytetarëve. Tek ne, e në mes nesh, duhet të kultivohet kultura e të bërit politikë me ndjesinë e atdhedashurisë e vetkorrigjimit.

Tags: Një certifikatë për politikanët
ShareTweet

Postime të ngjashme

A do të varrosë Grenlanda rendin aktual botëror dhe do t’i hapë rrugë një rendi të ri islam?

A do të varrosë Grenlanda rendin aktual botëror dhe do t’i hapë rrugë një rendi të ri islam?

Serbia i shndërron humbjet ushtarake në “festa kombëtare”

Beogradi urdhëron agjencitë e sigurisë të analizojnë doktrinën e re të SHBA-së

Masakra e Reçakut – drejtësi e vonuar, kërkon bashkëpunim dhe dëshmi

Masakra e Reçakut – drejtësi e vonuar, kërkon bashkëpunim dhe dëshmi

Narrativat e zyrtarëve serbë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Narrativat e zyrtarëve serbë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Milani mposht minimalisht Leccen

Milani mposht minimalisht Leccen

Janiq: Vulin i ngarkuar nga Vuçiq që të lidh ura bashkëpunimi me vendet e BRIKCS-it

Janiq: Amerika do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia

Nis numërimi i votave të fundit me postë

Këta janë 5 kandidatët nga 4 partitë që po humbin më së shumti vota gjatë rinumërimit

Presidenti sirian shpall armëpushim dhe marrëveshje të plotë integrimi midis qeverisë dhe SDF-së

Presidenti sirian shpall armëpushim dhe marrëveshje të plotë integrimi midis qeverisë dhe SDF-së

KB Bashkimi gati për sfidën historike

Bashkimi fiton në Prizren kundër Rahovecit 029

Hadërgjonaj ia siguron barazimin Alanyasporit

Hadërgjonaj vazhdon me gola në Turqi

U lëndua me Kosovën, Rexhbeçaj në dyshim ndaj Kolnit

Rexhbeçaj realizon golin e parë sezonal

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën