TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, Osmani: E domosdoshme që të respektohet sovraniteti i vendit

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Osmani: Forumi në Antalia, një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar për rëndësinë e aleancave

Sa i përket anëtarësimit të Kosovës në NATO, Osmani tashmë i ka shkruar edhe presidentit amerikan, për çka ka theksuar se Kosova është vendi më pro-NATO.

“Shkaku i zhvillimeve të fundit sidomos pas invazionit rus në Ukrainë dhe luftës që po ndodh atje ne po insistojmë që anëtarësimi në NATO i shteteve të reja të shikohet nga prizmi i sigurisë dhe jo vetëm nga prizmi i kritereve politike sepse sot prizmi i sigurisë është me i rëndësishëm nga të gjitha. Prandaj unë i kam shkruar edhe presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth kësaj çështje dhe kam komunikuar edhe me shtetet e tjera duke pasur parasysh këto zhvillimet të fundit duke pas parasysh që Kosova është shteti më pro-NATO në botë dhe që anëtarësimi i të gjitha shteteve të kësaj pjese të Evropës më NATO do të nënkuptonte më shumë siguri, stabilitet dhe rrjedhimisht do të kishte më pak jo stabilitet në rajonin tonë. E kuptoj që vendimi final merret me unimanitet, por kjo nuk nënkupton që ne thjesht duhet të ulemi dhe të presim dhe mos të ndërmarrim asnjë hap drejt bindjes së atyre katër shteteve të NATO-s që nuk na kanë njohur, përkundrazi ne po punojmë shumë me këto katër shtetet që të mos ta bllokojnë anëtarësimin në NATO”, tha Osmani.

Sa i përket aplikimit për në Këshillin e Evropës, Osmani tha se është prioritet mbi prioritetet e për çka janë duke punuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës rreth kësaj. Këto komente Osmani i bëri në konferencën për Javën e Gruas të mërkurën.

“Tashmë unë mendoj që është momentumi. Që nga zgjedhja ime si presidente dhe si udhëheqëse e politikës së jashtme kam insistuar që Këshilli i Evropës të jetë prioritet mbi prioritet sa i përket organizatave ndërkombëtare. Jemi duke punuar shumë afër me Ministrit e Punëve të Jashtme e cila ka përgatitur strategjinë mënyra si shkon procedura qe fillimisht të dërgohet aplikacioni, kërkesa pastaj Këshilli i Evropës emëron të deleguar që të vijnë në Kosovë për ta vlerësuar plotësimin e kritereve në fushat e ndryshme”, tha ajo.

Sa i përket votimit të serbëve të Kosovës për zgjedhjet e 3 prillit në Serbi, Osmani tha se është e domosdoshme që të respektohet sovraniteti i Republikës së Kosovës dhe se ka insistuar që të respektohet parimi i reciprocitetit.

“Ne duhet ta bëjmë dallimi mes të drejtës së serbëve atyre që kanë dy shtetësi për të marr pjesë në zgjedhje dhe të drejtës së Serbisë për të organizuar zgjedhje në Kosovë. Këto janë dy çështje të ndryshme[…]Për ne si institucione të Kosovës është e domosdoshme që të respektohet sovraniteti i Republikës së Kosovës dhe kam insistuar të respektohet edhe parimi i reciprocitetit sepse çdo e drejtë që i njihet serbeve që jetojnë në Kosovë duhet t’iu njihet edhe shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc[…]këto janë parimet themelore që ne kemi propozuar vazhdimisht në çdo takim me shtetit t e QUINT-it”, tha Osmani.

Lidhur me atë se Qeveria e Kosovës ka marrë ndonjë vendim për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve serbe në Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të martën tha se bashkërisht me ambasadorët e QUINT-it dhe BE-së që veprojnë në vend po mundohen që të gjejnë në zgjidhje. Por shtoi se çfarëdo zgjidhje që të vendoset nuk duhet të cenojë shtetësinë dhe kushtetutshmërinë e Kosovës/KSP/

Tags: KosovaVjosa Osmanizgjedhjet e Serbise
ShareTweet

Postime të ngjashme

Lumi Ibër përmbyt vendpunishten e urës së dytë në Mitrovicë

Lumi Ibër përmbyt vendpunishten e urës së dytë në Mitrovicë

Sopi: Qeveria ka inat ndaj veteranëve, nuk është hera e parë që i anashkalon

Sopi: Qeveria ka inat ndaj veteranëve, nuk është hera e parë që i anashkalon

Rafuna: Shumë biznese s’mund ta paguajnë pagën 500 euro, do të pësojnë punëtorët

Rafuna: Shumë biznese s’mund ta paguajnë pagën 500 euro, do të pësojnë punëtorët

Prebreza: LDK ka koalicion në heshtje me Listën Serbe në Fushë-Kosovë

Prebreza: LDK ka koalicion në heshtje me Listën Serbe në Fushë-Kosovë

Lumi Ibër përmbyt vendpunishten e urës së dytë në Mitrovicë

Lumi Ibër përmbyt vendpunishten e urës së dytë në Mitrovicë

Emisioni “Ditari” 31.10.2025

Emisioni “Ditari” 31.10.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 31.10.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 31.10.2025

Emisioni “Info Nata” 31.10.2025

Emisioni “Info Nata” 31.10.2025

Sopi: Qeveria ka inat ndaj veteranëve, nuk është hera e parë që i anashkalon

Sopi: Qeveria ka inat ndaj veteranëve, nuk është hera e parë që i anashkalon

Rafuna: Shumë biznese s’mund ta paguajnë pagën 500 euro, do të pësojnë punëtorët

Rafuna: Shumë biznese s’mund ta paguajnë pagën 500 euro, do të pësojnë punëtorët

Prebreza: LDK ka koalicion në heshtje me Listën Serbe në Fushë-Kosovë

Prebreza: LDK ka koalicion në heshtje me Listën Serbe në Fushë-Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën