TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Latifi thotë se në Rahovec është krijuar një bllok opozitar

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A

Sipas Latifit bëhet fjalë për një shkresë për bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2021 në vitin 2022 për votimin e të cilës ka pasur “zhurmë” nga partitë tjera në Kuvendin e Komunës së Rahovecit.

“Ka qenë një pikë e rendit të ditës, që sipas Ministrisë së Financave, një dokument një shkresë duhet të rikthehet edhe njëherë në Kuvend, bartja e të hyrave vetanake nga viti 2021 në vitin 2022. Bëhej fjalë për 592 mijë euro diku, dhe ai dokument ose ajo pikë është votuar në shkurt të këtij viti. Mirëpo Ministria e Financave ka kërkuar korrigjim, pra ka kërkuar që nga një kategori investime kapitale, tri projekte të barten në kategorinë tjetër mallra dhe shërbime, kaq ka pasur”, tha ai.

Në një intervistë në emisionin “Info Nata”, i pari i Rahovecit ka deklaruar se të gjitha pikat e rendit të ditës para se të dalin në Kuvend për votim, trajtohen në komitetin për Politikë dhe Financa e që sipas tij, edhe kjo pikë për të cilën ka pasur problem ka kaluar në këtë komitet i cili është i përbërë nga anëtarët e të gjitha partive.

“Të gjitha pikat e rendit të ditës trajtohen në komitetin për Politikë dhe financa i cili është i përbërë nga anëtarë të të gjitha partive politike, edhe kjo pika për të cilën ka pasur problem ka kaluar në këtë komitet dhe askush nuk ka bërë zë, nuk ka bërë zhurmë deri atë ditë që e filluam seancën ku pika për kthimin e të hyrave vetanake nga viti 2021 në vitin 2022 është larguar nga rendi i ditës pa qenë prezent unë dhe një pjesë e madhe e asamblistëve të Aleancës”, tha ai.

Latifi tutje theksoi se partitë tjera kanë bërë një marrëveshje të tipit blloku opozitar dhe kanë zgjedhur kryesuesin i cili është nga Lëvizja Vetëvendosje dhe sipas tij është normale që nganjëherë të ketë mospajtime të tilla.

“Unë nuk kam ndonjë koalicion qeverisës, i kemi 13 anëtarë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ndërsa 18 të tjerë janë nga partitë tjera, ata kanë bërë një marrëveshje si tip blloku opozitar dhe e kanë zgjedhur kryesuesin i cili është nga Lëvizja Vetëvendosje dhe normal nganjëherë ka mospajtime. Prandaj, nëse vonesat dikujt i konvenojnë, nuk i konvenojnë Komunës së Rahovecit sepse ato janë obligime, borxhe të cilat operatorët i presin, pra i kanë pritur që nga shkurti sepse e njëjta është votuar në shkurt dhe nëse ajo pikë nuk do të votohej ose do të vonohej, ata mund të zemërohen dhe mund t’i dërgojnë në proceduara përmbarimore”, tha Latifi.

Ndërkaq Latifi në Tëvë1 bërë të ditur se seanca Kuvendit komunal në Rahovec është shtyrë për ditën e enjte. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lansohet platforma e trajnimeve për siguri kibernetike për shërbyesit civil

Lansohet platforma e trajnimeve për siguri kibernetike për shërbyesit civil

Shpallet konkursi për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit

Shpallet konkursi për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit

Hamza letër BE-së, kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës

Hamza: Kosova po rrëshqet drejt varfërisë, duhet kthesë urgjente për shtetin dhe qytetarët

Sulmohen dy policë në Kaçanik, njëri dërgohet në emergjencë

E dyshuara ndalohet për 24 orë pasi sulmoi një polic dhe lëndoi dy të tjerë gjatë arrestimit

Në Tiranë ka filluar konferenca “Mediat në Evropën Juglindore”

Sulmohet inspektori i Komunës së Prishtinës, tre të dyshuarit në arrati

Sulmohet inspektori i Komunës së Prishtinës, tre të dyshuarit në arrati

Drojë se s’ka vend për të burgosurit në Gjilan pas ardhjes së 200 danezëve

Dërgohet në mbajtje një person për ngacmim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën