TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti flet për masat e propozuara nga BE kundër Kosovës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti flet për masat e propozuara nga BE kundër Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar propozimin e listës së masave nga Komisioni Evropian kundër Kosovës.

Ai ka thënë se Kosova është partneri më i qëndrueshëm i BE-së nga vendet e rajonit.

“Komisioni Evropian dje ka prezantuar para Parlamentit Evropian një listë të masave kundër Kosovës. Bashkimi Evropian te Kosova e gjen partnerin dhe aleatin e saj më të sinqertë dhe të qëndrueshëm në rajon të vlerave evropiane, parimeve demokratike dhe interesave afatgjate. Kosova të tillë e ka Qeverinë. Të tillë e ka popullin. Së pari popullin e pastaj Qeverinë. Në raste kemi qenë kritik ndaj Bashkimit Evropian, por asnjëherë as cinik e as të hidhëruar. Nuk jemi as sot. Kur në dhjetor të vitit të kaluar dorëzuam aplikimin tonë për anëtarësim, atë e bëmë duke besuar se meritojmë që në një të ardhme të parashikueshme të jemi pjesë e këtij Unioni, sepse besojmë në këtë Union. Të njëjtin besim e kemi edhe sot”,tha Kurti.

Ai tha se  raporti i fundit për vendin tonë, i hartuar pikërisht nga Komisioni Evropian, e përshkruan dhe vlerëson Kosovën në dritën më pozitive ndonjëherë; si në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si në demokratizim, si në zhvillim ekonomik, ashtu dhe në avancim të kornizës ligjore në përputhje me Acquis të Bashkimit Evropian. Aty e gjejmë hijen e vërtetë të Bashkimit Evropian; si organizëm mbikombëtar, i drejtë e meritokrat.

“Dhe pavarësisht zhvillimeve rrethanore, ne e vlerësojmë përkrahjen e ndihmën e Bashkimit Evropian përgjatë gjithë këtyre viteve, dhe mezi e presim pyetësorin për anëtarësim; sepse Evropa është kontinenti i ynë. Bashkimi Evropian është fati ynë”, tha Kurti.

raporton teve1.info

Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të Komisionit Evropian, Gert Jan Koopman, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk është përgjigjur pozitivisht ndaj kërkesave të bashkësisë së organizuar ndërkombëtare për qetësimin e situatës në veriun e vendit, ndërsa tash priten “masat ndëshkuese”.

Koopman, në takimin e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, ka thënë se Komisioni Evropian do të ndërmarrë një numër masash që do të komunikohen gjatë kësaj jave dhe ato do të përfshijnë pezullimin e punës së organeve të Stabilizim Asocimit dhe pezullimin e fondeve për Kosovën.

“Komisioni Evropian sigurisht që do të ndërmarrë një numër masash që do të komunikohen pak më vonë në këtë javë dhe ato do të përfshijnë pezullimin e punës në kuptimin e organeve të Stabilizim Asocimit, do të pezullojmë programin e fondeve për Kosovën”, ka thënë ai.

Ndër masat e tjera që pritet të merren nga Komisioni Evropian ndaj Kosovës janë edhe pezullimi i propozimit të dorëzuar nga Kosova për kornizën investuese për Ballkanin Perëndimor, mbështetja e vazhdueshme për prokurimin dhe po ashtu edhe nënshkrimi i kontratave dypalëshe.

“Ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitat dypalshe po ashtu do të pezullohen. Tani më lejoni të theksoj se nuk i marrim me lehtësi këto veprime dhe këto duhet të shihen si të përkohshme dhe të kthyeshme kur të shohim hapat e vegjët të autoriteteve në Kosovë që të kthehen në dialog dhe për të implementuar zotimet që janë dhënë”, tha ai.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bytyqi: Osmani do ta dëmtojë Kurtin në zgjedhje, edhe opozita do të ketë përformancë më të mirë

Bytyqi: Osmani do ta dëmtojë Kurtin në zgjedhje, edhe opozita do të ketë përformancë më të mirë

Hoti: Do të bëhet Ligji për Vlerat e Luftës Çlirimtare, synimi është dinjiteti

Hoti kërkon hetim nga Prokuroria për ekspozitën me të dhëna të pasakta për masakrat në Kosovë

HiPP: Nuk kemi rritur çmimet, çdo shtrenjtim bëhet nga tregtarët

HiPP: Nuk kemi rritur çmimet, çdo shtrenjtim bëhet nga tregtarët

Bytyqi: Kurti se ka prioritet zgjedhjen e presidentit

Bytyqi: Kurti se ka prioritet zgjedhjen e presidentit

Irani pranon kërkesën e OKB-së për kalim të sigurt humanitar përmes Ngushticës së Hormuzit

Irani pranon kërkesën e OKB-së për kalim të sigurt humanitar përmes Ngushticës së Hormuzit

“InfoNata” 27.03.2026

“InfoNata” 27.03.2026

Bytyqi: Osmani do ta dëmtojë Kurtin në zgjedhje, edhe opozita do të ketë përformancë më të mirë

Bytyqi: Osmani do ta dëmtojë Kurtin në zgjedhje, edhe opozita do të ketë përformancë më të mirë

Hoti: Do të bëhet Ligji për Vlerat e Luftës Çlirimtare, synimi është dinjiteti

Hoti kërkon hetim nga Prokuroria për ekspozitën me të dhëna të pasakta për masakrat në Kosovë

HiPP: Nuk kemi rritur çmimet, çdo shtrenjtim bëhet nga tregtarët

HiPP: Nuk kemi rritur çmimet, çdo shtrenjtim bëhet nga tregtarët

Bytyqi: Kurti se ka prioritet zgjedhjen e presidentit

Bytyqi: Kurti se ka prioritet zgjedhjen e presidentit

Pezullohet leja e ekspozitës për masakrat në Kosovë

Pezullohet leja e ekspozitës për masakrat në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën