TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Barazia gjinore duhet përqendruar në zonat rurale

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti: Barazia gjinore duhet përqendruar në zonat rurale

Barazia gjinore në Kosovë është duke u përmirësuar më shpejt se kurrë më parë. Vlerësoi kështu, kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Gjatë pjesëmarrjes në edicionin e dhjetë të Javës së Gruas, me temën  “Barabarësia: Parakusht për Ripërtëritje të Demokracisë”, Kurti tha se barazia gjinore duhet përqendruar më shumë në zonat urbane, kryesisht në ato vende jashtë Prishtinës.

“Unë besoj që nuk mund të kemi demokraci pa barazi gjinore. Demokracia ndërtohet mbi pluralizmin politik, mbi sundimin e ligjit, mbi të drejtat e njeriut, e pa dyshim edhe me barazi gjinore. Në anën tjetër, nuk mund të kemi barazi shoqërore, pa barazi gjinore. Sa i përket situatës në Kosovës, unë besoj që është duke u përmirësuar dhe përmirësimi është më i shpejtë se kurdo herë më parë. A kemi shumë punë për të bërë?, me siguri që po. Pjesa kryesore ku duhet të përqendrohemi për barazinë gjinore, është në zonat të cilat nuk janë urbane, e sidomos në përgjithësi jashtë Prishtinës”, potencoi Kurti.

Njëherit, Kurti tha se tanimë vërehet edhe një përmirësim i pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në sektorin ekonomik, në biznes, në ndërmarrësi, e duke përfshirë këtu edhe pronësinë e grave.

“Nëse shohim institucionet qendrore, mund të thuhet që ka një pjesëmarrje të konsiderueshme të grave dhe vajzave, nëse shohim universitetet tona, vlen sërish e njëjta”, shtoi kryeministri tutje, raporton teve1.info.

Ndër të tjerash, Kurti përmendi edhe tri çështje, të cilat sipas tij, janë shumë të rëndësishme për ecjen përpara sa i përket barazisë gjinore në Kosovë.

“Është kultivimi dhe mirëmbajtja e vatrave të solidariteti gjinor, gratë duhet ta ndihmojnë njëra tjetrën. E dyta është emancipimi shoqëror, me theks te emancipimi i burrave, jemi fokusuar në emancipimin e grave për të drejtat e tyre, mirëpo duhet të emancipohen burrat dhe djemtë në emancipimin e grave dhe vajzave. Ndërsa e treta, duhet një trajtim më i thellë i pasojave të luftës, sepse në një farë mënyre, edhe ne që kemi shpëtuar, nuk kemi shpëtuar”, deklaroi Kurti më tej./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet 39-vjeçari kosovar në Morinë, tentoi të hynte në Shqipëri me municion dhe armë të ftohta

Arrestohet 39-vjeçari kosovar në Morinë, tentoi të hynte në Shqipëri me municion dhe armë të ftohta

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për manipulim të votave

Hamza fton qytetarët të bashkohen në protestë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë

​Hamza reagon për lirimin e Smakajt, Shalës dhe Fazliut nga Haga

Hapet sot periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Numër i madh i të dyshuarve për manipulim të votave, ende po vazhdon intervistimi në Komunën e Gjilanit

Ferizaj avancon në çerekfinale të Kupës

Ferizaj avancon në çerekfinale të Kupës

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtarë “Dynamic Front 26” në Gjermani

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtarë “Dynamic Front 26” në Gjermani

Familjarët shprehen të gëzuar pas lirimit të Haxhi Shalës

Familjarët shprehen të gëzuar pas lirimit të Haxhi Shalës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën