TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ish-aeroporti i Dumoshit në shërbim të FSK-së, llapjanët i gëzohen vendimit

Qeveria e Kosovës përmes një vendimi të martën, ka bërë të ditur se pronat ku ndodhet aeroporti ushtarak në Dumosh të Podujevës, do t’i kalojnë Ministrisë së Mbrojtjes. Banorët e këtij fshati, rrëfejnë fillimet e këtij aeroporti në vitet e ’80-ta, ndërsa nga komuna që ndodhet në kufi me shtetin serb, thonë se prezenca më e madhe e FSK-së, e shton sigurinë.

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
1
A A
Ish-aeroporti i Dumoshit në shërbim të FSK-së, llapjanët i gëzohen vendimit

Tokën e punuan për dhjetëra vite.

Por, një vendim shtetëror bëri që këto prona të shqiptarëve të kalojnë në duart e forcave jogusllave.

Në këtë formë, në fund të viteve të ’80-ta, Dumoshi i Podujevës u bë me aeroport.

Për gati një dekadë, ky aeroport u përdor për trajnimin e parashutistëve dhe aeroplanëve sportivo-ushtarak.

“Kurgjo nuk ka pas, veç bari u kanë u lshojshin ata…”, ka thënë Nazmi Podvorica, banor i Dumoshit.

Por, me afrimin e luftës në Kosovë, vendi ku zhvilloheshin garat e trajnimet ajrore, mori një karakter tjetër.

Këtu u vendosën forca paramilitare dhe ato të ushtrisë serbe.

“Gjatë kohës së luftës, ata e kanë pasur në dorë krejt, na nuk kemi pasur lidhje me të kurrë. Nga këtu kanë bombarduar shumë, deri në natën e bombardimeve të NATO-s, i kanë hequr tanket nga këtu.

Bile tanket kanë dal prej këtu, NATO ka bombarduar”, thotë ai.

Madje, problem shpeshherë iu doli edhe atyre që kalonin në rrugën që e lidh këtë fshat me qytetin e Podujevës.

E të martën u bë e ditur, se ky aeroport do të bëhet plotësisht ushtarak.

Kjo pasi Qeveria e Kosovës, vendosi që këto prona, t’ia kaloi Ministrisë së Mbrojtjes.

Prezenca më e madhe e FSK-së në afërsi të kufirit me shtetin serb, ka gëzuar edhe pushtetarët lokal.

“Ne i gëzohemi këtij lajmi, për shkak se Podujeva është komuna më territor më të madh në nivel vendi, por edhe arsyeja tjetër është se e kemi vijën kufitare më të gjatë me Serbinë prandaj kjo do t’ia shtojë sigurinë qytetit të Podujevës”,thotë Fatri Zhitia, zëdhënës i Komunës së Podujevës.

Pas përfundimit të luftës, për një kohë në këtë aeroport qëndruan trupat amerikane të KFOR-it.

Ndërsa aktualisht, aty ndodhen zyre të EULEX-it.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Demiri takon Huckabee: Populli i Kosovës, mirënjohës për mbështetjen e Amerikës

Demiri takon Huckabee: Populli i Kosovës, mirënjohës për mbështetjen e Amerikës

 Pozhari: VV-në më parë e shoh në koalicion me PDK-në sesa me Haradinajn

 Pozhari: VV-në më parë e shoh në koalicion me PDK-në sesa me Haradinajn

OSBE kërkon nga Kuvendi i Kosovës të zgjedhë sa më parë anëtarët e rinj e Bordit të RTK-së

OSBE: Zgjedhjet lokale në Kosovë, të gatshme dhe të sigurta

Kosova barazon me Slloveninë, mbetet në vendin e dytë

Kosova barazon me Slloveninë, mbetet në vendin e dytë

Shpërthim vdekjeprurës në një fabrikë të eksplozivëve në ShBA

Tëvë1 siguron pamje të dronëve të dyshuar serbë mbi Zveçan dhe Mitrovicën e Veriut

Tëvë1 siguron pamje të dronëve të dyshuar serbë mbi Zveçan dhe Mitrovicën e Veriut

Zeqaj: Pas zgjedhjeve lokale, Kuvendi i Kosovës do të shpërbëhet

Zeqaj: Pas zgjedhjeve lokale, Kuvendi i Kosovës do të shpërbëhet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën