TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haradinaj: Asociacioni po paraqitet si problem për ta penguar marrëveshjen finale

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se konsultat për Asociacionin kanë për synim heqjen e pengesave të fundit për arritjen e marrëveshjes me njohje reciproke me Serbinë.

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Haradinaj: Asociacioni po paraqitet si problem për ta penguar marrëveshjen finale

Ai ka thënë se Asociacioni është obligim që e ka marrë Kosova dhe duhet të zbatohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se paraqitja e tij se çështje problematike ka për qëllim kundërshtimin e arritjes së “marrëveshjes së madhe”.

“Diskutimet dhe konsultat për Asociacionin kanë vetëm një synim, heqjen e pengesave të fundit drejt marrëveshjes së madhe me Serbinë, për njohje të ndërsjellë. Ky është një obligim i marrë që duhet të zbatohet në përputhje me kushtetutën e Kosovës dhe këtu çështja mbyllet. Prandaj të gjithë ata që asociacionin e paraqesin si çështje problematike, nuk e kanë hallin te asociacioni, por duan që asociacionin ta përdorin si “mbulesë” për ta kundërshtuar marrëveshjen e madhe”, ka shkruar ai, raporton teve1.info.

Ai ka thënë se një gjë të tillë po e bënë Serbia por edhe kryeministri i Kosovës.

Sipas tij të gjitha vendimet e dy qeverive në 4- 5 muajt e fundit kanë qenë për ta penguar planin franko-gjerman.

“Këtë po e bën Serbia e fatkeqësisht këtë po e bën edhe Kryeministri i Kosovës. Të gjitha vendimet dhe veprimet e qeverive në Prishtinë e në Beograd, në këta 4-5 muajt e fundit, që nga çështja e targave, tensionet në veri, dalja nga institucionet e serbëve lokalë, e deri te shpallja e zgjedhjeve në veri, kanë qenë obstruksionizëm i Planit Evro-Amerikan. Kjo lojë politike duhet të marrë fund dhe Kosova duhet t’i fokusojë krejt potencialet politike, intelektuale e qytetare në kryetemën e saj që është “marrëveshja e madhe për njohje të ndërsjellë me Serbinë”, e cila mund të arrihet vetëm duke qenë të koordinuar ngushtë me SHBA dhe BE”, ka thënë Haradinaj.

Tags: AsociacioniHaradinaj
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti viziton shkollën në New York ku mësohet shqip: Një arritje e rëndësishme

Kurti viziton shkollën në New York ku mësohet shqip: Një arritje e rëndësishme

Idriz Rrecaj një nga viktimat e identifikuara në varrezë masive në veri, djali i tij jep lajmin

Idriz Rrecaj një nga viktimat e identifikuara në varrezë masive në veri, djali i tij jep lajmin

Arrestohet në Morinë 34-vjeçari nga Kosova, kërkohej nga Gjermania për trafikim droge

OEK: Më 5 nëntor seanca gjyqësore për padinë ndaj ZRrE-së

Kosova pranohet në sistemin ATA Carnet, OEK: Mundësi të reja për bizneset

Kurti viziton shkollën në New York ku mësohet shqip: Një arritje e rëndësishme

Kurti viziton shkollën në New York ku mësohet shqip: Një arritje e rëndësishme

Qindra dronë ukrainas drejt Moskës në ditën e fundit të votimeve, raportohet për dy të vrarë

Qindra dronë ukrainas drejt Moskës në ditën e fundit të votimeve, raportohet për dy të vrarë

Idriz Rrecaj një nga viktimat e identifikuara në varrezë masive në veri, djali i tij jep lajmin

Idriz Rrecaj një nga viktimat e identifikuara në varrezë masive në veri, djali i tij jep lajmin

Arrestohet në Morinë 34-vjeçari nga Kosova, kërkohej nga Gjermania për trafikim droge

OEK: Më 5 nëntor seanca gjyqësore për padinë ndaj ZRrE-së

Kosova pranohet në sistemin ATA Carnet, OEK: Mundësi të reja për bizneset

Hamza fton qytetarët të bashkohen në protestë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë

Hamza i përgjigjet kritikës: Edhe familjes së Rexhep Selimit i kam shkruar për takim

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen tre persona

Vritet një person në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën