Por, në intervistën e plotë të Kurtit kjo pjesë nuk është publikuar dhe se u cilësua si “skandal”, teksa ai jep sqarime rreth kësaj.
“Disa njerëz duket se e konsiderojnë skandal (ose duan ta shndërrojnë atë në një të tillë) që një ambasador amerikan në momente të caktuara mund të dijë më shumë për situatën e sigurisë në një rajon të caktuar (në këtë rast veriun e Kosovës) sesa një kryeministër. Por a është ky një skandal?”, shkroi ai në Twitter.
Sipas tij, lajmi që një ambasador amerikan mund të dijë diçka që vendi nuk e di nuk është lajme sepse kjo ndodh gjatë gjithë kohës.
“SHBA ka aftësitë më të mëdha të inteligjencës në botë. Shikoni ambasadat e mëdha amerikane në Prishtinë, Shkup, Sarajevë (ose në Kampin Bondsteel). Natyrisht, atje nuk punojnë vetëm diplomatët. Pra, të sigurt që ambasadorët e SHBA-së ndonjëherë kanë informacione që të tjerët nuk e kanë, përfshirë qeveritë”, shkoi ai.
Madje, gazetari thotë se e ka të dokumentuar se Kurti e ka thënë këtë deklaratë gjatë intervistës të cilën e autorizoi edhe ekipi i tij para publikimit.
“Z. Kurti e bëri këtë deklaratë gjatë bisedës sonë të regjistruar dhe më vonë e autorizoi në transkriptin me shkrim të asaj bisede, të cilën ia dhashë ekipit të tij para publikimit pasi disa nga temat për të cilat folëm (jo nga ana e ambasadorit) ishin potencialisht të ndjeshme”, thuhet në postim.
Tutje, Martens tregoi se ka hequr nga intervista këtë pjesë për shkak se “Kosova nuk është çështje e madhe në Gjermani”.
“Meqenëse intervista ishte shumë e gjatë (mbani parasysh se Kosova nuk është një çështje e madhe në Gjermani), unë hoqa disa pjesë nga versioni i autorizuar që ishin më pak me interes për lexuesit tanë. Mes tyre ishte edhe pjesa për ambasadorin amerikan. Kjo eshte e gjitha. Nuk ka nevojë për teori konspirative”, shkroi tutje ai./teve1.info/