TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Eurostat: Shqipëria me vdekshmërinë më të lartë foshnjave në rajon

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Eurostat: Shqipëria me vdekshmërinë më të lartë foshnjave në rajon

Eurostat në një raport përmbledhës për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë vërejti se, Shqipëria e kishte vdekshmërinë foshnjore 10.3 për 1000 lindje të gjalla, fenomen, i cili mbeti i lartë edhe më 2020 me 10 foshnje për 1000 lindje. Kjo normë ishte më shumë se dyfishi i mesatares rajonale, raportoi Eurostat.

Pas Shqipërisë Kosova renditet me normën më të lartë në Rajon me 8.7 foshnje të vdekura për 100 lindje, Maqedonia e Veriut me 5.6, Serbia me 4.8 dhe Mali i Zi me 2.4 (shih grafikun bashkëngjitur). Në BE norma mesatare e vdekshmërisë foshnjore për vitin 2019 ishte 3.4.

Tre vitet e fundit, Shqipëria përmbysi përpjekjet e tre dekadave, kur vdekshmëria e foshnjave nën një vjeç rinisi rritjen e mprehtë. Të dhënat zyrtare tregojnë se në shkallë vendi, në vitin 2020 humbën jetën 281 foshnja deri në 1 vjeç, ndërsa në vitin paraardhës 293 foshnja, niveli më i lartë që nga viti 2012. Rritja e fenomenit për të dytin vit ndodhi në një kohë që lindjet ranë me shpejtësi. Në vitin 2019, Shqipëria e kishte vdekshmërinë foshnjore gati sa dyfishi i rajonit, dhe më e larta në Europë. Treguesi ndonëse me rënie të lehtë mbeti i lartë edhe për vitin 2020.

Publikimet e INSTAT tregojnë se, gjatë vitit 2020 fatalitetet në moshat 0-1 vjeç u rritën ndjeshëm në qarqet e Gjirokastrës, Korçës, Lezhës, Elbasanit dhe Vlorës, në raport me vitin paraardhës, nga 9 – 100 % sipas qarqeve. Ekspertët e shëndetit publik në vend, shpjegojnë se, Shqipëria, që nga fillimi i viteve 1990, e kishte përmirësuar dukshëm e vdekshmërinë në 1 vjeç.

Rikthimi i fenomenit në qarqe, sipas tyre, tregon se, sistemi shëndetësor sidomos në kujdesin neonatal po përballet me dobësi në asistencën që jepet për foshnjën në 28 ditët e para të jetës. Edhe të dhënat zyrtare, në fakt, tregojnë pikërisht këtë dobësi, pasi numri më i lartë i fataliteteve u faturohet ndërlikimeve në barrë, në lindje, gjatë dhe pas lindjes. Më 2019, nga kjo anomali humbën betejën me jetën 42 bebe më shumë se në vitin 2018. Fatalitetet nga sëmundjet respiratore shënuan rritje me 400% në raport me 2018.

Ekspertët e shëndetit publik pohojnë si shkaktarë mungesën e pajisjeve mjekësore dhe mjekëve, veçanërisht në qarqe. Ministria e Shëndetësisë, e cila grumbullon të dhënat në kohë reale për lindjet dhe fatalitetet e foshnjave, nuk komentoi mbi fenomenin, duke ia kaluar këtë përgjegjësi institutit të Shëndetit Publik (ISHP).

Burimet nga stafet e materniteve pohojnë se ka mungesa në specialitete neonatale dhe pajisje.

Neonatologjia është një degë e pediatrisë që trajton shëndetin e foshnjave në 28 ditët e para të jetës. Duke pasur fokus specifik dhe për një periudhë të shkurtër jetën e bebes, mjekët pediatër nuk preferojnë të specializohen në këtë drejtim. Ata e shohin më të udhës të punojnë si pediatër i përgjithshëm, pasi do të mbulojnë problemet shëndetësore për fëmijë deri në 14 vjeç, ndryshe nga neonatologët të cilët duhet të specifikohen për bebet njëmuajshe./TCh

Tags: Shqiperiavderkja e foshnjavevebndi i pare
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shtëpia e Bardhë thotë se ekziston një plan afatgjatë për Venezuelën

Shtëpia e Bardhë thotë se ekziston një plan afatgjatë për Venezuelën

Këshilli anti-Huthi i Jemenit përjashton udhëheqësin separatist, i cili akuzohet për tradhti

Këshilli anti-Huthi i Jemenit përjashton udhëheqësin separatist, i cili akuzohet për tradhti

Rusia akuzon SHBA-në për shkelje të ligjit detar pas sekuestrimit të cisternës venezuelase

Rusia akuzon SHBA-në për shkelje të ligjit detar pas sekuestrimit të cisternës venezuelase

Spitali i Alepos jashtë funksionit pas sulmeve nga grupet kurde në Siri

Spitali i Alepos jashtë funksionit pas sulmeve nga grupet kurde në Siri

Gjyqtari i ndeshjes Bashkimi-Peja, suspendohet nga Komisari i Garave

Bashkimi – Peja, supersfida e çerekfinaleve të Kupës

Të gjitha rrugët e kalueshme, Durmishi apelon për kujdes të shtuar

Të gjitha rrugët e kalueshme, Durmishi apelon për kujdes të shtuar

Vërshimet në Kosovë lajm edhe për mediat botërore

Vërshimet në Kosovë lajm edhe për mediat botërore

Kaçaniku nisi pastrimin e rrugëve, komuna u bën thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm

Kaçaniku nisi pastrimin e rrugëve, komuna u bën thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm

Rahoveci rrit subvencionin për lindjet, nga 500 në 600 euro

Rahoveci rrit subvencionin për lindjet, nga 500 në 600 euro

​Shpëtohen pesë familje të ngujuara nga vërshimet në lagjen “2 Korriku” në Mitrovicë

​Shpëtohen pesë familje të ngujuara nga vërshimet në lagjen “2 Korriku” në Mitrovicë

BKS: Rasti i sotëm për bastisje dhe hetim u hap nga ne, bazuar në raportin e Auditimit të Brendshëm

BKS: Rasti i sotëm për bastisje dhe hetim u hap nga ne, bazuar në raportin e Auditimit të Brendshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën