TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ekspozita për 15-vjetorin e pavarësisë bën bashkë nxënësit nga Kosova dhe Shqipëria

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ekspozita për 15-vjetorin e pavarësisë bën bashkë nxënësit nga Kosova dhe Shqipëria

Sot, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” për nder të 15 vjetorit te pavarësisë së Kosovës, u hap ekspozita e përbashkët e punimeve artistike të nxënësve nga Kosova dhe Shqipëria. Aty u ekspozuan mbi 107 punime, secila e veçantë në vete.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se është kënaqësi që sot i mblodhi arti i nxënësve shqiptar nga dy anët e kufirit.

“Është kënaqësi që sot na ka mbledhur arti dhe punimet artistike të nxënësve nga dy anët e kufirit shqiptar, në këtë ekspozitë me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës duke i dhënë kësaj ngjarje historike edhe këndvështrimit artistik nga ana e nxënësve dhe shkollave… Ky brez i nxënësve të gjithë ju djemë dhe vajza që jeni sot këtu të lindur pas shpalljes së pavarësisë jeni me fat që po rriteni në liri dhe sot kjo rini janë në Kosovën e pavarur ashtu siç e duam dhe do ta bëjmë ashtu siç kontribuan me dekada të tëra, fëmijët tanë e meritojnë”, tha Nagavci.

Përfaqësuesi nga Shqipëria, Hasan Huqaj, drejtor i drejtorisë rajonale të arsimit parauniversitar të qytetit të Lezhës, tha se janë shumë krenarë për punën e jashtëzakonshme të nxënësve.

“Keni bërë vizatime në të cilën shpalosni mendjen e hapur nga njëra anë dhe gjithçka e keni punuar me duart e arta për një dashuri jashtëzakonisht të madhe. Në vizatimet e juaja ndihet aroma e lirisë, në ngjyrat e tyre ndihet krenaria dhe ju përçoni mesazhin, është bukur të tonifikojmë elementet të krenarisë tonë, heroin tonë Skënderbeun, i cili ndër shekuj na ka bashkuar shpirtin me madhërishëm dhe human të Nënë Terezës dhe figurën më të mrekullueshme të luftëtareve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Huqaj.

Nxënësja kosovare, Elsa Berisha, nga shkolla SH.F.M “Asdreni”, e cila në eskpozitë mori pjesë me pikturën “Zogjtë në kafaz”, ku pasqyron Kosovën të lirë nga robërimi, tha se për ta kjo ekspozitë është e rëndësishme.

“Si mua ashtu edhe të gjithëve është e rëndësishme kjo ekspozitë sepse i kemi vendosur punimet tona dhe mundin tonë dhe vizatimet qe i kemi paraqitë. Dhe kjo ka shumë rëndësi sepse tregon dashurinë që kemi ne nxënësit dhe të tjerët që e vizitojnë Kosovë”, tha ajo.

Në këtë ekspozitë, pjesëmarrëse ishte edhe nxënësja nga Shqipëria, Rrezarta Gjeleshi, nga gjimnazi “Fiqiri Dine”, Maqellarë, Dibër, në ekspozitë mori pjesë me pikturën “Ta mbrojmë plisin, heeeeej. I kujt është ky plis more?”. Ajo u shpreh se do të donte që piktura e saj të hynte në UNESCO.

“Unë jam shumë e lumtur që jam këtu, dhe u bëra pjesë e këtij konkursi fantastik dhe jam shumë krenare me vetën për pikturën që realizova sot… Unë doja të shfaqja talentin tim që pa punuar fortë, nuk mund të arrijmë asgjë dhe duhet të punojmë fortë atë që dëshirojmë…Piktura ime doja që plisi ashtu si xhubleta të bëhet pjesë e UNESCO dhe të bëhet sa më i famshëm”, tha ajo.

Interesimi për këtë ekspozitë ishte mjaft i madh. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 15 mars.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Botohet romani dokumentar në përkujtim të viktimave të Poklekut të Vjetër

Botohet romani dokumentar në përkujtim të viktimave të Poklekut të Vjetër

Orkestra nga Kosova del e para në garën ndërkombëtare në Spanjë

Orkestra nga Kosova del e para në garën ndërkombëtare në Spanjë

Ballokumja e Elbasanit shpallet trashëgimi kulturore jomateriale

Ballokumja e Elbasanit shpallet trashëgimi kulturore jomateriale

Dokumentari “Kujtim i humbur” rikthen kujtesën e luftës së Kosovës

Dokumentari “Kujtim i humbur” rikthen kujtesën e luftës së Kosovës

​Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së diskuton me dyer të mbyllura

​Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së diskuton me dyer të mbyllura

Rrahje masive në Kllokot, të përfshirë edhe dy policë jashtë detyrës

Gjenden municion e pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

Azemi akuzon KEDS dhe Ministrinë e Ekonomisë për minimizim të skandalit me njehsorët

Azemi akuzon KEDS dhe Ministrinë e Ekonomisë për minimizim të skandalit me njehsorët

Incident në Gjykatën Themelore në Suharekë, një person goditet me mjet të fortë

Idriz Alija dënohet me 11 vjet burgim për tentim vrasjen e gruas me të cilën bashkëjetoi

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se aksidentalisht e plagosi një tjetër

Arrestohet një shtetas brazilian në Pejë për posedim të narkotikëve

Zhduket një 14 vjeçar në Gjakovë

Burri nga Prizreni raporton se i është zhdukur bashkëshortja

Vidhen 300 euro nga një xhami në Kamenicë, tentim vjedhjeje edhe në dy të tjera

Vidhen 300 euro nga një xhami në Kamenicë, tentim vjedhjeje edhe në dy të tjera

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën