Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, për ndarje jo të drejtë të buxhetit për vitin 2024.
Ajo ka për projektet e reja gjysma e buxhetit është ndarë për komunat ku qeverisë Vetëvendosje.
Në një shkrim në profilin e saj në Facebook, ajo ka thënë se në bazë të shumë raporteve këto komuna realizimi i projekteve është i ulët.
“Shumica e investimeve kapitale për buxhetin e planifikuar të kësaj qeverie janë për projekte të moçme, të qeverive paraprake. Ndërsa te projektet e reja, gjysma e parave janë ndarë për ato pak komuna ku sundon Vetëvendosja. Sipas raporteve kredibile, janë mu këto pak komuna ku transparenca dhe ekzekutimi i projekteve kapitale është më e ulta. Pra paratë e taksapaguesve po ndahen në baza partizane. Këto janë fakte. Numra. Raporte. Çdo gjë tjetër është propagandë, e vetmja fushë ku qeveria po shkëlqen”, ka shkruar ajo.
Më 31 tetor Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për buxhetin e vitit 2024 në vlerë prej 3.3 miliardë euro. /teve1.info/