Të ushqyerit gjatë muajit të Ramazanit është me rëndësi të veçantë pasi kemi të bëjmë me shumë orë abstenimi nga ushqimet dhe pijet, gjithashtu është muaj i një sërë aktivitetesh që zhvillojnë besimtarët. Është e shumë e rëndësishme që t’i kushtoj vëmendje se çfarë lloji dhe çfarë sasie të ushqimit marrin gjatë kohës së syfyrit dhe iftarit. Një ushqyerje e drejtë nënkupton agjërim më të lehtë dhe përfitime shëndetësore nga një proces kaq i rëndësishëm.
Ne jetojmë në një kulturë të obsesionit me ushqim, ku shpeshherë motoja e shumë njerëzve është “ne jetojmë për të ngrënë” dhe në tërë këtë kulturë procesi i agjërimit merr një rol shumë të veçantë të një rikthim në prioritetet e duhura si ato shpirtërore, intelektuale ashtu edhe ato të ushqyeshmërisë e përfitimeve shëndetësore tashmë të provuara edhe shkenctarisht.
Agjërimi është një hap i rëndësishëm për shëndetin e atyre që e praktikojnë, është një regjenerim i përgjithshëm i organizmit në një sërë procesesh metabolike e më gjerë.
Ndiçni këshillat në vazhdim për agjërim më të lehtë dhe me përfitime më të mëdha shëndetësore e praktike.
Çfarë është më e pëlqyer të hajmë dhe të pijmë në Muajin Ramazan
Këshilla të përgjithshme
• Ajo që duhet të kemi kujdes është që vaktet duhet ti organizojmë mirë dhe të marrim sasi të mjaftueshme të ujit apo lëngjeve (rreth 2 litra).
• Kjo arrihet duke mos e tepruar me sasi të mëdha të ushqimit, por të kujdesemi që ushimi që marrim ti përmbajë të gjithë përbërësit e nevojshëm si proteinat, karbohidratet si dhe yndyrat e shëndetshme si dhe të kemi prezencë të vitaminave dhe mineraleve.
• Muaji i agjërimit është muaj kur duhet të qëndrojmë larg ushqimeve me yndyrë, sheqer, brumërave dhe të rikthehemi në ushqime të shëndetshme për të arritur efektet e plota në organizëm si në anën shpirtërore ashtu atë shëndetësore.
• Gjatë periudhës së agjërimit, të gjithë ata që mbajnë Ramazan, ushqehen në dy vaktet kryesore, siç janë iftari dhe syfyri, por është shumë e rëndësishme rritja e numrit të vakteve, për të mos përjetuar probleme metabolike. Për këtë arsye, mundohuni të konsumoni edhe një vakt pas iftarit ose para gjumit së paku 1 orë.
• Duhet të përdorim ushqim që tretet lehtë dhe shpejtë për iftar, ndërsa për syfyr ushqim që përpunohet ngadalë.
• Muaji Ramazan është muaj i shëndetit dhe nuk duhet të ndalojmë veprimtarinë, punën dhe aktivitetet tjera ku kërkohet edhe angazhim fizik e intelektual si mësimi, studimet etj.
• Ramazani është edhe periudha ku disa njerëz shëndoshen më shumë për shkak të ushqyerjes së gabuar. Ndjekja e këshillave dietologjike është e rëndësisë së veçantë.
Ushqimi për iftar
• Agjërimi duhet të ndërpritet në iftar me hurma dhe një gotë ujë – në të cilën do ishte mire të kishte të shtrydhur disa pika nga lëngu i limonit. Mund të përdoret edhe një gotë qumësht, është edhe më e preferuar. Hurmat përmbajnë një përqindje të lartë të sheqernave të thjeshta që mund të absorbohen shpejtë në trup duke i dhënë organizmit një nxitje të energjisë dhe kthimin e nivelit normal të sheqerit në gjak pas një dite të gjatë të agjërimit. Ata gjithashtu sigurojnë energjinë e nevojshme për tretje dhe përthithje. Ky kombinim i hurmave dhe qumështit është shumë i shëndetshëm. Hurmat janë të pasura me vitamina A dhe B, përveç magnezit, kaliumit dhe fosforit. Ato përmbajnë fibra, e cila e pengon kapsllëkun dhe ndihmon në zvogëlimin e niveleve të kolesterolit në gjak, dhe shpejtë jep një ndjenjë të ngopjes. Qumështi është i pasur me proteina, kalcium, vitaminë B2 dhe vitamina që treten në yndyrna. Të dhënat e larta të indeksit glikemik janë reduktuar nga qumështi. Natyra e yndyrshme e qumështit ngadalëson indeksin glikemik të lartë të hurmave, absorbimin e shpejtë të sheqerit nga hurmat dhe kështu parandalon tajimin e shpejtuar dhe ndryshimet e nivelit të insulinës.
• Ata që praktikojnë ritualin e faljes së namazit, do të ishte mire që pasi kanë ngrënë dy hurme dhe kanë pirë një gotë ujë, të vazhdojnë me faljen (namazin) e pastaj të rikthehen për ushqim. Të tjerët që nuk praktikojnë faljen, është mirë që pasi të kenë ngrënë hurmen dhe një gotë ujë të pushojnë për pak min (20 min ) dhe pastaj vazhdojnë me ndonjë pemë (por pa kore).
• Pastaj mund të vazhdojnë me supë, e këshilluar do ishte që supa të përgaditej në shtëpi, psh: Supë me kërpudha është gjithashtu një zgjedhje e mirë, ato janë të shëndetshme, ushqyese dhe mbi të gjitha me shije të shkëlqyeshme. Një supë e domates është mjaft e përshtatshme. Një nivel i lartë i lycopene anti-kanceroze phytonutrient e bën atë një ushqim jashtëzakonisht të ulët në kalori.
• Tregoni kujdes të konsumoni në mënyrë të shtuar sallatë të gjelbërt në iftar por edhe syfyr. Gjethet e gjelbra përmbajnë vitaminë C, acid folik (vitamina esenciale B), beta-karotene dhe shumë fibra që i ndihmojnë zorrës së trashë në detoksifikim dhe procesin e spastrimit.
• Pas një pauze mund të hanë ushqimin kryesor gjellën (mish i zier mire apo lehtesisht i perpunuar, peshk, patate, oriz, sallatë e freskët, perime).
• Mos harroni jogurti, kosi dhe dhalla janë nga produktet e pazëvendësueshme dhe mjaft të dobishme gjatë muajit Ramazan.
• Pak më vonë mund të përdoren edhe ndonjë nga frutat e thata si kumbulla, fiq, kajsi, rrush pasi kanë fibrat dhe nutrientë të ndryshëm në përmbajtje.Mund te konsumoni edhe pemë në veçanti ato sezonale.
• Pas ngrënies së iftarit dhe pushimit do të ishte mire të praktikoni ecjen në natyrë për së paku 45 min.
• Ata që kryejnë ritualin e namazit (faljes) nuk kanë nevojë për këtë ecje pasi rituali i faljes së namazit (teravive ) përmban përpos anës shpirtërore edhe aktivitet fizik të theksuar.
KUJDES:
• Duhet patjetër të kemi edhe një vakt në mes iftarit dhe syfyrit.
• Nuk kemi nevojë të konsumojmë në iftar sasi të dyfishuar të ushqimit, pasi në këtë mënyrë do të ngarkojmë tërë organizmin duke filluar nga lukthi, mëlqinë, zemrën etj. Pra, sasia e ushqimit duhet të jetë sa për një vakt normal.
• Ushqimin duhet ngrënë ngadalë dhe duhet përtypur mjaftueshëm.
• Duhet të konsumojmë ushqime të pasura me vitamina dhe minerale, pemë dhe perime, në veçanti ato sezonale.
• Kur bëhet fjalë për fruta, mund të konsumojnë pjepër, qershi, luleshtrydhe, mollë, manaferra, pjeshkë, kajsi. Më së miri do ishte fruta sezonale.
• Perimet përfshijnë domate, tranguj, patëllxhan, kungull, qepë të kuqe dhe të bardhë, karrota, selino, majdanoz etj
• Ka shumë rëndesi marrja e sasive të mjaftuehsme të ujit por jo përnjëherë, pra herë pas herë pasi kjo është mënyra me e drejtë e përthithjes nga organizmi, qelizat.
Vakti i ndërmjetëm në mes iftarit dhe syfyrit
• Në mes iftarit dhe syfyrit duhet të merrni nje vakt apo një racion të lehtë.
• Ushqimet që preferohen për këtë vakt janë :
-sallatë të pemëve
– sallatë me mish pule
– kos me fruta sezonal
– smoothi ( https://www.familjadheshendeti.com/receta-ideale-per-shtim-te-energjise/ )
– mund të përdorni edhe kafe me embëlsira të përgaditur në mënyrë të shëndetshme.
– kur bëhet fjalë për fruta, mund të konsumojnë pjepër, qershi, luleshtrydhe, mollë, manaferra, pjeshkë,
kajsi. Më së miri do ishte fruta sezonale.
Ushqimi për syfyr
• Syfyri nuk duhet neglizhuar asnjëherë, pra duhet ngrënë në kohën e caktuar dhe duhet respektuar si një vakt i rëndësishëm i ushqimit. Një ushqim i qëlluar në syfyr mundëson një agjërim më të lehtë.
• Syfyri duhet të jetë ushqim cilësor si:
— vezë
– drithërat dhe makarona integrale,
– arra,
– fruta me misër, fruta të thata,
– perime,
– ushqime bishtajore,
– peshk,
– mish,
– kos me fruta të ndryshme sezonale
– supë me thjerrëza ose bizele,
– djath.
– në syfyr mund të pini çajra bimorë,
– në vend të pijeve acidike, të gazuara mund të konsumoni dhallë, limonatë, çaj me akull,
– pas mbarimit të syfyrit pihet edhe dy gota ujë dhe ju jeni të përgaditur për agjërimin e ditës në vijim.
KUJDES:
– Kur jemi te konsumimi i djathit, kujdes me kripen që pwrmban, nëse ka shumë duhet patjetër larguar, sepse kjo shkakton etje të madhe gjatë ditës dhe rritë nevojën për futje ujit në trup)
-Konsumimi i sallatës ndikon në funksionimin e rregullt të sistemit tretës dhe gjithashtu ju mban të ngopur gjatë ditës.
– Në Ramazan duhet të konsumojmë më shumë lëngje rreth 2-2,5 litra ujë. Nuk duhet të konsumojmë vetëm gjatë ushqimit, por edhe në mes vakteve.
Ushqimet që duhet të evitohen gjatë Muajit Ramazan
• Përdorimi i shpeshtë i kafes dhe dhe çaj të zi;
• Ushqime të skuqura, ushqime të përgaditura shpejtë dhe në mikrovalë;
• Ushqime me përmbajtje të lartë të yndyrave, ushqimet shumë aromatike;
• Ëmbëlsirat e shumta si bakllava, torte dhe ngjashëm;
• Pijet e gazuara apo edhe ato të ëmbëlsuara me sheqer duhet të shmangen (në vend të hidratimit, ata bëjnë të kundërtën).
Agjërimi ushqim për shpirtin dhe zemrën
Muaji Ramazan është një muaj i veçantë, i cili vjen për pasurimin e shpirtit dhe të zemrës, muaj i shëndetit, dashurisë e i virtyte të larta njerëzore përmes agjërimit të këtij muaji besimtari arrin të përmirësojë qënien e moralin e tij, sjelljet e besimin e tij dhe gjithçka i duhet të paiset me të për të qenë një njeri model në shoqërine ku jeton. Ky muaj është muaj i begative të panumërta nga Zoti, në këtë muaj agjeruesit përballen me urinë dhe etjen, gjë e cila i bën të mendojnë më shumë për vuajtjet e të varfërve por edhe mirësive që i rrethojnë./Familjadheshendeti