TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çështja e targave rrezikon të kthehet në pikën zero

by Besarta Mehmeti
5 vjet ago
0
A A
Çështja e targave rrezikon të kthehet në pikën zero

Ndërkaq, një ditë para skadimit të këtij afati, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, do të qëndrojë në Beograd, ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Një vizitë e Lajçakut në Kosovë nuk është paralajmëruar.

Me marrëveshjen e përkohshme, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që automjetet e dy vendeve, gjatë qarkullimit në territoret e njëra-tjetrës, t’i mbulojnë me letra të bardha ngjitëse simbolet shtetërore në targa.

Marrëveshja ka dalë pas disa ditësh trazira në veri të Kosovës, ku disa serbë lokalë kanë bllokuar rrugë, për të kundërshtuar vendimin e atëhershëm të Qeverisë së Kosovës për masa reciprociteti. Me ato masa, makinat me targa të Serbisë, me të hyrë në territorin e Kosovës, është dashur të vendosin targa të përkohshme – ngjashëm siç kanë vepruar shoferët e makinave me targa të Kosovës kur kanë hyrë në Serbi.

Marrëveshja për zgjidhjen e këtij kontesti ka qenë e përkohshme dhe grupet punuese, të cilat janë formuar rreth gjashtë muaj më parë, me përfaqësues të Prishtinës, Beogradit dhe Bashkimit Evropian, duhet të paraqesin një zgjidhje të përhershme për targat, “bazuar në standardet dhe praktikat e BE-së”, më së voni deri më 21 prill.

Deri më tash, palët nuk kanë dhënë sinjale – të paktën jo publikisht – se janë afër një marrëveshjeje të përhershme për targat.

Të mërkurën, në Bruksel, pritet të mbahet takimi i grupeve punuese nga Prishtina, Beogradi dhe Brukseli, ndërsa të enjten pritet një takim i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, konfirmoi të martën për Radion Evropa e Lirë se rundet e reja të bisedimeve “do të zhvillohen më 20 dhe 21 prill në Bruksel”, para se të skadojë afati i marrëveshjes për targat.

“BE-ja i ka ndihmuar të dyja delegacionet për t’i identifikuar zgjidhjet, por është në përgjegjësi të palëve që të pajtohen për një zgjidhje. Ne presim nga to që të ketë progres deri më 21 prill”, tha Stano.

Ai shtoi se BE-ja “dëshiron t’i rikujtojë palët edhe një herë se tash është urgjente që të arrihet një qëndrim i përbashkët”. “Secila marrëveshje për targat kërkon fleksibilitet politik dhe kompromis nga të dyja palët”, theksoi ai./REL

Tags: KosovaMarreveshja per targatNdryshimi i targaveQeveria e KosovësSerbia
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoti: VV ka dështuar ta sigurojë shumicën, partitë të bien dakord për një datë zgjedhjesh

Hoti: Përgjegjësia për rastin e Arlindës ka emër, llogaridhënia është dorëheqje

BE: Sistemi i drejtësisë në Kosovë duhet të pasqyrojë diversitetin etnik

BE: Kosova pa përparim të mjaftueshëm në integrimin evropian

Tetë raste të dhunës në familje, kanosjes dhe shkeljes së urdhrit mbrojtës brenda 24 orëve në Kosovë

Tetë raste të dhunës në familje, kanosjes dhe shkeljes së urdhrit mbrojtës brenda 24 orëve në Kosovë

Gjendet pa shenja jete një person në Graqanicë

Gjendet pa shenja jete një person në Graqanicë

Haziri: LDK-së mos iu impono, se të aborton politikisht

Akil Gjakova në repasazh të Kampionatit Evropian për Senior

Akil Gjakova e nis me fitore, garën e Grand Slamit në Abu Dabi

Gjendet pa shenja jete një person në Graqanicë

Gjendet pa shenja jete një person në Graqanicë

Arrestohet një person në Viti, Policia i gjen AK-47 dhe pistoletë në shtëpi

Arrestohet një person në Viti, Policia i gjen AK-47 dhe pistoletë në shtëpi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën