Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se Prishtina duhet depërshkallzojë situatën, duke folur për zhvillimet në veri.
Ai këto komente i bëri në Twitter pas takimit që ka zhvilluar me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg
“Fola me Jens Stoltenberg për situatën në veri të Kosovës. Ne pajtohemi që Prishtina të depërshkallëzojë dhe të mos ndërmerr hapa të njëanshëm e destabilizues”, shkroi ai.
Edhe sekretari i NATO-s i ka bërë thirrje Kosovës që të mos merr vperime të njëanshme.
Situata e së premtes në veri është kritikuar nga partnerët ndërkobtarë, ku Njësia Speciale e Kosovës mundësoi hyrjen në objektet e komunave për tre kryetarët në veri, Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok, të cilat paraprakisht ishin bllokuar nga qytetarë serbë./teve1.info/