TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bislimi thotë se Lajçak ka dhënë dy vërejtje për gjashtë pikëshin e Kurtit për Asociacionin

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Bislimi thotë se Lajçak ka dhënë dy vërejtje për gjashtë pikëshin e Kurtit për Asociacionin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se i dërguari i BE-së për dialogun Kosovës Serbi, ka dhënë dy vërejtje sa i përket gjashtë pikave të propozuara nga Kurti për formimin e Asociacionit.

Por, ai nuk ka treguar se cilat kanë qenë vërejtjet e BE-së.

“Gjashtë kushtet që ka prezantuar Kurti në fakt janë parakushte që tregojnë se mund të diskutohet për mekanizmin e avancuar të mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve. BE ka dhënë  vërejtje të saj në dy kushte, por se cilat janë ato dhe pse kanë vërejtje mund ta pyesni z.Lajçak kur të vijë në Prishtinë”, ka thënë ai të mërkurën në një konferencë për media.

Bislimi në konferencë për media tha se ajo që kryeministri Kurti ka nxjerrë pas atij takimi është që sipas tij, Kurti është dakorduar me platformën nga plani franko – gjerman për të cilin Bislimi tha se tregon vetëm principet dhe veprimet bazë, kurse sa i përket implementimit Bislimi tha se duhet diskutuar në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.

“Ajo që Kurti ka nxjerrë pas takimi është inforamtën që ai është dakord me platformën e propozuar nga plani franko – gjerman me mbështetje nga SHBA-të, por platforma vetëm tregon principet dhe veprimet bazë, ndërkaq gjithçka që ka të bëjë me implementimin e saj duhet të diskutohet në aneksin implementues mes palëve në Bruksel. Dmth pani franko- gjerman i tregon  kornizat bazë që nënkupton njohjen defacto të dy shteteve. Se si do të jetë sekuencimi i hapave, cilat marrëveshje nuk janë më të rëndësishme, cilat duhet të modifikohen, cilat duhet të zbatohen, për këtë pastaj diskutojnë palët në Bruksel dhe nuk ka pasë diskutim për asnjë prej marrëveshjeve paraprake por për kornizën e propozimit franko-gjerman”, tha ai.

Ndryshe Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, pas takimit u shpreh i lumtur që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pranuar në parim propozimin e Bashkimit Evropian.

Qëndrimin e Kurtit e ka mirëpritur edhe Ambasadori Amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili tha se kjo marrëveshje do i sjell përfitime të dyja palëve të përfshira në dialog.

Kurse njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se pranimi i kësaj marrëveshjeje hap rrugën për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

41-vjeçari nga Kosova ndalohet në Morinë, nuk i deklaroi mbi 13 mijë euro

Fundi i gushtit nuk i ndal qytetarët e Kosovës, fluks i madh drejt bregdetit shqiptar

Apeli vërteton dënimin me 25 vjet burgim ndaj të akuzuarit për vrasjen e djalit për çështje pronësore

Apeli e kthen përsëri në rigjykim rastin ndaj të akuzuarve se i vunë zjarrin një restoranti në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e derivateve, ulen nafta dhe benzina

Nafta lirohet për 3 centë, MINTI cakton çmimet maksimale për sot

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Prishtinë, raportohet për borxh prej 18 mijë eurosh, ankuesi thotë se iu kërkuan 30 mijë për kthimin e veturës

Vdes aksidentalisht një fëmijë në Suharekë

Këmbësori goditet për vdekje nga dy vetura në Novobërdë, arrestohen dy vozitësit

Zhduket një femër në Pejë

Raportohet e zhdukur një vajzë e mitur në Rahovec

Gjendet pa shenja jete një foshnjë në Mitrovicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën