TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE: S’ka të ardhme evropiane për Serbinë nëse mbanë kontakte me Putinin

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
BE: S’ka të ardhme evropiane për Serbinë nëse mbanë kontakte me Putinin

“Për mua është e qartë, si përfaqësues i lartë dhe për kolegët e mi, se të mbash lidhje të ngushta me regjimin e (presidentit të Rusisë, Vladimir) Putinit nuk është më në përputhje me ndërtimin e së ardhmes në BE. Këto të dy gjëra më nuk shkojnë në të njëjtën kohë”, tha Borrell.

Borrell, pas takimit në Bruksel, tha se neutraliteti sot karshi pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës është “koncept i gabuar”.

“Të jesh neutral sot në lidhje me luftën në Ukrainë është një koncept i gabuar. Një shtet pushtoi një shtet tjetër dhe vendosja e tyre në një thes nuk bën dallimin midis sulmuesit dhe të sulmuarit”, tha Borrell.

Serbia është i vetmi shtet në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka ndjekur politikën e BE-së për të sanksionuar Rusinë, pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Një dokument që ishte objekt diskutimi midis ministrave të BE-së dhe në të cilin Radio Evropa e Lirë ka qasje, sugjeron se Serbia pritet të vendosë për zgjedhjen e saj strategjike.

“Serbia pritet të mos lërë asnjë dyshim në zgjedhjen e saj strategjike për integrimin evropian dhe përkushtimin ndaj vlerave të BE-së në mënyrë që të përparojë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Nevojitet një angazhim i plotë për reformat e përshpejtuara në lidhje me BE-në, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit. Serbia është çelësi për stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, thuhet në dokument.

Se ministra të ndryshëm i bënin presion Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë u pranua edhe nga ministri i Jashtëm serb, Nikolla Selakoviq, i cili konfirmoi në fund të takimit se disa vende “e kishin bërë të ditur në mënyrë eksplicite” se nga Beogradi pritet të respektojë politikën e BE-së kundër Rusisë.

Selakoviq, por edhe burime të tjera nga takimi konfirmuan se vetëm Hungaria e ka mbështetur Serbinë dhe qëndrimin e saj lidhur me pasojat pas sanksioneve të mundshme.

Para takimit, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, përsëriti rëndësinë e mbështetjes së BE-së për sanksionet nga të gjithë partnerët në Ballkanin Perëndimor, “jo vetëm në aspektin e vlerave të përbashkëta, por edhe në çështjet me rëndësi strategjike”.

Në këtë takim në Bruksel, shteteve të Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë harmonizuar plotësisht politikat e tyre ndaj Rusisë me politikat e Bashkimit Evropian, u është premtuar angazhim i zgjeruar politik me bllokun evropian.

Po ashtu, këto shtete pritet të ftohen më shpesh në takime të nivelit të lartë të BE-së.

Një dokument pune i diskutuar nga ministrat e Jashtëm të BE-së gjatë 16 majit, tha se përfaqësuesit e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut mund të ftohen të marrin pjesë në takimet e zgjedhura të Këshillit të BE-së dhe organeve përgatitore të politikës së jashtme.

Në BE thonë se mirëpresin faktin se Kosova në tërësi ka mbështetur qëndrimet e Perëndimit për luftën në Ukrainë, edhe pse formalisht nga ajo nuk kërkohet një gjë e tillë.

Siç ishte paralajmëruar më herët, në takim është thënë se temë diskutimi është edhe për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga blloku evropian, i cili ka nisur në vitin 2011.

Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk kanë gjetur zbatim në terren.

Më 14 maj, ministrat e Jashtëm të grupit të shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7) u kanë bërë thirrje dy vendeve që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe të arrijnë marrëveshje për normalizimin e raporteve.

Po ashtu, sa i përket Kosovës, burimet thanë se liberalizimi i vizave duhet të ndodhë sa më shpejt./Albinfo.ch

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Mali i Zi dënon shqiptaren e re pse valëviti flamurin “Autochthonous”, reagon nënkryetari i Kuvendit, Nikollë Camaj

​Mali i Zi dënon shqiptaren e re pse valëviti flamurin “Autochthonous”, reagon nënkryetari i Kuvendit, Nikollë Camaj

Vapa ekstreme godet Evropën, 42 gradë në Sllovaki, Polonia preket nga kriza energjetike

Vapa ekstreme godet Evropën, 42 gradë në Sllovaki, Polonia preket nga kriza energjetike

Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani nënshkruajnë marrëveshje të përbashkët të mbrojtjes në Samitin e Mekës

Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani nënshkruajnë marrëveshje të përbashkët të mbrojtjes në Samitin e Mekës

Tentuan të kalonin ilegalisht 15 emigrantë afrikanë drejt Malit të Zi, arrestohen dy të rinj në Shkodër

Tentuan të kalonin ilegalisht 15 emigrantë afrikanë drejt Malit të Zi, arrestohen dy të rinj në Shkodër

Emisioni “Ditari” 07.08.2026

Emisioni “Ditari” 07.08.2026

Parandalohet një rast i tentim-kontrabandimit në Qafë Prush

Parandalohet një rast i tentim-kontrabandimit në Qafë Prush

Mitrovica luan me Ferencvaroshin, kërkon vendin në “Europa Cup”

Mitrovica luan me Ferencvaroshin, kërkon vendin në “Europa Cup”

City refuzon ofertën e parë të Barcelonës për Rodrin

City refuzon ofertën e parë të Barcelonës për Rodrin

Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?

Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?

Sveçla: Ndërkombëtarët duhet ta izolojnë Serbinë derisa Vuçiq të marrë masa ndaj Paunoviqit

Xhelal Sveçla ia ndalon përgjithmonë hyrjen në Kosovë drejtuesit të “Telekom Srbija”

Spitali i Gjakovës jep detaje nga aksidenti në Korenicë: 5 pacientë në trajtim, 4 lirohen në shtëpi

Spitali i Gjakovës jep detaje nga aksidenti në Korenicë: 5 pacientë në trajtim, 4 lirohen në shtëpi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën