TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Analistët thonë se Asociacioni është i rrezikshëm

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A

Sa i përket arritje së marrëveshje finale me Serbinë ata thonë se kjo nuk mund të ndodh shpejt ngase Serbia nuk është e interesuar.

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Mazllum Baraliu në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se tashmë janë të njohura synimet hegjemoniste të Serbisë për destabilizim dhe ekzisitimin e një shteti serb brenda Kosovës.

“Kosova humb nëse realizohet Asociacioni që është një ndërmarrje jashtëzakonisht diskutabile dhe e rrezikshme për Kosovën sepse disfunksionalizon shtetin e Kosovës me institucionet e saj dhe ardhmërinë e saj e bënë të pasigurt për arsye se të gjithëve në Ballkan janë të njohura synimet hegjemoniste të Serbisë dhe insistimi pas kësaj iniciative gjermano-franceze për Asociacion dhe refuzimi i kësaj oferte nga ana e Beogradit tregon synimet e tij që në Kosovë dëshirojnë të destabilizojnë dhe ta kenë një Serbi në Kosovë. Prandaj nuk është as e pranueshme dhe as e dobishme që të bëhet Asociacioni. Rreziku është potencial kur ke fqinjë dikë që ka pretendime territoriale”.

Sipas tij, jo vetëm në fund të vitit, por marrëveshja është pikëpyetje edhe vitin e ardhshëm për arsye se Serbia e ka refuzuar planin franko-gjerman.

“Në asnjë mënyrë. Jo vetëm në fund të vitit por marrëveshja është pikëpyetje edhe vitin e ardhshëm për arsye se Serbia e ka refuzuar planin franko gjerman dhe dëshiron të tërheq vëmendjen dhe presionin e BE edhe për shkak të këtij refuzimi për mos vazhdim të dialogut. Serbia ka qenë kundër dialogut që te mbajë një proces të marrëdhënieve të ngrirë”, tha Baraliu.

Analisti politik, Agron Hoti tha se presion ndërkombëtar po vazhdon të rritet mbi Kosovën dhe Serbinë që të shkohet drejt marrëveshjes finale.

Madje, ai shtoi se situata aktuale nuk jep shumë shpresë që do të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse sepse Serbia nuk është e interesuar.

“Ka kohë që kërkohet një marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Intensiteti i saj ka filluar të rritet të nga presidenti Trump dhe është vazhduar me presidentin Biden. Dhe sigurisht që presioni mbi të dyja palët sikurse mbi Kosovën poashtu edhe mbi Serbinë është duke u rritur që të shkohet drejt marrëveshjes finale. E situata aktuale nuk jep shumë shpresë që do të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse sepse jemi ne një pozicion që Serbia është bairrukaduar me tërheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës dhe Kosova insiston ne atë për të cilën amerikanet i kërkojnë që të heqë dorë për 10 muaj”.

“Çështja e veriut është çështja kyçe e gjithë marrëveshjes. Serbia është e interesuar të mosarrihet asnjë marrëveshje me Kosovën sa më gjatë që është e mundur. Kosova duhet të ketë koordinim më shumë me ShBA sepse mbas deklaratave që po shohim nga diplomacia amerikane janë duke kërkuar që të shtyhet vendimi për targa dhe t’i jepet shans dialogut”, tha Hoti./eo

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes pjesëtari i KFOR-it që u gjet pa ndjenja në Brezovicë

Kontingjenti i ri bullgar niset për në Kosovë në kuadër të KFOR-it

25 vite nga vrasja e Gazmend Brahimit, familjarët tregojnë fjalët e fundit të tij

25 vite nga vrasja e Gazmend Brahimit, familjarët tregojnë fjalët e fundit të tij

Juristët: Vendimi i kushtetueses duhet të respektohet

Juristët: Vendimi i kushtetueses duhet të respektohet

Ulja e temperaturave, Qeveria thirrje për kursim të energjisë

KESCO kërkon që rryma të shtrenjtohet për 21.4%, ekspertët: ZRrE në gjumë të thellë

Vdes pjesëtari i KFOR-it që u gjet pa ndjenja në Brezovicë

Kontingjenti i ri bullgar niset për në Kosovë në kuadër të KFOR-it

“Këndi i Debatit” 29.01.2026

“Këndi i Debatit” 29.01.2026

25 vite nga vrasja e Gazmend Brahimit, familjarët tregojnë fjalët e fundit të tij

25 vite nga vrasja e Gazmend Brahimit, familjarët tregojnë fjalët e fundit të tij

Juristët: Vendimi i kushtetueses duhet të respektohet

Juristët: Vendimi i kushtetueses duhet të respektohet

Ulja e temperaturave, Qeveria thirrje për kursim të energjisë

KESCO kërkon që rryma të shtrenjtohet për 21.4%, ekspertët: ZRrE në gjumë të thellë

Aktivistja rikthen historinë e heronjve britanikë që shpëtuan familjen kosovare, reagon edhe Alicia Kearn

Historia e katër ushtarëve britanikë që në vitin 1999 e shpëtuan një vajzë nga dhunimi

Njohësit e drejtësisë i vlerësojnë të pritshme gjetjet në Raportin e Progresit

Një person tentoi të arratiset nga Pallati i Drejtësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën