29 kadetë nga Kosova kanë nisur rrugëtimin e tyre të studimeve ushtarake në Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH).
Lajmi është bërë i ditur nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), e cila ka njoftuar se Akademia e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë ka hapur vitin e ri akademik në kampusin e saj të ri.
Sipas FSK-së, kampusi i ri ofron kushte bashkëkohore dhe infrastrukturë moderne për edukimin dhe përgatitjen e ushtarakëve të rinj.
“Këtë vit, 29 kadetë nga Kosova janë përzgjedhur për të ndjekur studimet ushtarake në kuadër të bashkëpunimit në mes të dy forcave tona”, thuhet në njoftimin e FSK-së./teve1.info/




