TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

27-vjetori i Çlirimit, Abdixhiku: Liria e Kosovës erdhi si rezultat i rezistencës dhe ndërhyrjes së NATO-s

by Tëvë1
3 muaj ago
1
A A
27-vjetori i Çlirimit, Abdixhiku: Liria e Kosovës erdhi si rezultat i rezistencës dhe ndërhyrjes së NATO-s

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar qytetarët me rastin e 27-vjetorit të Ditës së Çlirimit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se 12 qershori i vitit 1999 shënon fundin e vuajtjeve shekullore të shqiptarëve nën regjimin serb.

“27 vjet më parë Kosova u çlirua përfundimisht nga okupimi dhe sundimi shfarosës serb. Pikërisht më 12 qershor të vitit 1999, do të merrte fund njëherë e përgjithmonë vuajtja shekullore shqiptare nga një regjim barbar serb që po vriste e po digjte në çdo cep të Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka theksuar se liria e Kosovës është rezultat i rezistencës paqësore të udhëhequr nga Ibrahim Rugova, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndërhyrjes së NATO-s.

“Rrezet e lirisë po pushtonin horizontin e zymtë të qiellit të Kosovës… Këto rreze lirie erdhën si rezultat i një rezistence paqësore të pathyeshme të udhëhequr nga Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova, dhe më pas edhe të armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që rezultoi me intervenimin ushtarak të NATO-s mbi caqet serbe”, ka deklaruar ai.

Abdixhiku ka përkujtuar edhe krimet e luftës, duke theksuar se regjimi serb ka kryer vrasje, masakra dhe dëbim të popullsisë shqiptare.

“Regjimi famëkeq serb kishte vrarë e masakruar mijëra civilë të pambrojtur, kishte deportuar mbi një milion shqiptarë nga shtëpitë e tyre, kishte djegur e shkatërruar gjithçka shqiptare”, ka shkruar ai.

Ai ka shtuar se fundi i këtij regjimi erdhi pas 78 ditëve të bombardimeve të NATO-s.

Në fund, Abdixhiku ka shprehur mirënjohje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian, NATO-n dhe vendet demokratike që ndihmuan në çlirimin e Kosovës.

Tags: 27 vjetori i clirimitLDKlimit abdixhikuTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë të dielën në Kosovë

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Lista Guxo në Mitrovicë emëron kryetarin e ri, largohet Faton Peci

Lista Guxo në Mitrovicë emëron kryetarin e ri, largohet Faton Peci

“Barrikadim opozitar për të mos e lënë Albin Kurtin të qeverisë”, reagon Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje

“Barrikadim opozitar për të mos e lënë Albin Kurtin të qeverisë”, reagon Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë të dielën në Kosovë

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Përplasjen pjesëtarët e klubeve Rilindja dhe Arbëria pas ndeshjes

Përplasjen pjesëtarët e klubeve Rilindja dhe Arbëria pas ndeshjes

Zyrtare: Bodrumspor e prezanton Elvir Gashijanin

Zyrtare: Bodrumspor e prezanton Elvir Gashijanin

Broja përplaset me tifozin pas humbjes, sulmuesi shqiptar: Kam qenë jashtë për një vit

Broja përplaset me tifozin pas humbjes, sulmuesi shqiptar: Kam qenë jashtë për një vit

Spektakël në Serie A, Roma përmbys Atalantën

Spektakël në Serie A, Roma përmbys Atalantën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën