TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

27 vjet nga masakra e Belegut- familjarët kërkojnë një varr për më të dashurit e tyre

27 vjet pas masakrës së Belegut në Deçan, dhimbja mbetet e njëjtë për familjet që humbën më të dashurit e tyre. 46 civilë shqiptarë u vranë gjatë ofensivës së forcave serbe në mars të vitit 1999, ndërsa për shumë familje, si ajo e Nurisha Vishajt e Luljeta Vishaj, plagët vazhdojnë të jenë të hapura.

by Jona Kelmendi
1 orë ago
0 0
A A

Edhe 29 marsi i këtij viti, e gjeti me dhimbjen e njëjtë.

Nurisha Vishajn çdo përvjetor, kalon përmes kësaj dere, për te arritur tek ky lapidar.

Në të, është i gdhendur emri i djalit të saj.

Faton Vishaj, ishte vetëm 16 vjeçar, kur u vra nga forcat serbe, në Masakrën e Belegut në Deçan.

Kujtimet e ditës kur për herë të fundit e pa të birin e gjallë, janë të freskat për nënën.

Jemi kon në shtëpi brenda edhe fëmija kanë qenë aty brenda edhe na kanë rrethua një herë kanë ardhur qetu në katun tani jon ardhur janë hi brenda në oborr, na jemi nda në dy pjesë për mos me ditë qe jemi ka dojmë me ikë edhe janë mbet brenda fëmija me gjyshin edhe me gjyshen, na jemi dal për me shkua veç deri në kojshi edhe me u kthy për me u bashku për mos me na nxon me ardh edhe ata te na. S’kanë mujt me arrit me ardhë te na fëmija. Atëherë, deri ditën tjetër, qaty në atë shtëpi. Krejt jemi nxon rob qaty. Ditën tjetër jemi shkua për Shqipëri. Edhe i kanë qit krejt ne traktora, kamiona, çka ka pasë. Kush dinit me vozitë, i merrni robt e shkoni. Djali jem shumë i ri edhe oshtë dalë njiëherë te traktori, i kanë thonë “Jo, kthehu ti se vozit dikush tjetër”. Ai djalë oshtë zhvillu shumë, kanë mendu se oshtë edhe pak ma i madh, edhe e kanë kthy apet. Tani mos, jo vijnë kta mbasandej, s’kanë ardhë mo kurrë. I kanë nalë. Ata, jo burrat masandej vijnë, jo… edhe mo kurrë tjetër s’u pamë me ta”, tregon për Tëvë1 Vishaj.

Përveç emrit të të birit në këtë lapidar, ajo nuk ka një varr për të.

Kjo pasi pritja e gjatë për të mësuar fatin e tij, nuk mbaroi kurrë.

“Gat ka shku, se s’kemi ditë a oshtë vra, a s’oshtë vra. Mbajshim një shpresë se del sot, del nesër, del sot, del nesër i gjallë. Kur u hek, se s’del. Sa varreza janë shpluar, vijshin njëherë kjo rrobë, ky rryp, kjo patikë ktu. Jo, jo, jo, jo… diqysh të ngarkum tani edhe ma shumë. Ma në fund e ditëm se s’janë hiç. Po ku janë s’po e dimë”, shprehet Nurisha Vishaj.

E me një pyetje të tillë, po përballet që tri dekada edhe Luljeta Vishaj.

Edhe kjo e fundit, nuk di gjë për fatin e vëllait, Fatmirit.

Na lajmin sot atë dit se kem marrë kurrë për vrasjen e tij, vetëm për zhdukjen e tij, se kurrë s’ia dita varrin, kurrë s’ia dita një shenjë, s’ia gjeta. Edhe atë dit kur jemi nis për Shqipëri e kom pa vllaun në ballkon veç ma ka bo me dorë. Neve na kanë hyp në kamionë, në traktorë, na kanë nis për Shqipëri. Na i kemi lonë gjallë, sot e at dit na asnjë send nuk dim për fatin e tyre. Drejtësia ndoshta del dikur veç shumë vonë. U bo 27 vite, na ende”, thotë ajo.

Kur kanë kaluar tri dekada, Luljeta thotë se i ka mbetur vetëm një lutje.

“Po ta kish një varr si vllau, si vjehrri, si tonë ata që kanë ndodh në Beleg mi ia çua një tufë lule, nuk është pak. Po na kurgjo”, shprehet ajo.

Ndryshe, në Masakrën e Belegut në Deçan, 27 vjet më parë, u vranë 46 shqiptarë, ndërsa 33 persona rezultojnë të zhdukur.

Të dielën, masakrën e kanë përkujtuar edhe krerët e shtetit, Vjosa Osmani e Albin Kurti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pacolli: Kjo që shohim në Prishtinë është pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të standardeve

Pacolli: Kjo që shohim në Prishtinë është pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të standardeve

Qeveria pritet të miratojë të hënën shpërblimin 500 mijë € për futbollistët dhe pagën e 13-të

Qeveria pritet të miratojë të hënën shpërblimin 500 mijë € për futbollistët dhe pagën e 13-të

Shembja e rrugës, Rama kërkon nisjen e hetimeve dhe pezullimin nga detyra të inspektorëve

Shembja e rrugës, Rama kërkon nisjen e hetimeve dhe pezullimin nga detyra të inspektorëve

Shembet rruga në kryeqytet, disa zona mbesin pa ujë e energji elektrike

Pse fitojnë djemtë e Kosovës?

Haxhiu thërret në takim kryetarët e komisioneve parlamentare

Albulena Haxhiu komandante supreme e FSK-së – Vjosa Osmanit nga 4 prilli i skadon mandati

27 vjet nga masakra e Belegut- familjarët kërkojnë një varr për më të dashurit e tyre

27 vjet nga masakra e Belegut- familjarët kërkojnë një varr për më të dashurit e tyre

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën