TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

27 milionë euro projekte të parealizuara nga KOSTT-i, edhe pse ishin prioritet i ZRrE-së

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
27 milionë euro projekte të parealizuara nga KOSTT-i, edhe pse ishin prioritet i ZRrE-së

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar raportin e auditimit të performancës për projektet kapitale të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT), përgjatë viteve 2015-2021, me ç’rast u përmenden të gjeturat, rekomandimet dhe statuti i veprimit.

Nga ky raport doli se projekte në vlerë prej 27.4 milionë eurosh nuk janë realizuar nga kjo ndërmarrje, edhe pse ishin prioritet për Zyrën e Rregullatorit të Energjisë.

Deputeti i Vetëvendosjes, Halil Thaçi, i cili u caktua si deputet raportues, tha se kjo ndërmarrje publike është tërësisht në pronësinë e Kuvendit të Kosovës, teksa përmendi moskryerjen e disa kontratave dhe joefikasitetin e disa aktiviteteve.

Tutje, Thaçi tha se Zyra e Auditimit për këtë ndërmarrje ka 12 rekomandime.

“Projektet në vlerë prej 27.4 milionë eurosh nuk janë realizuar ende edhe pse kanë qenë me prioritet për Zyrën e Rregullatorit të Energjisë. Menaxhimi i zbatimit të disa kontratave në KOSST nuk është kryer me rregull. Disa nga aktivitetet e prokurimit kanë qenë joefikase. KOSST, qysh nga viti 2016 është në organizatën ndërkombëtarë. Janë gjithsej rreth 12 rekomandime të gjetura nga Zyra e Auditimit”, tha Thaçi.

Jeton Mehmeti, kryesues i bordit të KOSTT-it, tha se bordi i drejtorëve të KOSTT-it është emëruar në gusht të vitit 2020, mirëpo se nga viti 2018 nuk ka pasur bord dhe kjo ka pasur efekt në mosrealizimin e aktiviteteve.

“Bordi i drejtorëve në mbledhjen 135/22 të mbajtur në gusht të vitit 2022 ka shqyrtuar rekomandimet e raportit të auditimit e Zyrës Kombëtare dhe ka aprovuar planin e veprimit për zbatimin e veprimeve sa i përket raportit. Plani i veprimit i cili brenda afatit të paraparë është dorëzuar në ZKA, brenda 30 ditësh, është dorëzuar me datën 26 gusht 2022 dhe pas kësaj ne kemi raportuar Kuvendit”, tha Mehmeti.

Ndërsa, Alban Imeri, drejtor i Departamentit të Zhvillimit të Rrjetit dhe Projekteve në KOSTT tha se po vazhdojnë të jenë në ato pozita të cilat kanë qenë para auditimit.

“Sigurisht që për çdo ndryshim në kontratë duhet të bëhet arsyetimi, dhe për këtë duhet të jetë menaxheri i projektit. Auditimi është zhvilluar për të gjitha investimet kapitale, për të gjitha projektet kapitale në KOSST dhe jo vetëm për departamentin tim”, tha Ymeri./EO/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rehabilitimi i rrugës Doganaj-Glloboçicë drejt përfundimit

Rehabilitimi i rrugës Doganaj-Glloboçicë drejt përfundimit

Të dielën nuk ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Të dielën nuk ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Kolonë në Han të Elezit dhe te Dheu i Bardhë, kjo është situata e fundit në pikat kufitare

Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës, pritje të gjata te Dheu i Bardhë

Euro në Shqipëri pas anëtarësimit në BE, ekspertët rendisin përfitimet ekonomike

Euro në Shqipëri pas anëtarësimit në BE, ekspertët rendisin përfitimet ekonomike

Rehabilitimi i rrugës Doganaj-Glloboçicë drejt përfundimit

Rehabilitimi i rrugës Doganaj-Glloboçicë drejt përfundimit

Zyrtare: PSG ka ftuar dy futbollistët e FC Prishtinës për të marrë pjesë në një periudhë stërvitore vlerësuese

Zyrtare: PSG ka ftuar dy futbollistët e FC Prishtinës për të marrë pjesë në një periudhë stërvitore vlerësuese

Kosova e mbyll me fitore Kampionatin Ballkanik U17, mposht Moldavinë në tre sete

Kosova e mbyll me fitore Kampionatin Ballkanik U17, mposht Moldavinë në tre sete

Trajneri Ismet Munishi e largon Lirinë nga fusha në miqësoren me Llapin

Trajneri Ismet Munishi e largon Lirinë nga fusha në miqësoren me Llapin

Të dielën nuk ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Të dielën nuk ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Shuma marramendëse që pritet të fitojë shqiptari Prenga nga dueli me Joshuan

Shuma marramendëse që pritet të fitojë shqiptari Prenga nga dueli me Joshuan

Kolonë në Han të Elezit dhe te Dheu i Bardhë, kjo është situata e fundit në pikat kufitare

Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës, pritje të gjata te Dheu i Bardhë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën