TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​26 vjet nga Beteja e Koshares, cilësohet simbol i guximit për liri

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
​26 vjet nga Beteja e Koshares, cilësohet simbol i guximit për liri

Në kuadër të manifestimit përkujtimor për 26-vjetorin e Betejës së lavdishme të Koshares, në emër të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur Donika Kada-Bujupi, e cila ka theksuar rëndësinë historike të kësaj beteje, të cilën e ka quajtur si një pikë kthese për lirinë dhe shtetformimin e Kosovës.

Ajo rikujtoi nisjen e betejës më 9 prill 1999 dhe rolin udhëheqës të strategut ushtarak dhe heroit kombëtar, Agim Ramadani.

“Sot jemi mbledhur këtu për të përkujtuar dhe nderuar më prioritet të thellë njërën nga faqet më të ndritura në historinë tonë të re, betejën e lavdishme të Kosharës e cila shënon jo vetëm një kthesë vendimtare në luftën tonë çlirimtare por edhe një fitore historike ndaj padrejtësive shekullore. Në këtë ditë të shenjtë me 9 prill 1999 filloj bëtaja e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e udhëhequr nga strategu ushtarak dhe heroi ynë kombëtar Agim Ramadani. Kjo betejë qau murin e pa drejtë të ndarjes shqiptaro-shqiptare dhe theu kufirin e dhunshëm që na ndau për gati një shekull… Beteja e Kosharës është simbol i guxitim të jashtëzakonshëm dhe organizmit shumë të lartë strategjik e luftarak. Në këtë betejë ranë heroikisht 114 luftëtar të Brigadës 138 Agim Ramadani”, tha ajo.

Ish kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, solli në kujtesë figurat emblematike të kësaj beteje, duke përmendur Agim Ramadani, Salih Çekun dhe Xhemajl Fetahun, si përfaqësues të atdhedashurisë, intelektit dhe vlerave tradicionale të kombit. Ndërsa, duke folur për rëndësinë e kësaj beteje, Haradinaj tha se më shumë sesa një fitore ushtarake, Koshare shënoi thyerjen e miteve dhe kufijve të padrejtë.

Haradinaj e lidh këtë përvjetor edhe me Ditën e Kushtetutës, duke theksuar se mesazhi i betejës së Koshares është edhe një mësim për të ardhmen.

“Është nder të bashkohemi në vendin ku ruhet historia jonë ku dëshmohet historia jonë në vendin ku pushojnë heronjtë tanë, të kombit tonë. Të gjithë ju që qëndroni në këtë vend e ndjeni se sa e vështirë është rruga jonw e lirisë dhe se si erdhëm këtu. Këto tri shtylla i gjeni të te gjitha këta që kujtojmë sot… Në këtë ditë, ne vërtetë e ndjejmë një krenari se me këtë ditë u bashkua edhe Kushtetuta e shtetit tonë… Një mësim nga e shkuara, nuk bënë te harrohet kurrë, me krijua aleanca të sigurisë është e arritur e madhe dhe nëse dimë t’i ruajmë e forcojmë këto aleanca nuk përsëritet historia dhe nëse mbesim jashtë mundet historia të kthehet”, tha Haradinaj.

Në anën tjetër, komandati i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Rrustem Berisha u shpreh se bashkëpunimi dhe koordinimi në frontin e Koshares ishte ndër faktorët kryesor që ndikoj në suksesin e kësaj betejë.

“Beteja e Koshares ishte ideuar dhe planifikuar nga ushtarakët e kësaj beteje dhe dolën të sakta parashikimet, vlerësimet, analizat dhe vendimet e kësaj beteje… Bashkëpunimi dhe koordinimi në frontin e Koshares ishte ndër faktorët kryesor që ndikoj në suksesin e kësaj betejë. Ky ishte një bashkëpunim i shumëfishtë që kishte filluar që nga përgatitja zhvillimi e deri në përfundimin e luftës”, tha ai.

Beteja e Koshares më 9 prill 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan KP.

Beteja e Koshares ishte njëra ndër hallkat më të fuqishme në zinxhirin e pakëputshëm të historisë kombëtare dhe si e tillë do të përkujtohet gjithmonë ndër shqiptarë.

Në aspektin strategjik beteja e Koshares kishte rëndësi të veçantë jo vetëm marrjen dhe pastrimin e kufirit por edhe krijimit të prapavijës së qëndrueshme për mbështetje dhe operacione logjistike, ndihmë mjekësore etj.

Tags: Agim RamadaniBeteja e KosharesTeve1Vjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndërron jetë polici nga Malisheva, Altin Kryeziu, ishte aksidentuar në krye të detyrës

Ndërron jetë polici nga Malisheva, Altin Kryeziu, ishte aksidentuar në krye të detyrës

Zelanda e Re goditet nga një tërmet i fuqishëm

Japonia goditet nga një tërmet i fortë

Vuçiq rikthen retorikën e Millosheviqit, fajëson Perëndimin për operacionin ushtarak kroat “Stuhia”

Gazetari kroat publikon dosjen sekrete të ish-shefit të shërbimit sekret boshnjak mbi rolin e Vuçiqit në “Sarajevo Safari”

Zhduket një grua në Malishevës, burri i saj e raporton rastin në Polici

Zhduket një grua në Malishevës, burri i saj e raporton rastin në Polici

Ndërron jetë polici nga Malisheva, Altin Kryeziu, ishte aksidentuar në krye të detyrës

Ndërron jetë polici nga Malisheva, Altin Kryeziu, ishte aksidentuar në krye të detyrës

Llapi dhe Gjilani përballen sot në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë

Llapi dhe Gjilani përballen sot në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë

Zelanda e Re goditet nga një tërmet i fuqishëm

Japonia goditet nga një tërmet i fortë

Vuçiq rikthen retorikën e Millosheviqit, fajëson Perëndimin për operacionin ushtarak kroat “Stuhia”

Gazetari kroat publikon dosjen sekrete të ish-shefit të shërbimit sekret boshnjak mbi rolin e Vuçiqit në “Sarajevo Safari”

Zhduket një grua në Malishevës, burri i saj e raporton rastin në Polici

Zhduket një grua në Malishevës, burri i saj e raporton rastin në Polici

Një plumb depërton brenda shtëpisë, një tjetër e dëmton veturën, të shtëna me armë zjarri në Skenderaj  

Në Shtime festohet me shkrepje armësh, policia konfiskon pistoletën me gaz

Një burrë është gjetur pa shenja jete të shtunën në mbrëmje në Pejë

Plagoset një person nga të shtënat me armë në rrugën Sarosh–Rahovec

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën