TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjinushi propozon Fatos Kongolin për çmimin Nobel

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Gjinushi propozon Fatos Kongolin për çmimin Nobel

Në vitin 2022 Kryetari i Akademisë së Shkencave akademike Skënder Gjinushi i shkroi një letër Akademisë Suedeze të Shkencave, në emër të Kryesisë, për ta nominuar akademikun Fatos Kongolin, shkrimtar me njohje kombëtare e ndërkombëtare, si kandidat për çmimin “Nobel”.

Bashkë me të edhe kandidatin tradicional prej më shumë se 30 vjetësh Ismail Kadarenë, të ndjerin Luan Starova, shkrimtar i vetëpërkthyer në tri gjuhë dhe Carmine Abate-n, shkrimtar arbëresh në letërsinë bashkëkohore italiane.

Letra e Skënder Gjinushit

Kam nderin të paraqes më poshtë nominimin për konkursin e çmimit Nobel në Letërsi.

Unë propozoj shkrimtarin shqiptar Fatos Kongoli, një nga autorët më të shquar të letërsisë bashkëkohore shqipe, të botuar dhe të vlerësuar në vendin tonë dhe jashtë saj. Ai studioi dhe u diplomua për matematikë, por që në fillimet e tij të karrierës punoi si redaktor dhe gazetar letrar. Dhe në një kohë shumë të shkurtër ai ia kushtoi energjitë e tij tërësisht punës krijimtarie, në fillim si tregimtar i dalluar dhe gjatë gjithë viteve të jetës së tij si romancier. Kongoli është autor i 16 romaneve, shumë prej të cilëve janë përkthyer dhe botuar në disa gjuhë (në Francë, Itali, Zvicër, Greqi, Gjermani, Britani të Madhe, Spanjë, Japoni, Poloni, Sllovaki, Serbi dhe në Esperanto). Shumë prej romaneve të tij janë ribotuar.

Vepra e Fatos Kongolit tërhoqi menjëherë vëmendjen dhe emocionet e lexuesve shqiptarë dhe të huaj, sepse pasqyronte dramën e individit në periudhën e diktaturës dhe tranzicionit. Përballja e qytetarit me absurditetin e jetës, dramat e tij të brendshme, depërtimi në psikikën e njerëzit e shtypur, krijimi i antiheroit, në kundërshtim me konceptin e realizmit socialist, etj., përfaqësojnë subjektet kryesore krijuese të Kongolit. Boshti i gjithë veprës së tij është kriza ekzistenciale e shqiptarëve në periudhën e diktaturës dhe tranzicionit, e cila ende paraqitet si e pakapërcyeshme.

Paradokset njerëzore, ironia e realitetit të kaluar dhe situatat absurde, synimi për të çliruar njeriun e traumatizuar nga kriza e identitetit, nuk e kthejnë romancierin Kongoli në një shkrimtar të vrazhdë; përkundrazi, me një ndjenjë të thellë humaniste, vepra e tij thekson se shpëtimi i njeriut vjen nga dashuria njerëzore. Tema e absurdit në shumicën e romaneve të tij, si dhe depërtimi në pjesën e fshehtë të shpirtit njerëzor ka bërë që shtypi francez ta përshkruajë atë si një përzierje të Beckett-it dhe Dostojevskit. Por më i dukshëm është paralelizmi i personazheve Kongolis me filozofinë e absurdit në veprën e Albert Camus.

Romanet e F. Kongolit janë një konfirmim i prozës moderne shqiptare, e cila i kapërcen kufijtë, duke hyrë në universin e letërsisë bashkëkohore botërore. Për këto karakteristika thelbësore Fatos Kongoli është vlerësuar vazhdimisht me disa çmime prestigjioze kombëtare, si dhe ndërkombëtare, si çmimi ndërkombëtar Balkanika (Sofje-Bullgari, 2002). Mban titullin Mjeshtër i Madh (Tiranë 2012) dhe titullin Kalorësi i Legjionit të Nderit (Chevalier de Légion d’Honneur, Paris 2010). Presidenti i Francës u shpreh për Kongolin: Vendi im e vlerëson thellësisht madhështinë e punës suaj. Shkrimi i letërsisë është një art vuajtjeje dhe vetmie

Në 80-vjetorin e Kongoli, anëtar i Akademisë së Shkencave do të organizohet një veprimtari për të festuar në nderim të tij, nga Botimet “Toena” dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë./tch

 

Top Channel

ShareTweet

Postime të ngjashme

PriFest: Mirë se vjen në shtëpi “DUA”

PriFest: Mirë se vjen në shtëpi “DUA”

Kurti ndan çmimin për filmin më të mirë në garën kombëtare të DokuFEST-it

Kurti ndan çmimin për filmin më të mirë në garën kombëtare të DokuFEST-it

Nis “Green Fest” në Mitrovicë, merr pjesë U.d. Presidentja Haxhiu

Nis “Green Fest” në Mitrovicë, merr pjesë U.d. Presidentja Haxhiu

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, ndan 100 mijë euro për DokuFest-in

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, ndan 100 mijë euro për DokuFest-in

Nënshkruajnë marrëveshje Sami Lushtaku dhe Fitore Pacolli për financimin e programeve të banimit në Skenderaj

Nënshkruajnë marrëveshje Sami Lushtaku dhe Fitore Pacolli për financimin e programeve të banimit në Skenderaj

“Taranto 2026”: Kosova triumfon ndaj Maqedonisë së Veriut

“Taranto 2026”: Kosova triumfon ndaj Maqedonisë së Veriut

Rizvanolli reagon lidhur me vagonët e riparuar në Serbi thotë se ka ndodhur edhe në vitin 2017

Rizvanolli reagon lidhur me vagonët e riparuar në Serbi thotë se ka ndodhur edhe në vitin 2017

Gjendet pa shenja jete në ujë një 18-vjeçar nga Kosova në Shëngjin

Gjendet pa shenja jete në ujë një 18-vjeçar nga Kosova në Shëngjin

“Arma ishte me leje, lëndimet ishin të rënda”, Nazmi Zogaj flet për vrasjen e gruas shtatzënë në Malishevë

“Arma ishte me leje, lëndimet ishin të rënda”, Nazmi Zogaj flet për vrasjen e gruas shtatzënë në Malishevë

Ish-kongresisti amerikan Joe DioGuardi deklaron se Kosova duhet ta ketë sa më shpejt një president

Ish-kongresisti amerikan Joe DioGuardi deklaron se Kosova duhet ta ketë sa më shpejt një president

Siria dhe Izraeli zhvillojnë bisedime të ndërmjetësuara nga SHBA në Jordani

Siria dhe Izraeli zhvillojnë bisedime të ndërmjetësuara nga SHBA në Jordani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën