TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

25-vjetori i rënies së Sali Çekajt, bashkëluftëtarët vlerësojnë figurën dhe kontributin e tij

Për nder të 25 vjetorit të rënies së heroit Sali Çekajt, të premten u mbajt manifestim tradicional. Të pranishëm ishin bashkëluftëtarët e tij të Betejës së Koshares dhe familjarët. Në këtë vit nuk munguan emocionet kur kujtuan figurën e Çekajt dhe takimet e fundit me të.

by Fetije Kamberi
2 vjet ago
0
A A
25-vjetori i rënies së Sali Çekajt, bashkëluftëtarët vlerësojnë figurën dhe kontributin e tij

Për nder të 25-vjetorit të rënies, fotografia e tij u vendos edhe si brosh.

Për Sali Çekajn nuk mungoi epiteti “Heroi i Kombit”.

Në nderim të tij dhe të gjithë të rënëve u mbajt edhe një minutë heshtje.

Në këtë manifestim tradicional fjalën e mori edhe mbesa e Çekajt, Leona Berisha.

Ajo buzë-dridhur rrëfeu krenarinë për të gjyshin.

“Sot, po bëhen 25 vite, një çerek shekulli që kur gjyshi im Saliu flijua për atdhe, siç mund të kuptoni sigurisht unë kam lindur shumë pas atij flijimi dhe nuk kam pasë fatin të njoh gjyshin Sali por nga familja dhe shumë prej jush kam trashëguar kujtimet për të, që kurrë nuk do të shuhen”, tha ajo.

Në këtë manifestim morën pjesë edhe bashkëluftëtarët e tij të Brigadës 138 “Agim Ramadani”.

Dy prej tyre folën për takimet e fundit me Çekajn dhe figurën e tij.

Në këtë përvjetor, anëtarët e kësaj shoqate i ndanë dy çmime për veprimtari të dalluar.

Ky çmim iu nda dy laureatëve, Joseph DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi.

Kongresmeni amerikan DioGuardi që është me prejardhje shqiptare falënderimet i bëri online duke kujtuar kohën në Kosovë.

“Më kujtohet, kur hyra në hotel, nga dhoma në katin e dytë e hapa dritaren dhe thashë, në emër të Fan Nolit: ‘Oj Kosovë, mos ke frikë, se ke djemtë në Amerikë’”, tha ai.

“Në vitin 1989, Xho bëri rrugëtimin e parë, që ishte sekret, për në Beograd dhe Prishtinë për të konfrontuar Sllobodan Millosheviqin dhe për të dëshmuar personalisht okupimin brutal serb.

Në këtë manifestim, u interpretuan edhe këngë nga Grupi Trio “Forte” në nder të heroit Sali Çekaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Investimet në infrastrukturë vazhdojnë, rruga në Lubizhdë pritet të asfaltohet në gusht

Investimet në infrastrukturë vazhdojnë, rruga në Lubizhdë pritet të asfaltohet në gusht

Haziri mohon marrëveshje LVV–LDK për ndarje postesh: Shkrimet janë të pavërteta

Haziri: LDK u përket idealistëve, koha t’i kthehemi anëtarësisë

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

​I shpenzuan 200 euro nga kartela e huaj bankare, hetohen dy persona

Policia sekuestron armë, thika dhe mjete të tjera të kundërligjshme në Skenderaj

Dafina Zeqiri feston ditëlindjen e parë të Daskanit me një dedikim të veçantë

Policia Kufitare e Shqipërisë shpëton 11 emigrantë në det pranë grykëderdhjes së Vjosës

Policia Kufitare e Shqipërisë shpëton 11 emigrantë në det pranë grykëderdhjes së Vjosës

Festa e 28 Nëntorit, Rama uron shqiptarët: Gëzuar Ditën e Pavarësisë

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Shqipëria qëndon e palëkundur pranë popullit ukrainas

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

​I shpenzuan 200 euro nga kartela e huaj bankare, hetohen dy persona

Policia sekuestron armë, thika dhe mjete të tjera të kundërligjshme në Skenderaj

Policia sekuestron armë, thika dhe mjete të tjera të kundërligjshme në Skenderaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën