TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

25 vjet burgim për vrasjen e 7 nëntorit 2024 në Gjilan

by Tëvë1
4 muaj ago
2
A A
25 vjet burgim për vrasjen e 7 nëntorit 2024 në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve V. S. dhe F. M., për veprat penale vrasje e rëndë, mbajtje në pronësi apo kontroll të paautorizuar të armëve dhe dhënie e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale.

Sipas komunikatës së gjykatës, i akuzuari V. S. është dënuar me 25 vjet burgim për vrasjen e të ndjerit S. O.. Gjykata ka konstatuar se vrasja është kryer “me dashje dhe në shenjë hakmarrjeje, për shkak të një konflikti fizik të ndodhur dy vjet më parë”.

Në njoftim përshkruhet mënyra e kryerjes së veprës penale:

“…me të arritur me biçikleta të pandehurit V. S. dhe F. M., përballë lokalit berber shop ‘D…’, aty i pandehuri V. e vëren të ndjerin S., i cili ishte duke hyrë në veturë; me ta vërejtur përnjëherë e repetit revolen e prodhimit ‘Zoraki’… i ofrohet afër dhe me një predhë e godet të ndjerin S. në anën e pasme të shpinës… derisa ishte i rrëzuar, ofrohet i pandehuri V., e godet dy herë me grusht dhe një herë me shqelm, e më pas të pandehurit me shpejtësi largohen në drejtim të panjohur, derisa i ndjeri S. O. ndërron jetë.”

I akuzuari V. S. është shpallur fajtor edhe për veprën penale të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Ndërkohë, i akuzuari F. M. është shpallur fajtor dhe dënuar me 8 vjet burgim për dhënien e ndihmës kryesit pas kryerjes së veprave penale. Në komunikatë thuhet:

“I akuzuari F. M., nga data 07.11.2024 e deri më 12.11.2024, në vende të ndryshme në Gjilan, me dashje ka ndihmuar të pandehurin V. S. në fshehjen – moszbulimin e kryesit të veprës penale… dy të pandehurit së bashku largohen me biçikleta, i lënë ato në një shtëpi të pabanuar, marrin taksi dhe strehohen në fshatin Livoç i Ultë deri më 12.11.2024, kur dorëzohen në polici.”

Gjykata ka nxjerrë gjithashtu aktvendim të veçantë me të cilin u vazhdohet masa e paraburgimit të pandehurve V. S. dhe F. M., deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, pas pranimit të aktgjykimit.

Tags: GjilanGjykata ThemeloreTeve1Vrasje
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dugolli: Edi Rama dhe të tjerë ishin në Kosovë, kishte plane të brendshme dhe të jashtme për zgjedhje

Dugolli: Edi Rama dhe të tjerë ishin në Kosovë, kishte plane të brendshme dhe të jashtme për zgjedhje

Dugolli: PDK e LDK kanë qenë të prerë se nuk e mbështesin Osmanin për presidente

Dugolli: PDK e LDK kanë qenë të prerë se nuk e mbështesin Osmanin për presidente

Vdes një 27-vjeçar në rrugën Mitrovicë–Prishtinë pas goditjes nga vetura

Hoxhaj kritikon Osmanin për mënyrën e nxjerrës së dekretit për zgjedhjet e reja

​Shqipëria rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Hoxha: Prioritet i padiskutueshëm

​Shqipëria rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Hoxha: Prioritet i padiskutueshëm

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hendboll, Kosova mposhtet në Tuzla në ndeshjen e parë me Bosnjë-Hercegovinën

Hendboll, Kosova mposhtet në Tuzla në ndeshjen e parë me Bosnjë-Hercegovinën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën