TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

25 raste të reja me fruth janë regjistruar gjatë javës së fundit në Kosovë

by teve1
2 muaj ago
1
A A
25 raste të reja me fruth janë regjistruar gjatë javës së fundit në Kosovë

25 raste të reja me fruth janë regjistruar në Kosovë vetëm gjatë javës së fundit, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Sipas përditësimit të fundit të IKShPK-së, nga 16 prilli deri më 17 gusht 2026, në Kosovë janë raportuar gjithsej 137 raste të konfirmuara me fruth.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në Prishtinë, me 47 raste, pasuar nga Fushë-Kosova me 34, Ferizaj me 12, Obiliqi me 8, si dhe Kaçaniku dhe Lipjani me nga 7 raste.

Ndërkaq, Skenderaj, Vushtrria dhe Drenasi kanë nga 3 raste, ndërsa Gjilani, Shtimja, Shtërpca dhe Deçani nga 2 raste.

Me nga një rast janë komunat Gjakovë, Graçanicë, Mitrovicë, Podujevë dhe Viti.

Në komunat ku është regjistruar numri më i lartë i rasteve, ekipet e vaksinimit kanë intensifikuar aktivitetet gjatë javës së fundit.

“Në Prishtinë, Fushë Kosovë, Ferizaj, Obiliq, Vushtrri dhe Skenderaj, gjithsej 276 fëmijë të vonuar për vaksinim janë vaksinuar me vaksinën MMR, sipas kalendarit të rregullt të imunizimit”, bëhet e ditur në njoftim.

IKShPK u ka bërë thirrje qytetarëve që, në rast të shfaqjes së simptomave të dyshimta për fruth, si temperaturë e lartë, skuqje ose ndryshime në lëkurë, kollë, rrufë apo konjuktivit, të paraqiten menjëherë në institucionin më të afërt shëndetësor.

Instituti ka theksuar se, për shkak të infektueshmërisë së lartë të fruthit dhe rrezikut të përhapjes në komunitet, prindërit dhe kujdestarët duhet të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve dhe të sigurojnë vaksinimin e tyre sipas kalendarit të rregullt në qendrat e mjekësisë familjare.

“Vaksinimi mbetet mënyra më e sigurt dhe më efektive për parandalimin e fruthit, uljen e përhapjes së sëmundjes në komunitet dhe mbrojtjen e shëndetit publik”, theksohet në fund të njoftimit./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Njësia B1 e TC Kosova B rikthehet në operim

KEK njofton se është rikthyer njësia B2 e TC Kosova B

​Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme sot për vrasjen e Arlinda Zekajt

​Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme sot për vrasjen e Arlinda Zekajt

Mashtroi qytetarët duke u paraqitur si përfaqësuese e një OJQ-je, i ngritët aktakuzë

Prokuroria e Pejës njofton se kishte ngritur aktakuzë ndaj bashkëshortit të Arlinda Zekajt

Shiroka-Pula dhe myftiu Tërnava diskutuan për rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare

Shiroka-Pula dhe myftiu Tërnava diskutuan për rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Xhaka premton rikthimin e Sunderlandit

Fenerbahçe pret rikthimin e Muriqit në stërvitje

Muriqi paralajmëron Osimhenin dhe Galatasarayn

Tre palestinezë, përfshirë një fëmijë, vriten në sulmet e fundit izraelite në Gaza

Tre palestinezë, përfshirë një fëmijë, vriten në sulmet e fundit izraelite në Gaza

Jashari largohet nga Milani, Juventusi e monitoron

Jashari thotë se Modriqi i jep vetëbesim

Njësia B1 e TC Kosova B rikthehet në operim

KEK njofton se është rikthyer njësia B2 e TC Kosova B

Avdullahu në 11-shen e javës në Bundesligë

Avdullahu në 11-shen e javës në Bundesligë

​Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme sot për vrasjen e Arlinda Zekajt

​Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme sot për vrasjen e Arlinda Zekajt

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën