TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​24 vjet nga vdekja e Jashar Salihut

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
​24 vjet nga vdekja e Jashar Salihut

Sot, mbushen 24 vjet nga vdekja e Jashar Salihut, përfaqësuesit të parë diplomatik në Zvicër të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, njëherësh ish-kryetar i Këshillit për Administrimin e Fondit “Vendlindja thërret”.

Qe nga vitet e 70-ta, Jashar Salihu ishte anëtar i Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe viseve shqiptare në Jugosllavi. Ai ishte ndër anëtarët më aktivë të grupeve ilegale të asaj kohe që vepronte brenda organizatës ilegale Komiteti për Deçanin, në kuadër të lëvizjes së udhëhequr nga veprimtari Jusuf Gërvalla.

Bashkë me vëllain e tij Hajdarin, ishin dalluar për guximin politik që haptazi iu kundërviheshin qëndrimeve e veprimeve nga ish-qendrat komuniste të organizuara përmes komiteteve komunale, që binin ndesh me synimet dhe idealet e lëvizjes së mirëfilltë kombëtare për çlirim nga pushtimet sllave.

Vite më vonë vëllezërit Salihu, punuan si profesorë në shkollën e mesme “Vëllezërit Frashëri” gjimnazi në Deçan. Më 1 maj 1990, do ta drejtojë tubimin te Verërat e Llukës, ku kishte mbi 500 mijë të pranishëm nga të gjitha trevat shqiptare, ku do të arriheshin 106 pajtime – 62 gjaqe, 25 plagë dhe 19 ngatërresa.

Në fund të atij viti e arrestojnë dhe e torturojnë barbarisht. Por, asgjë nuk përfundon me kaq – ndjekja e tij do të vazhdojë tutje derisa e detyrojnë të merr rrugën e mërgimit. Veprimtaria e tij politike në kuadër të ish-Lëvizjes Popullore të Kosovës vetëm se do të shënojë ngritje dhe dimensione të reja.

Duke qenë paraprakisht në hierarkinë më të lartë drejtuese të saj, me nismën e tij në vitin 1993 do të formohet Fondi “Vendlindja thërret”, në funksion të formimit të vetëfinancimit të luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Qe nga koha e themelimit, Jashar Salihu ka qenë kryetar i Këshillit për Administrimin e Fondit “Vendlindja thërret”. Në sensibilizimin e opinionit perëndimor me të vërtetën për luftën e drejtë të Kosovës kundër forcave kriminale të Sllobdan Millosheviqit, roli i Jasharit është i pazëvendësueshëm, dhe rrjedhimisht, po dëshmohej se jo rastësisht në kuadër të Drejtorisë Politike të UÇK-së. Ai ishte anëtar i Grupit për Marrëdhënie me Jashtë, ndërsa më vonë do të jetë përfaqësuesi i parë diplomatik i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës në Zvicër, shkruan KP.

“Shqiptarët e Kosovës janë evropianë dhe nuk kanë lidhje me vendet islamike. Ata janë të vendosur të luftojnë deri në fund”, i ka deklaruar Jashar Salihu gazetës amerikane “The Christian Science Monitor”, të datës 16 prill 1998, duke mbrojtur kështu dhe përhapur të vërtetën për shqiptarët dhe vlerat civilizuese perëndimore të luftës së UÇK- së, njëkohësisht duke demantuar propagandën antishqiptare të regjimit kriminal të Millosheviqit dhe satelitëve të tij.

Jashar Salihu u lind në Batushë më 10 shkurt 1953. Shkollimin fillor e kreu në Molliq, ndërsa atë të mesëm në Gjakovë. Fakultetin Filozofik e mbaroi në Prishtinë, ku studioi gjuhën angleze. Vdiq më 16 dhjetor 2000, në spitalin e kantonit Aarau të Zvicrës.

Tags: "Vendlindja thërret"Jashar SalihuLëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Podujevë

Konjufca takon Sorensenin në Bruksel: Dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke

Konjufca takon Sorensenin në Bruksel: Dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke

​PSD me aksion: Vjosa Osmani po e përdorë LDK-në si “Kali i Trojës”

​PSD me aksion: Vjosa Osmani po e përdorë LDK-në si “Kali i Trojës”

Goditet nga vetura një person në Fushë-Kosovë

Arrestohet një 22-vjeçar në Prizren, policia i gjen pistoletë dhe thikë

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Podujevë

Sergio Ramos bëhet pronar i Sevillas

Sergio Ramos bëhet pronar i Sevillas

Flick konfirmon kontratën e re me Barcelonën

Flick konfirmon kontratën e re me Barcelonën

Konjufca takon Sorensenin në Bruksel: Dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke

Konjufca takon Sorensenin në Bruksel: Dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke

Eliminohen Lakers, James i pasigurt për të ardhmen

Eliminohen Lakers, James i pasigurt për të ardhmen

​PSD me aksion: Vjosa Osmani po e përdorë LDK-në si “Kali i Trojës”

​PSD me aksion: Vjosa Osmani po e përdorë LDK-në si “Kali i Trojës”

Goditet nga vetura një person në Fushë-Kosovë

Arrestohet një 22-vjeçar në Prizren, policia i gjen pistoletë dhe thikë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën