TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​24 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, Ahmeti: Shqiptarë e maqedonas ndërtuan së bashku Maqedoninë e re

by TËVË 1
11 muaj ago
1
A A
​24 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, Ahmeti: Shqiptarë e maqedonas ndërtuan së bashku Maqedoninë e re

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka thënë se 24 vjet më parë “shqiptarë e maqedonas ia shtrinë dorën njëri-tjetrit për të ndërtuar një Maqedoni të re”. Pas më shumë se dy dekadave prej marrëveshjes, Ahmeti tha se ka pasur shumë të arritura, teksa përmendi edhe anëtarësimin në NATO dhe nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në fjalën e tij për 24-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, kryetari i BDI-së tha se janë ndërtuar universitete, institucione kulturore e të identiteteve.

“24 vjet më parë, shqiptarë e maqedonas ia shtrinë dorën njëri-tjetrit për të ndërtuar një Maqedoni të re, të barabartë dhe të integruar në NATO e në BE, nëpërmjet Marrëveshjes paqësore të Ohrit, të garantuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Bashkë ndryshuam Kushtetutën dhe miratuam pjesën normative të Marrëveshjes së Ohrit, përfshirë edhe rregullimin e zbatimit të gjuhës shqipe, flamurin kombëtar, arsimin sipëror, përfaqësimin e drejtë dhe shumë ligje të tjera”, tha Ahmeti.

Ndër vite, Ahmeti tha se drejtuan Kuvendin dhe të gjitha ministritë por edhe “duke kulmuar me pozitën e premtuar dhe të realizuar të kryeministrit të parë shqiptar”.

“Kontributi jonë në shtet rezultoi me marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore, anëtarësim në NATO dhe nisje të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nga të gjitha këto dhe shumë të tjera, fitoi shteti jonë i përbashkët dhe nuk humbi askush. Të gjitha të arriturat në 24 vitet e kaluara i bëmë bashkë, edhe me VMRO-në edhe me LSDM-në, si dhe me miqtë tanë ndërkombëtarë. Këto të arritura janë vet shteti, janë themeli i stabilitetit, sigurisë dhe ardhmërisë së vendit tonë”, shtoi ai.

Ai tha se të gjithë duhet të bëhen bashkë që çerekshekulli i Marrëveshjes së Ohrit “të na gjejë ballë-lartë si dje e jo të përkulur, nënçmuar e të përbuzur si sot”.

“Ndërsa, atyre që nga ekranet televizive e mësuan historinë, që s’kanë asnjë kontribut në të arriturat dhe proceset kombëtare, e që asnjëherë nuk e fituan besimin e popullit, por u përzgjodhën nga tjetri për t’ia bërë hyzmetin të keqës, ju them që: Trimëria pas luftës e urtësia pas kuvendit nuk VLEN. Me e njoftë veten është urti, me e qeverisë veten, është trimni. Prandaj, kur hapet dera, rritet ndera. Ne po bëhemi bashkë, si asnjëherë më parë, të zënë pas rrënjësh e jo pas degësh, jo hyzmeçar e qiraxhi, por krenarë e të përkushtuar për ti dal Zot kushtrimit popullor për dinjitet kombëtar, o sot o kurrë! Të bëhemi bashkë, të gjithë, i madh e i vogël, burra e gra, që çerek shekulli i Marrëveshjes së Ohrit të na gjejë ballë-lartë si dje e jo të përkulur, nënçmuar e të përbuzur si sot!”, ka përfunduar Ahmeti, shkruan KP.

24 vjet më parë është nënshkruar Marrëveshja Kornizë e Ohrit mes shqiptarëve dhe maqedonasve për raporte të reja shoqëroro-politike dhe ndërtimin e mëtutjeshëm të shtetit.

Kjo marrëveshje u bë me asistimin e bashkësisë ndërkombëtare pas një konflikti të armatosur, i cili ndodhi në vitin 2001.

Tags: ali ahmetiMarrëveshja e OhritTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Laurinë Gashi fiton medalje të bronztë në Kupën Evropiane

Laurinë Gashi fiton medalje të bronztë në Kupën Evropiane

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje këmbësorin në Bresje

Tre persona të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet 47-vjeçari i dyshuar për vjedhje dy ditë më parë në Obiliq

​Mbi 300 mijë turistë brenda 5 muajve, Hasani: Turistët po keqinformojnë për sigurinë në Kosovë

​Mbi 300 mijë turistë brenda 5 muajve, Hasani: Turistët po keqinformojnë për sigurinë në Kosovë

Laurinë Gashi fiton medalje të bronztë në Kupën Evropiane

Laurinë Gashi fiton medalje të bronztë në Kupën Evropiane

Merlier fiton titullin e dytë rradhazi në Tour de France

Merlier fiton titullin e dytë rradhazi në Tour de France

Parlamenti i sapozgjedhur i Sirisë mban seancën e parë, presidenti Sharaa thirrje për “kapitull të ri”

Parlamenti i sapozgjedhur i Sirisë mban seancën e parë, presidenti Sharaa thirrje për “kapitull të ri”

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje këmbësorin në Bresje

Tre persona të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet 47-vjeçari i dyshuar për vjedhje dy ditë më parë në Obiliq

15-vjeçari mbytet në lumin e Beratit

15-vjeçari mbytet në lumin e Beratit

SHBA: Ngushtica e Hormuzit është e hapur, Irani nuk e kontrollon

SHBA: Ngushtica e Hormuzit është e hapur, Irani nuk e kontrollon

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën