Një 24 vjeçar është therur më thikë në orët e mbrëmjes së të mërkurës në rrugën “Isa Boletini”, pranë stacionit të autobusëve në Gjilan.
Personi i lënduar është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente dhe më pas është transferua në MIQ për trajtim të mëtutjeshëm, kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.
Ndërkaq, i dyshuari për therjen e 24-vjeçarit ende mbetet në arrati.
“Sipas hetimeve të para mësohet se viktima është i moshës 24 vjeqar i cili me urgjencë është dergu në qendrën emergjente këtu në Gjilan dhe më pas për shkak të lëndimeve dërgohet në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejmë. I dyshuari i këtij rasti i njohur për policinë është vënë në kërkim policor. Policia e Kosovës po punon intensivisht në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, ka deklaruar për tëvë1.info, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani./teve1.info/