TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Bislimi: Rregullorja e BQK-së që e ndalon dinarin serb hyn në fuqi nesër

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Bislimi: Gjykatat janë të pavarura nga Qeveria, duhet të vendosin pa ndërhyrje nga jashtë

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës e cila, ndër të tjera parasheh ndalimin e përdorimi9t të dinarit serb do të hyj në fuqi nesër (e enjte), raporton teve1.info

Bislimi këtë e bëri të ditur gjatë një konference për medie, derisa tha se kjo rregullore ndalon edhe përdorimin e kartëmonedhës 500 euroshe dhe disa ndryshime tjera.

Ai shtoi se tentativat e trajtimit të kësaj rregulloreje vetëm në aspektin ndalimit të dinarit janë politike dhe dashakeqe.

“Objekt i rregullores nuk ka qenë dhe as nuk është caktimi i monedhës zyrtare në qarkullim meqë kjo është e caktuar shumë më herët. Njësoj nuk ka qenë fokus i kësaj rregulloreje ndalimi i qarkullimit të ndonjë monedhe sepse edhe kjo ka qenë dhe vazhdon të jetë e rregulluar në Kushtetutën tonë si akti më i lartë juridik. Andaj çfarëdo tentative që rregullorja të trajtohet nga, ose vetëm nga aspekti i ndalimit të përdorimit të një monedhe të caktuar, në rastin më të mirë përbënë mosnjohje të rregullores apo kompetencave të BQK-së, por edhe tendencë për keqpërdorim të caktuar për interesa jofisnike e politike. Në nxjerrjen e kësaj rregulloreje BQK është kujdesur në maksimum për ruajtjen e pavarësisë së saj të plotë si institucionale ashtu edhe menaxheriale. Të gjitha këto hyjnë në fuqi nesër. Tentativat e hyrjes në fuqi të interpretohet vetëm nga këndi i ndikimit që do të ketë në transportimin e valutave në dinarë e shpërfill rregulloren në tërësi dhe devalvon të gjitha këto aspekte të rëndësishme që rregullojnë operacionet me para të gatshme në vend”, u shpreh Bislimi.

Bislimi bëri të ditur se një vendim i tillë është diskutuar edhe një ditë më parë me emisarin e BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Asnjë nga kërkesat e palëve të involvuara e sidomos për miqtë tanë ndërkombëtarë nuk e vë në dyshim ligjshmërinë e rregullores së BQK-së. Nuk e vë në dyshim as faktin që BQK është institucioni i vetëm që dizajnon dhe zbaton politikën monetare në vend. Nuk e vë nën dyshim që me gjithë këtë proces BQK është institucion i pavarur dhe që në këtë dizajnim të politikave monetare BQK i nënshtrohet vetëm Kushtetutës tonë dhe standardeve më të avancuara ndërkombëtare. E vetmja brengë e partnerëve tanë ka të bëjë me domosdoshmërinë që për përshtatjen eventuale të operimit nën ombrellën e re të operimeve ata qytetarë që kanë pranuar transfere nga Serbia të kenë pak më shumë kohë në dispozicion dhe të jenë të informuar më mirë. Nga kjo sa u tha më lartë bëhet e qartë se siguresa parësore është sigurimi i një tranzicioni të lehtësuar dhe siguria te qytetarët serb”, tha Bislimi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndihmës-sekretari amerikan nesër në Kosovë, takohet me Kurtin dhe liderët e partive

Ndihmës-sekretari amerikan nesër në Kosovë, takohet me Kurtin dhe liderët e partive

Nimani: Më mirë marrëveshje politike sesa aventurat me emra që s’konsolidojnë shumicën

Nimani: Më mirë marrëveshje politike sesa aventurat me emra që s’konsolidojnë shumicën

Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në disa komuna të Kosovës

Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në disa komuna të Kosovës

Ukshini: Mënyra e arrestimit të Metës është dështim i Policisë, as Edi Rama s’është ndjerë mirë

Ukshini kritikon Osmanin: Nëse e dinte për tensionet nga Serbia, pse nuk veproi?

Kurti për kadetët e rinj: Ata e ato nga sot nisën shërbimin në uniformë, me nder e integritet

Kurti për kadetët e rinj: Ata e ato nga sot nisën shërbimin në uniformë, me nder e integritet

E mërkura me temperatura deri në 33°C

Fundjava sjell rikthimin e vapës – Temperaturat pritet të shkojnë deri në 33°C

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X