TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Përurohet Parku i Biznesit në Viti

nga Lindrit Zejnullahu
2 vjet më parë
0
A A
Përurohet Parku i Biznesit në Viti

Sot është bërë përurimi i Parkut Industrial në fshatin Budrikë të Vitisë. Kryeministri Albin Kurti tha se kjo do i kontribuojë rritjes ekonomike të vendit, e ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari tha se po fuqizojnë prodhimet vendore. Teksa kryetari i Komunës kërkoi më shumë investime të tilla në atë pjesë të vendit.

Fillimisht po sigurohen që të bëhen të gjitha përgatitjet para nisjes së ceremonisë.

E më pas, përfaqësuesit e nivelit lokal dolën në pritje të atyre të nivelit qendror.

Me të arritur kryeministri Albin Kurti e ministrja e Industrisë e Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari filloi ceremonia e inaugurimit të parkut të Biznesit në Budrikë të Vitisë.

Gjatë fjalës së tij, Kurti vlerësoi se ky park do të ketë kontribut të rëndësishëm për rritjen e zhvillimit ekonomik dhe rajonal.

“Do të mbështesë investimet e përgjegjshme dhe të qëndrueshme të bizneseve tona, nga diaspora dhe investime të huaja; mandej do të nxisë veprimtari prodhuese dhe përpunuese me teknologji të përparuar; do të ofrojë punësim dhe aftësim për të rinjtë tanë si shtyllë e zhvillimit dhe transformimit progresist të vendin tonë; si dhe do të rrisë bashkëpunimin ndërmjet bizneseve dhe promovimin e tyre, për një ekosistem inovativ me rritje të konkurrueshmërisë, për më shumë eksporte e më pak deficit tregtar”, ka thënë Kurti.

E ministrja Hajdari, thekson se me investime si kjo, po ngrisin vlerën e prodhimeve vendore karshi atyre ndërkombëtare.

Kurse, kryetari i Komunës, Sokol Haliti, po kërkon më shumë investime të tilla nga niveli qendror, për shkak siç thotë edhe pozitës së mirë të kësaj komune.

Pas përfundimit të fjalimeve, u bë edhe prerja e shiritave në hyrje të këtij Parku Biznesor.

Më pas, krerët institucional vazhduan vizitën brenda hapësirave të kësaj zone ekonomike, e ku u shërbyen me një koktej rasti.

Ky investim i realizuar nga MINT kap vlerën e 1.7 milionë eurove, në një hapësirë prej 15 hektarë e gjysmë e ku pritet të vendosen rreth 30 biznese.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndihmës-sekretari amerikan nesër në Kosovë, takohet me Kurtin dhe liderët e partive

Ndihmës-sekretari amerikan nesër në Kosovë, takohet me Kurtin dhe liderët e partive

Nimani: Më mirë marrëveshje politike sesa aventurat me emra që s’konsolidojnë shumicën

Nimani: Më mirë marrëveshje politike sesa aventurat me emra që s’konsolidojnë shumicën

Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në disa komuna të Kosovës

Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në disa komuna të Kosovës

Ukshini: Mënyra e arrestimit të Metës është dështim i Policisë, as Edi Rama s’është ndjerë mirë

Ukshini kritikon Osmanin: Nëse e dinte për tensionet nga Serbia, pse nuk veproi?

Kurti për kadetët e rinj: Ata e ato nga sot nisën shërbimin në uniformë, me nder e integritet

Kurti për kadetët e rinj: Ata e ato nga sot nisën shërbimin në uniformë, me nder e integritet

E mërkura me temperatura deri në 33°C

Fundjava sjell rikthimin e vapës – Temperaturat pritet të shkojnë deri në 33°C

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X