Nënkryetarja e partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kërkuar përgjegjësi për vrasjet e ndodhura mbrëmjen e së mërkurës në kryeqytet, raporton teve1.info
Përmes një statusi në Facebook, Çitaku ka shkruar se vrasje, plaçkitje e rrahje po ndodhin gjithandej, derisa ka thënë se një gjë e tillë është e tmerrshme.
“Dy vrasje brenda natës në kryeqytet.
Përtej dhimbjes dhe solidaritetit me familjarët e viktimave, dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë shkallë të pasigurisë. Vrasje, plaçkitje, rrahje gjithandej.
E tmerrshme”, ka shkruar Çitaku.