Një person është vrarë dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në Runik të Skenderajt, raporton teve1.info
Sipas pamjeve të siguruara nga Teve1, shihen qytetarë brenda lokalit duke bërtitur.
Për Teve1 ka folur edhe një dëshmitar që ishte prezent në lokal në momentin e sulmit me armë, i cili tha se sulmuesi nuk e ka pas në cak një njeri por shtoi se ka shtënë me kallashnikov në drejtim të të gjithë të pranishmëve brenda.