TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Spitali i Pejës e demanton kthimin e drejtorit Haliti në punë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
 Në spitalin e Pejës ka mungesë te infektologëve

Spitali i Përgjithshëm në Pejë e ka mohuar se është kthyer në punë drejtori mjekësor, i shkarkuar për incidentin e futjes së fetusit në lavatriçe, Muhamet Haliti, raporton teve1.info

Përmes një njoftimi në Facebook nga Spitali i Pejës, thuhet se ndaj doktor Halitit është duke u zhvilluar një proces gjyqësor derisa në pozitën menaxheriale të këtij spitali mbetet drejtori i zgjedhur pas shkarkimit të Halitit.

“Institucioni ynë ndjen për obligim të informon opinionin publik se pretendimet e paraqitura nga Dr.Muhamet Haliti për kinse kthimin e tij në pozitën e Drejtorit Mjekësor pozitë nga e cila është shkarkuar nuk qëndrojnë dhe janë të pa vërteta.

Tentimet për njollosjen e organeve udhëheqëse janë të ulëta dhe shpërfaqin frustrimin personal të personit në fjalë.

Për hir të korrektësisë njoftojmë opinionin publik se është duke u zhvilluar një proces gjyqësor në gjykatën e apelit lidhur me validitetin e shkarkimit të tij nga pozita menaxheriale Drejtor Mjekësorë, pozitë që e ka ushtruar mbi 17 vite, sigurisht me përkrahjen e ish pushtetarëve”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Spitalit të Pejës.

Ky reagim ka ardhur pasi një ditë më parë, vet ish drejtori mjekësor, Muhamet Haliti, përmes një statusi në Facebook, kishte shkruar se Gjykata themelore në Pejë e ka shpallur të kundërligjshëm vendimin e drejtorit ekzekutiv të këtij spitali, Fazli Shala, për shkarkimin e tij.

“Ju njoftoj se Gjykata Themelore e Pejës e ka shpallur të kundërligjshëm vendimin e drejtorit ekzekutiv të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, dr. Fazli Shala, me të cilin më kishte shkarkuar padrejtësisht nga pozita e Drejtorit Mjekësor të këtij institucioni shëndetësor, duke tentuar të më bëj padrejtësisht përgjegjës në rastin e futjes së foshnjës (fetusit) në rrobalarëse, në dhjetor të vitit të kaluar.

Drejtësia i ka dhënë fund këtij pretendimi qëllimkeq të z. Shala duke e detyruar të më kthej në pozitën e mëhershme si Drejtor Mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës.

Arsye e këtij skenari të turpshëm të dr. Shales ishte mbrojtja e personave përgjegjës të lidhur me rastin, e që është vet ai si drejtues i spitalit, në aspektin moral, pastaj drejtorit të administratës, që është mik i tij. Mik i politikës. Mik i partisë në pushtet, i Vetëvendosjes, që i solli ata në këto pozita menaxhuese. E qëllimi ishte i qartë, eliminimi i njerëzve me urdhër partiak që kanë bindje tjera politike”, kishte shkruar ish drejtori mjekësor, Muhamet Haliti.

Në Spitalin e Pejës kishte ndodhur një incident muaj më parë, kur fetusi i larguar nga një grua shtatzënë, ishte futur gabimisht në rrobalarësen e spitalit.

Për këtë incident të spitalit kishte shumë reagime derisa stafi menaxherial ku kishte ndodhur ngjarja, ishte shkarkuar nga pozita.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Djali i Salih Mëziut: U identifikuan mbetjet mortore të babait

Djali i Salih Mëziut: U identifikuan mbetjet mortore të babait

Sami Lushtaku reagon nga protesta: Edhe sonte sheshi i stërmbushur

Sami Lushtaku reagon nga protesta: Edhe sonte sheshi i stërmbushur

Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales, Qeveria është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje

Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales, Qeveria është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje

Një muaj paraburgim të dyshuarit për plagosje të dy personave në Mitrovicë

Një muaj paraburgim të dyshuarit për plagosje të dy personave në Mitrovicë

Barcelona e mposhti në udhëtim Sevillan, shkëlqen Raphinha

U kapën me thika, maica me simbole nacionaliste, arrestohen dy persona në Jarinje

U kapën me thika, maica me simbole nacionaliste, arrestohen dy persona në Jarinje

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Çitaku publikon foto nga protesta: Populli në këmbë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën