TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sezoni i ngrohjes pritet të nisë me 15 tetor

by Lendrina Kodrolli
2 vjet ago
0
A A
Sezoni i ngrohjes pritet të nisë me 15 tetor

Stinori i ngrohjes këtë vit pritet të fillojë më 15 tetor, mbi 40 mijë banorë në kryeqytet do të furnizohen me ngrohje nga Termokos. Ndërkaq shtrirja e rrjetit sivjet do të bëhet edhe në disa lokacione të reja.

Gjatë së martës është nënshkruar marrëveshja mes Korporatës Energjetike të Kosovës dhe Termokosit për furnizim me ngrohje për stinorin dimëror 2023/24.

Me arritjen e kësaj marrëveshje hapet rruga që ngrohja të nisë më 15 tetor.

Kjo parasheh që mbi 40 mijë banorë në Prishtinë do të furnizohen me ngrohje sivjet nga Termokos.

“Vitin e kaluar si dhe një pjesë në pjesën e parë të vitit 2023 ka përfunduar kyçja në rrjetin e ngrohjes 141 objekte janë në lagjen Mati I, ndërsa gjatë kësaj vere keni pa punimet në terren përkatësisht në lagjen qendër mbrapa Siriusit kanë qenë 63 objekte banesore që janë kyçur për herë të parë në rrjetin e ngrohjes, kemi 34 objekte të lagjes Arbëria”, ka thënë zëdhënësja e Termokos-it, Afërdita Uka.

Tutje një ndër projektet e tjera që po zhvillon Termokosi është edhe një projekt solar.

“Ky është një projekt kapital i ndërmarrjes në saje të tij do të furnizohen edhe 12 mijë konsumatorë tjerë të rinj, një pjesë e epërme të lagjes Arbëria me ndërtime kolektive dhe një pjesë në Tophane di të kenë mundësi të furnizohen me ngrohje ndryshe nga sistemi që e kemi tash, pra duke e shfrytëzuar energjinë e pastër diellore do të mundësohet fale paneleve solare që do të shtrihen në një pjesë në Shkabaj, është një hapësirë prej 25 hektarësh”, është shprehur Uka.

Projekti për energji diellore nga njohës të çështjeve të mjedisit po konsiderohet i qëlluar dhe me benefite.

“Shihet të shfrytëzohet gjatë dimrit në rezervarë të izoluar, uji i nxehtë që ruhet do ta përdorë termokosi për rritjen e rrjetit për 12 mijë familje, kjo do të ndikojë mirë në cilësinë e ajrit dhe ndotjes në kryeqytet”, tha ambientalisti Sami Makolli.

Sezoni i ngrohjes nga Termokosi do të vazhdojë deri më 15 prill.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeverisjes sonë

Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeverisjes sonë

Elbert Krasniqi thotë se janë numrat për t’u votuar kryetari i Kuvendit

Konstituimi i komunave veriore, Krasniqi: Gjithçka është zhvilluar me rregull

Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë se mësoi për sfidat politike

Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë se mësoi për sfidat politike

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Përleshje mes dy të rinjve në Prizren, theret me thikë një 19-vjeçar

Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeverisjes sonë

Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeverisjes sonë

Nis transformimi 12 milionë euro i stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren

Nis transformimi 12 milionë euro i stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren

Elbert Krasniqi thotë se janë numrat për t’u votuar kryetari i Kuvendit

Konstituimi i komunave veriore, Krasniqi: Gjithçka është zhvilluar me rregull

Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë se mësoi për sfidat politike

Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë se mësoi për sfidat politike

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Përleshje mes dy të rinjve në Prizren, theret me thikë një 19-vjeçar

Skandali i basteve në futbollin turk, arrestohet kapiteni i Fenerbahces dhe mbrojtësi i Galatasarayt! Luajtën ekipin e tyre në skedina

Skandali i basteve në futbollin turk, arrestohet kapiteni i Fenerbahces dhe mbrojtësi i Galatasarayt! Luajtën ekipin e tyre në skedina

Kërkohet vazhdimi i paraburgimit për Thaçin në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaçit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën