TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kadriaj i konsideron populiste dhe varfëruese politikat ekonomike të Qeverisë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kadriaj i konsideron populiste dhe varfëruese politikat ekonomike të Qeverisë

Profesori i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, tha se politikat ekonomike të Qeverisë së Kosovës janë populiste dhe që e varfërojnë qytetarin, raporton teve1.info

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Kadriaj tha se subvencionimi i pajisjeve elektrike dhe ai për izolimin e shtëpive janë të papërballueshme për qytetarët, pasi sipas tij aq sa kushton një pajisje elektrike të cilën e subvencionon qeveria, aktualisht është paga minimale në Kosovë.

“Në vend që të merret me projekte ‘Alfa’ që janë pjesë e investimeve, Qeveria po merret me ato dytësore ose tretësore sepse te pjesa e investimeve si duket nuk po i punon aparati shtetëror apo nuk kanë ide se duhet me pas investime. Kështu që në mungesë të atyre politikave po mundohet ta nxjerrë veten para qytetarëve, po mundohet që përmes këtyre politikave populiste që në fakt në parim shihet që po i ndihmon qytetarit, por duhet ta ketë të qartë që qytetari po varfërohet dhe po blen diçka që nuk e ka në plan. Shembull nëse dëshiron të blen një lavatriçe, duhet t’i ndaj mjetet nga portofoli i vet që të blen diçka pa e pas në plan, përndryshe nuk mund të përfitoj diçka nga qeveria”, tha Kadriaj.

Sipas tij, Qeveria është dashtë ta rris pagën minimale, derisa subvencionimin e energjisë së gjelbër Kadriaj e ka quajtur kozmetikë.

“Nuk janë politika mirë të menduara sepse njëherë duhet të fuqizohet biznesi, të rriten pagat si te sektori privat dhe publik dhe të fuqizohet portofoli i qytetarit. Unë jam për politika liberale që nuk ka nevojë të ndihmoj shteti por të krijoj mundësi që unë të punoj dhe të kem punësim dhe paga të dinjitetshme. Qeveria është dashtë ta garantoj pagën minimale sa më të lartë të ketë paga të dinjitetshme dhe kontrata të dinjitetshme që qytetari vet të mendoj se çka të blej për ekonominë familjare, jo t’ia imponoj. Njëjtë është edhe për izolime, këtu përkrahet qytetari por 55 për qind duhet qytetari të paguaj dhe nëse është 4500 i euro përkrahja maksimale aty i bie maksimumi 5500 euro duhet t’i ndajë qytetari dhe kjo është e papërballueshme dhe diçka që e dëmton qytetarin kur dihet se aktiviteti ekonomik është në rënie dhe kemi edhe masa ekonomike nga BE”, u shpreh Kadriaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Qytetarët po dezinformohen,  armiqtë tanë po gjejnë argatin brenda vendit

Kurti: Qytetarët po dezinformohen, armiqtë tanë po gjejnë argatin brenda vendit

Gjermania mbështet FSK-në me donacion 3 milionë euro

Gjermania mbështet FSK-në me donacion 3 milionë euro

​Haradinaj-Kurtit: Po ushqen zagarë për t’i fyer shqiptarët

​Haradinaj-Kurtit: Po ushqen zagarë për t’i fyer shqiptarët

Kurti: Vullneti i popullit nuk anulohet me dekrete, rruga para nesh nuk duhet të jenë inatet

Irani i përgjigjet Trumpit: Nuk do të tolerojmë ciklin vizioz luftë-negociata

Për Kombëtaren e Kosovës në futboll, diskutohet edhe në Kuvend

Për Kombëtaren e Kosovës në futboll, diskutohet edhe në Kuvend

Google paralajmëron konkurrentin e saj Whoop

Google paralajmëron konkurrentin e saj Whoop

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën