TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Banorët e bllokojnë rrugën pas arrestimit të serbit në Graçanicë, i dyshuar për krime lufte

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Banorët e bllokojnë rrugën pas arrestimit të serbit në Graçanicë, i dyshuar për krime lufte

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb në Graçanicë që dyshohet për krime lufte në Kosovë.

Sipas njoftimit, i arrestuari, i identifikuar me iniciale D.M, dyshohet për veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile.

Ai dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, si gardian në burgun e Lipjanit “në mënyrë sistematike, ka ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime dhe maltretime çnjerëzore dhe të skajshme për jetën ndaj të burgosurve shqiptarë”.

Policia tha se gjatë kontrollit të shtëpisë së dyshuarit ka sekuestruar si prova materiale, sikurse një revole, fishekë, një thikë ushtarake, një shufër metalike, por edhe dokumente, vendime, shënime dhe telefonin e tij personal.

Pas këtij arrestimi, serbët lokalë u mblodhën para stacionit policor në Graçanicë – komunë e banuar me shumicës serbe që gjendet afër Prishtinës – dhe për një kohë të shkurtër bllokuan rrugën kryesore Prishtinë-Gjilan që kalon nëpër këtë komunë, ka raportuar REL.

Ata kërkuan lirimin e të arrestuarit.

Teve1.info ka siguruar pamje të serbëve të revoltuar pas arrestimit të të dyshuarit pë krime lufte të cilët e bllokuan rrugën kryesore në këtë qytet.

Graçanica është një prej gjashtë komunave me shumicë serbe që gjendet në jug të Ibrit.

Për këtë arrestim kanë reaguar nga Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – dhe nga Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe.

Lista Serbe tha se ky arrestim “është i pabazuar”. Kjo parti tha se i arrestuari është Dragisha Millenkoviq, duke shtuar se po bëhet “gjueti për serbët para syve të bashkësisë ndërkombëtare”.

Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe tha se ky arrestim është “plani i hakmarrjes ndaj serbëve” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke mos dhënë asnjë dëshmi për të mbështetur këtë pretendim.

Lufta në Kosovë e viteve 1998/99 përfundoi pas fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër ushtrisë serbe.

Mbi 13.000 civilë besohet se janë vrarë në luftë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur. Të pagjetur janë mbi 1.600 persona – shumica prej të cilëve shqiptarë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Musliu fajëson Kurtin dhe Osmanin për bllokadën institucionale

Musliu fajëson Kurtin dhe Osmanin për bllokadën institucionale

PDK nuk konteston vendimin e Kushtetueses, Musliu thotë se përgjegjësia bie mbi Kurtin

PDK nuk konteston vendimin e Kushtetueses, Musliu thotë se përgjegjësia bie mbi Kurtin

Cakolli: Gjykata nuk i dha veto komuniteteve, rikonfirmoi standardin e ditur kushtetues

Cakolli: Vendimi i Kushtetueses balancon situatën dhe u jep kohë institucioneve

Pozhari: Ka zëra kundër kthimit të Osmanit në LDK, do t’i bashkohet përmes një liste

Emisioni “Info Nata” 25.03.2026

Mustafa: Opozita e interesuar për zgjedhje, shkak momentumi ‘Vjosa’

Mustafa: Opozita e interesuar për zgjedhje, shkak momentumi ‘Vjosa’

Si qëndruan 4 ditë pa bukë e ujë në kulmin e shtëpisë Milazim Duraku me 7 nipat?

Si qëndruan 4 ditë pa bukë e ujë në kulmin e shtëpisë Milazim Duraku me 7 nipat?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën