TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​“22 votat i keni për presidentin”, Deliu i bën thirrje LVV-së për ndryshimet në Ligjin për Specialen

by Tëvë1
37 minuta ago
2
A A
​“22 votat i keni për presidentin”, Deliu i bën thirrje LVV-së për ndryshimet në Ligjin për Specialen

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të miratojë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Një ditë pasi Qeveria e ka rikthyer në Kuvend projektligjin e sponsorizuar nga PDK-ja, deputetja e kësaj partie e konsideron të domosdoshme miratimin e tij, duke thënë se, në këmbim, PDK-ja do t’i vërë në dispozicion 22 votat për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Për KosovaPress, Deliu ka thënë se miratimi i plotësim-ndryshimit të këtij ligji në dy lexime do t’i hapte rrugë një marrëveshjeje politike për presidentin, duke theksuar se vendi ka nevojë për stabilitet dhe një figurë që përafron forcat politike.

“Në rast se do të miratohet ligji brenda dy leximeve, plotësim-ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend, Partia Demokratike e Kosovës do t’i ketë 22 votat në dispozicion për zgjedhjen e presidentit. Ne besojmë që në situata të tilla të nevojës qytetare duhet të gjendet një emër që i kontribuon stabilitetit. Edhe thirrjet e fundit të përfaqësuesve të Komisionit Evropian ishin për stabilitet. Kosova ka nevojë më shumë se kurrë që të ketë stabilitet politik. Por, për të garantuar këtë stabilitet, duhet një reflektim i partisë që ka fituar numrin më të madh të mandateve”, tha ajo.

E pyetur se cili mund të jetë kandidati që do të bashkonte LVV-në dhe PDK-në, ajo nuk ka përmendur ndonjë emër konkret, por ka thënë se presidenti duhet të jetë një figurë që afron forcat politike dhe shmang zgjedhjet e reja parlamentare.

“Unë nuk mund të flas se nga kush mund të vijë, por unë mendoj që të gjithë duhet të jemi të përgjegjshëm për situatën, momentumin politik dhe duhet të jetë dikush që përafron forcat politike, që vendi të mos rrëshqasë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare. Nuk mund të flas sot, sepse ende s’kemi arritur te çështja e presidentit. Dua të besoj në vullnetin e përbashkimit, nëse ai ekziston. Jo të përbashkimit në parime, por në vullnetin e asaj që ka karakterizuar sot Kosovën”, tha ajo.

Deliu ka theksuar se PDK-ja nuk dëshiron zgjedhje të reja, por nuk do të mbështesë vendime që, sipas saj, do të bëheshin zgjatim i pushtetit të LVV-së.

“Nëse s’ka dakordim, ne nuk ikim zgjedhjeve, zgjedhjet nuk i kontribuojnë stabilitetit, por megjithatë, nëse s’ka dakordim, ne nuk mundemi të bëhemi patericë e vendimeve të askujt dhe nuk mund të bëhemi zgjatim i një pushteti, i rritjes së pushtetit që sot nuk do të duhej të ishte momentum që na përbashkon. Nëse partitë që kanë fituar numrin më të madh të ulëseve reflektojnë, janë të vetëdijshëm, siç po deklarohen që janë të shqetësuar me zhvillimet në Hagë, nëse këtë e dëshmojnë në hapa konkretë dhe nuk provojnë që të krijojnë normalitet sikur këto janë temat e politikave tona ditore, atëherë natyrisht që ne nuk kemi rrugë tjetër”, deklaroi ajo.

Duke folur për mundësinë e zgjedhjeve të reja në nëntor, nëse nuk ka zgjidhje për presidentin, Deliu ka thënë se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të jetë pjesë e pashmangshme e fushatës zgjedhore.

Ajo ka përmendur edhe problemet ekonomike dhe sociale me të cilat përballet vendi, përfshirë inflacionin, shëndetësinë, arsimin dhe marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, por ka thënë se, përtej këtyre çështjeve, Kosova po përballet edhe me atë që e ka cilësuar si rrezikim të historisë së luftës.

“Nëse do të ketë zgjedhje, prapë edhe proceset tona zgjedhore nuk mund të shmangen nga aktgjykimi i datës 16. Kushdo që mendon që mund të garojë me programe, unë e kuptoj që qytetarët e Kosovës sot kanë edhe nevoja të tjera dhe ju hyjmë në hak nëse s’flasim edhe për to. Jeta është… inflacioni është tepër i lartë, jeta e secilit qytetar sot është më e rënduar se asnjëherë më parë, shëndetësia është në kolaps, arsimi, kemi parë testet e fundit të PISA-s, raportet tona me partnerët janë më të cenuara se asnjëherë më parë, mirëqenia është e cenuar. Por, karshi të gjitha këtyre problemeve që i ka Kosova, sot po na rrezikohet edhe historia jonë, që ne të cilësohemi si ndërmarrje e përbashkët kriminale. Dikush që potencialisht nënat tona, nënat që kanë gatuar në kohën e luftës, që kanë hapur një derë për një ushtar të UÇK-së, sot mund të cilësohen që janë pjesë e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale, për shkak të një aktgjykimi tërësisht politik që është vendosur më datën 16. Prandaj, edhe zgjedhjet nuk mund të mbahen pa u marrë ne me këtë goditje të rëndë që e ka përshkuar Kosovën”, theksoi ajo.

Deliu është pyetur edhe nëse është penduar për votën pro themelimit të Gjykatës Speciale.

Ajo ka thënë se në kohën kur është votuar themelimi i saj, konteksti politik ka qenë ndryshe, ndërsa ka theksuar se vota e saj ka qenë në përputhje me qëndrimin e atëhershëm të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe krerëve të tjerë të PDK-së.

“Ka qenë komplet dhe tërësisht një kontekst tjetër politik. E thashë, raporti i Dick Martyt, akuza mbi të cilën janë akuzuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës, akuza e padrejtë e sponsorizuar nga qarqet ruse e serbe. Pra, ne jemi ballafaquar asokohe me një akuzë se kemi trafikuar organe. Është përmendur Shtëpia e Verdhë, janë përmendur argumente të paqena që Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë krime kundër njerëzimit. Fatmirësisht, të gjitha këto pretendime të rrejshme kanë rënë. As në këtë akuzë, po as në vendimin e dënimit të tyre, askund nuk përmendet trafikimi i organeve, Shtëpia e Verdhë dhe nuk përmenden edhe krimet kundër njerëzimit. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, asokohe e kanë pasur edhe Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, kanë qenë të veshur edhe me pushtet qytetar, ata kanë qenë të vetëdijshëm për koston e rëndë që do ta paguajnë individualisht, por kanë besuar në partneritetin dhe, mbi të gjitha, kanë besuar që Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të drejtë. Për diçka që ka votuar Hashim Thaçi asokohe, natyrisht që unë rreshtohem përherë me çlirimtarët. Dhe vota ime ka qenë votë me Hashim Thaçin, me Kadri Veselin, me krerët e PDK-së”, deklaroi ajo.

Ajo ka paralajmëruar përshkallëzim të protestave të qytetarëve nëse nuk miratohet projektligji për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Në rast se Qeveria që ka marrë votën në zgjedhjet e fundit nuk reflekton karshi këtij vullneti të demonstruar në protesta, atëherë natyrisht që ky është një problem i madh. Revoltën që e kanë qytetarët, pakënaqësinë që e kanë qytetarët, nga kjo mospërfillje, unë e ndjej në secilën mbrëmje, në secilin takim. Unë gjeta dje në marshimin ndër marshimet më të mëdha që i ka pasur Kosova. E thashë, nuk proteston PDK-ja aty, aty protestojnë qytetarë pa dallim dhe ata duan që të ketë një unifikim të spektrit politik dhe të ketë reflektim të Albin Kurtit, të zonjës Gërvalla, të cilët kanë pushtet”, përfundoi Deliu.

Tags: ceshtja e presidentitGjykata SpecialepdkprojektligjiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Peci kujton Adem Beqirin, Idriz Rrecajn e Salih Mëziun: Lutemi që fati i 20 të tjerëve të zbardhet sa më parë

Peci kujton Adem Beqirin, Idriz Rrecajn e Salih Mëziun: Lutemi që fati i 20 të tjerëve të zbardhet sa më parë

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë nga 1 deri më 15 janar

OVL-UÇK kërkon amendament në Projektligjin për Specialen: Të ndalohet rihapja e rasteve për të njëjtat fakte

Kurti: Abdixhiku vetëm ka refuzuar propozimet tona, lista me 15 nënshkrime ishte e paqartë

Kurti njofton për takimet me ambasadorët: Diskutuam për rrethanat e krijuara pas 16 shtatorit

Dita e 18-të e protestës “Jo në emrin tim”, Haziri: Nuk lodhemi, nuk ndalemi

Dita e 18-të e protestës “Jo në emrin tim”, Haziri: Nuk lodhemi, nuk ndalemi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën