tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Mitrovicë, Qeveria shpronëson tokat që preken nga renovimi i Stadiumit Olimpik “Adem Jashari”

tëvë1 nga tëvë1
15/09/2023
A A
Foto ilustruese

Foto ilustruese

Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike ku ka miratuar pesë pika të rendit të ditës, raporton teve1.info

Sipas një komunikate për medie të Qeverisë, në këtë mbledhje është miratuar nisma për marrëveshjen e kredisë në mes të Kosovës dhe Gjermanisë për “Programin e Energjisë Solare-Solar4KosovoI.
Po ashtu është miratuar edhe marrëveshja për Grantin në mes të Kosovës dhe Gjermanisë për këtë projekt.

Ndërsa si pikë të rendit të ditës ekzekutivi e ka miratuar edhe vendimin për shpronësim të pronave të paluajtshme të cilat preken nga projekti “Renovimi dhe Rikonfigurimi i Stadioumit Olimpik ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës, në mënyrë elektronike, në të cilën ka miratuar: Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) Sh. A. dhe KfW, Frankfurt am Main për Projektin “ Programi i Energjisë Solare (Solar4KosovoI) – Fotovoltaike.

– Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) Sh. A. dhe KfË, Frankfurt am Main për Projektin “ Solar4Kosovo – Centrali Fotovoltaik”.

– Nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Qeverisë e Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Belgjikës.

– Vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, dhënien e Autorizimit për Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëfinancimit ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, e përfaqësuar nga Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike për Projektin “Qëndrueshmëria Klimatike në Sektorin e Ujit në Kosovë”.

– Vendimin Përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Renovimi dhe Rikonfigurimi i Stadiumit Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë”, thuhet nw komunikatën e Qeverisë.

Derbi i Francës flet për PSG-në, parizienët mposhtin me “poker” Marseillen

24/09/2023

Haziri për situatën në veri: 5 qeveri, 5 kryeministra po vazhdojnë t’i japin mundësi dialogut

24/09/2023

Mali i Zi e dënon ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës

24/09/2023

6 serbët e arrestuar për sulmin në veri dërgohen në mbajtje për 48 orë

24/09/2023

Policia arreston sulmuesin e dytë, gjen uniforma, granata, zolla, mitralozë e kallashnikov

24/09/2023

Gecaj: Automjetet e përdorura sot në veri, kanë mbet prej luftës së Kosovës

24/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.