Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Labinot Gjini, tha se kryeministri Albin Kurti e ka kthyer çështjen e Kosovës në dialog me Serbinë nga një çështje me ç të vogël, në një çështje me ç të madhe, raporton teve1.info
Gjini tha se Kurti këtë e ka bërë duke polemizu me secilin proces në Kosovë.
I pyetur nëse për këtë është fajtor kryeministri Kurti, Gjini ka thënë se Kurti nuk është fajtor, por sipas tij ai ka rënë në kurth.
“Çështja e Mitrovicës është bërë çështje e çështjeve të çështjeve, jo vetëm për faj të Albin Kurtit, por Albin Kurti ka rënë në kurthin, serbët i vuajnë pasojat sepse është një njeri që do me polemizu me gjithçka, dhe kur e polemizon një çështje ajo bëhet çështje e çështjeve dhe sot jemi në fazën ku jemi për fajin e Albin Kurtit, sot prej çështjes së integrimit kulturor, politik të Mitrovicës, kemi kaluar në çështje të sigurisë dhe gati territoriale dhe kur po e kërkon Vuçiqi Asociacionin, po pandeh edhe para ndërkombëtareve që është edhe për çështje sigurie”, u shpreh Gjini.
Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Gjini tha se fillimisht Kurti kishte premtuar se dialogun me Serbinë e ka në plan të 7 apo 8 në qeverisjen e tij, derisa shtoi se që nga ardhja në pushtet e tij qytetarët kanë dëgjuar vetëm dialog.
“Futja në dialog e Kosovës për normalizimi e marrëdhënieve mundohet që çështjen e Kosovës me bë me ç të vogël, me minimizu, për herë me çu dalëngadalë me përdorë, se ta kërkon Serbia mirëpo nuk e bënë me efekte të mëdha, nuk bëhet çështje që duhet patjetër, mediatike, popullore etj. duke mendu që kjo çështje me kohën do të zbutet dhe do ta gjejmë një zgjidhje. Albin Kurti çështjen e Mitrovicës e bënë çështje me ç të madhe. Ju kujtojmë se Albin Kurti kur ka ardhë në pushtet ka deklaruar se nuk shkoj në dialog, pastaj ka thënë dialogu nuk është prioritet i imi është ka vendi i 7-10. Kurse tash qe dy vite që është në pushtet Albin Kurti vetëm kemi dëgjuar, Lajçak, Vuçiq, Mitrovicë, Borell, dialog, BE etj.”, është shprehur Gjini.
Gjini ka thënë se fakti që i merr objektet e përfaqësimit politik me njësi special është një mesazh për botën perëndimore.
“Bota perëndimore nuk na percepton me sytë tanë. Krejt shtetet kanë minoritete brenda territoreve, këtë e dinë edhe amerikanët kanë minoritete plotë e përplot, edhe Serbia, Maqedonia”, u shpreh ai.
Gjini tha se zgjidhja e çështjes së Mitrovicës është komplekse dhe sipas tij do kohë.