TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Rama tha se procesi i pronave në Badovc ka nis nga qeverisja e kaluar, kërkon hetim nga prokuroria

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Rama tha se procesi i pronave në Badovc ka nis nga qeverisja e kaluar, kërkon hetim nga prokuroria

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka akuzuar PDK-në dhe VV-në për rastin e pronave në Badovc, duke thënë se kanë heshtur deri më tani, raporton teve1.info

Në fjalimin e tij para asamblistëve në mbledhjen e jashtëzakonshme e cila është thirr për anulimin e vendimit për këmbimin e pronave në Badovc, Rama ka thënë se po merr pjesë në këtë mbledhje me kërkesë të asamblistëve për ta shfuqizuar një vendim të cilin sipas tij e ka miratuar ky kuvend.

Reklamë

“Ky vendim ka rrjedh nga një proces i cili ka fillu nga qeverisja e kaluar, pra jo nga Përparim Rama. Për më tepër, ky proces ka rrjedh nga një numër i vendimeve të nivelit qendror, pra Ministrisë së Ambientit, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Pushtetit lokal. Nga momenti që qeverisja jonë ka vazhdu këtë proces, janë ndjek të gjitha procedurat e parapara ligjore. Pra, për këtë çështje, janë dërgu pikat e rendit të ditës me kohë, përfshi këtë pikë për këmbim, nuk ka reagu askush; është diskutu në KFP, nuk ka reagu askush; është miratu në këtë kuvend, nuk ka reagu askush”, tha Rama.

I pari i kryeqytetit ka thënë se ka disa të pavërteta në këtë proces.

“Është raportu se kryeqyteti i ka dhënë 20 hektarë për 8 hektarë, nuk është e vërtetë. Vendimi i asamblesë së kryeqytetit e thotë qartë se prona 8 hektarëshë këmbehet me pjesë të parcelës 20 hektarëshe, e përsëris me pjesë të parcelës, jo me krejt parcelën. Sa tokë do të këmbehet, 10 ari, 50 ari, 2 hektarë apo 5 hektarë, nuk e përcakton kryeqyteti e as Përparim Rama, por e përcakton Ministria e Financave. Është thënë se Përparim Rama dhe qeverisja aktuale e kanë nisë këtë proces, prapë e pavërtetë. Si rezultat i vlerësimit nga Ministria e Financave në maj të vitit 2022, palës iu ka këmby vetëm një pjesë e parcelës dhe i ka mbet edhe një pjesë tjetër me u këmby, rrjedhimisht, pala ka bë kërkesë për vazhdim të procedurës, po e përsëris, vazhdim të procedurës, jo fillim të procedurës. Madje, pala ka akuzu kryeqytetin për neglizhencë në vazhdim të këtij procesi, ju lutem ta shihni procesverbalin zyrtar”, ka deklaruar Rama ndër të tjera.

Kryetari Rama e ka ftuar Prokurorinë që të zgjerohen hetimet lidhur me këtë rast.

“Keni kërku hetim nga prokuroria, unë i kam thënë po, janë të mirëseardhur, jo vetëm në institucion të kryeqytetit, por të zgjerohet edhe në Ministri të Pushtetit Lokal edhe në Ministri të Financave. Unë edhe kam kërku publikisht zgjerim të hetimeve në të gjitha nivelet. Prandaj, edhe sot, nga kjo foltore, e ftoj Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës të zgjerojë hetimet edhe në MAPL dhe në Ministri të Financave dhe t’i shkoj deri në fund këtij procesi”, u shpreh Rama.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Smajljaj: Konstituimi i Kuvendit, më shumë gjasa për zgjedhje të reja sesa për formim të Qeverisë

Smajljaj: Konstituimi i Kuvendit, më shumë gjasa për zgjedhje të reja sesa për formim të Qeverisë

Përfshihet nga zjarri furra e njohur për “peraca” në Mitrovicë të Jugut

Përfshihet nga zjarri furra e njohur për “peraca” në Mitrovicë të Jugut

Maloku: Glauk Konjufca, shpresa e vetme për më shpëtuar këtë devijim politik

Maloku: Glauk Konjufca, shpresa e vetme për më shpëtuar këtë devijim politik

Gashi: PDK ra në kurthin e qëndrimeve të veta – s’mund ta kritikojë Bashën

Gashi: PDK ra në kurthin e qëndrimeve të veta – s’mund ta kritikojë Bashën

Smajljaj: Konstituimi i Kuvendit, më shumë gjasa për zgjedhje të reja sesa për formim të Qeverisë

Smajljaj: Konstituimi i Kuvendit, më shumë gjasa për zgjedhje të reja sesa për formim të Qeverisë

Juventusi sfidon Napolin për Sanchon

Roma heq dorë nga Sancho

Asani debuton me barazim tek Esteghlali

Asani debuton me barazim tek Esteghlali

Ajeti në formacionin e javës në Turqi

Ajeti në formacionin e javës në Turqi

Sunderlandi i Xhakës eliminohet nga Huddersfieldi

Sunderlandi i Xhakës eliminohet nga Huddersfieldi

Arthur Melo huazohet te Gremio

Arthur Melo huazohet te Gremio

Milani, favorit për Rabiotin

Milani, favorit për Rabiotin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X