tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Kurti: Greqia është më afër njohjes së Kosovës

tëvë1 nga tëvë1
08/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se Kosova po punon fort në planin diplomatik për t’i bindur pesë vendet e mbetura të BE-së që ta njohin Kosovën. Në intervistën për televizionin polak “TVP World”, Kurti tha se prej 5 vendeve, Greqia është afër njohjes

Përgjatë këtyre viteve Kosova ka shënuar një progres të caktuar për sa i përket komunikimit dhe bashkëpunimit me pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën brenda Bashkimit Evropian prej 27 shteteve, ka theksuar fillimisht kryeministri Albin Kurti.

“Kemi punuar fort në aspektin diplomatik, që ato t’i bashkohen shumicës së vendeve të BE-së. Greqia është në ballë të këtyre vendeve, e cila është afër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Këtë e tregon edhe statusi i Zyrës sonë në Athinë. Me BE-në kemi të nënshkruar Marrëveshjen kontraktuale të Stabilizim Asociimit dhe që nga Samiti i Selanikut në vitin 2003, perspektiva e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE është kthyer në politikë të Bashkimit Evropian. Ne do të bëhemi pjesë e BE-së sa më shpejt që të jetë e mundur dhe mendojmë se procesi i integrimit në BE i shërben vendit tonë”, ka thënë ai.

“E bëjmë për vendin tonë duke plotësuar vlerat, standardet dhe parimet, por në të njëjtën kohë, kemi nevojë për ndihmën e Bashkimit Evropian. Gjithëpërfshirja jonë në BE nuk i shërben vetëm interesit tonë, së mirës sonë, sepse edhe ne duam të kontribuojmë. Bashkimi Evropian është projekti më i rëndësishëm historik dhe politik për paqen dhe prosperitetin që nga Lufta e Dytë Botërore. Kemi nevojë për ndihmën e shteteve që na kanë njohur, për të na njohur vendet mos njohëse: Kemi nevojë për 22 nga 27 vendet e BE-së, për 26 nga 30 vendet e NATO-s dhe ndihmën e 34 vendeve nga 46 në Këshillin e Evropës, ka shtuar ai.

 

Gecaj: Automjetet e përdorura sot në veri, kanë mbet prej luftës së Kosovës

24/09/2023

Demhasaj: Nguten me deklarime, krerët shtetërore nuk guxojnë të japin deklarata të gabuara

24/09/2023

Nesër ditë zie në Kosovë, në nderim të policit të vrarë në veri

24/09/2023

“Metropolitano” ndizet në flakë, Morata zhbllokon derbin dhe feston si i “çmendur”

24/09/2023

Çollaku: Nuk shoh përkeqësim të situatës në veri sot e nesër

24/09/2023

Sveçla: Ka indikacione se ka më shumë sulmues të vrarë në veri

24/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.